Connect with Us

Basha zbardh planet e fushatës/ ‘Do dal derë më derë për të biseduar me qytetarët’

Politikë

Basha zbardh planet e fushatës/ ‘Do dal derë më derë për të biseduar me qytetarët’

Publikuar

-

Basha zbardh planet e fushatës/ ‘Do dal derë më derë për të biseduar me qytetarët’

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, pak muaj para nisjes së fushatës elektorale, deklaroi se do të jetë derë më derë për të biseduar me qytetarët.

“Fushata do të zhvillohet dhe po zhvillohet derë më derë, do të jemi kudo ku janë qytetaret, natyrisht do të përdorim të gjithë hapësirën e mediave sociale dhe po e përdorim.

Unë i pari dhe çdo përfaqësues i Partisë Demokratike dhe i opozitës së bashkuar do të jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët derë më derë, familje më familje siç i kemi dëgjuar këto 2 vite problemet, shqetësimet, por edhe shpresat e tyre dhe i kemi kthyer ato në një program realist politik i cili do të marrë jetë nga dita e parë e qeverisjes tonë për të normalizuar vendin.

Po kështu do të vazhdojmë me gjithë ditët që kanë mbetur deri me 25 Prill të bëhemi njësh me njerëzit dhe shqetësimet e tyre që janë: papunësia, janë kostoja e jetës, janë çmimet që rriten, janë emigracioni i të rinjve, largimi i të rinjve. janë dhe shqetësimet e mia. Janë motivi im, janë motivi i Partisë Demokratike. Janë ajo, që do të jetë prioritet i parë i imi nesër si kryeministër për të sjellë ndryshimin për të gjithë.

LEXO EDHE:  Basha i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Metës/Në situatë mosbesimi jeni ju

E përsëris për të gjithë. Prandaj, në këtë kuptim 25 Prilli nuk do të jetë një ditë zgjedhjesh si ato që kemi pasur më përpara, por do të jetë një ditë ku nuk do të kemi thjesht dhe vetëm rotacion, nuk do të kemi thjesht dhe vetëm ndryshim pushteti por, do të kemi një ndryshim tërësor të mënyrës sesi do të qeverisim vendin.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Biznesmen i suksesshëm në Gjermani/ Patozi prezanton kandidatin e Bindjes për Vlorën

Publikuar

-

Nga

Biznesmen i suksesshëm në Gjermani/ Patozi prezanton kandidatin e Bindjes për Vlorën

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka prezantuar kandidatin për qarkun e Vlorës, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Bëhet fjalë për Arjan Devollaj, biznesmen i suksesshëm në Gjermani dhe në Shqipëri.

“Mirë se vjen Arjan Devollaj!

Ndjehem i nderuar që arjan devollaj do të jetë pjesë e skuadrës sonë të kandidatëve për qarkun e vlorës.

Një djalë i ri dhe i realizuar vlonjat, biznesmen i suksesshëm në gjermani dhe në shqipëri, ai synon të japë kontributin e vet për projektin tonë politik, që synon ndryshimin dhe jo thjesht rotacionin.

Arjan Devollaj, vlerë e shtuar e bindjes demokratike për Vlorën dhe Shqipërinë.”, shkruan Patozi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Votimi dhe numërimi elektronik/ KQZ ndryshon zonat e aplikimit

Publikuar

-

Nga

Votimi dhe numërimi elektronik/ KQZ ndryshon zonat e aplikimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar projektihn pilot për numërimin dhe votimin elektronik në zgjedhjet e 25 prillit.

Në mbledhjen e sotme, KQZ ka vendosur të ndryshojë zonat se ku do të aplikohet projekti pilot.

Sipas KQZ votimi dhe numërimi elektronik do të aplikohet në zonën e administrimit numër 40, në Njësinë Bashkiake nr.10 në Tiranë.

Kujtojmë që pak kohë më parë PD dhe PS patën përplasje sa i takon aplikimit të projektit pilot.

LEXO EDHE:  Publikohet fatura/ Kur Basha si ministër, shpenzonte 3 mijë euro për të fjetur në resortin superluksoz në Zvicër

LEXO EDHE:  “Kanë mbërritur të sëmurët e rinj”/ Tritan Kalo apel të fortë qytetarëve, mesazhi për politikën

PD propozoi Korçën dhe Fierin, ndërsa PS bie deri diku dakord me PD për Korçën, por e propozon si Bashki dhe jo si qarku, teksa në anën tjetër propozon edhe Bashkinë e Tiranës, vetëm në disa Njësi Administrative të saj.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme, KQZ ka regjistruar edhe koalicionin opozitar, “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Iu kërkoj votën sepse…”/ Kush është kandidati i pavarur i qarkut të Beratit

Publikuar

-

Nga

"Iu kërkoj votën sepse..."/ Kush është kandidati i pavarur i qarkut të Beratit

Plarent Aleksi është kandidati i pavarur për qarkun e Beratit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Përmes një postimi, Aleksi u ka kërkuar qytetarëve të  këtij qarku t’i besojnë votën, kundër aleancës së krimit, ashtu siç ai cilëson PD,PS dhe LSI.

Kandidati i pavarur Plarent Aleksi beson se ai është njeriu i duhur për të përfaqësuar vendin e tij me argumentin se ka studiuar në Perëndim dhe ka një jetë të pastër dhe pa rekorde kriminale.

Un jam Plarent Aleksi, Doktor në Shkenca Sociale dhe Filozofi: Kandidat për Deputet në Qarkun BERAT ( Kuçovë + Urë Vajgurore + Berat + Çorovodë) ju flas drejt dhe sinqerisht, ju kërkoj votën sepse vetëm kështu mund të përfundoj betejën që kam filluar kundër aleancës së krimit (PD+PS+LSI).

Un jam kandidati juaj më i mirë në Qarkun e Beratit nëse kërkoni një kandidat të shkolluar në Perëndim, pa CV kriminale, Atdhetar dhe me vullnet të fortë për të luftuar hajdutërinë në politikë. Un jam i sinqertë, mos u besoni më atyre që shkojnë pas politikës së Korruptuar në Shqipëri”, shkruan Plarent Aleksi./CNA.al

LEXO TE PLOTE