Connect with Us

AstraZeneca pakëson dukshëm furnizimet me vaksinën kundër koronavirusit në BE

Bota

AstraZeneca pakëson dukshëm furnizimet me vaksinën kundër koronavirusit në BE

Publikuar

-

Koncerni farmaceutik AstraZeneca i ka pakësuar dukshëm furnizimet me vaksinën kundër koronavirusit në BE. Arsyeja ka të bëjë me problemet në prodhim.

Nëse koncerni britaniko-suedez do të marrë licencën për vaksinën e tij në BE, sasia e furnizimit në fillim do të jetë më e ulët nga sa është parashikuar, tha zëdhënësja e sipërmarrjes. Arsyeja ka të bëjë me rendimentin më të ulët në një nga zonat e prodhimit, brenda rrjetit tonë europian të furnizimit”. Por nuk është planifikuar të ketë vonesa në furnizim. „Ne do të furnizojmë disa milionë ampula gjatë shkurtit dhe marsit në BE”, tha zëdhënësja.

Një përfaqësues i nivelit të lartë të BE-së pak pas kësaj deklarate i dha të dhëna më precize agjencisë së lajmeve Reuters. Sipas tij numri i ampulave në tremujorin e parë të vitit do të jetë rreth 31 milion, afërsisht 60 përqind më pak nga sa ishte planifikuar. Për tremujorin e dytë AstraZeneca nuk ka përmendur ndonjë shifër për numrin e ampulave. Ka qenë e planifikuar, që Astra Zeneca në tremujorin e parë dhe të dytë të furnizonte rreth 80 milionë ampula vaksine në të 27 vendet anëtare të BE-së. Koncerni e argumentoi këtë me vështirësitë e prodhimit në BE në fabrikën e vet, partneren Novasep të AstraZeneca në Belgjikë.

Komisioni i BE-së i pakënaqur

Sipas të dhënave të Komisares së BE-së për Shëndetësinë, Stella Kyriakides sipërmarrja ka njoftuar për vështirësi furnizimi të premten (22.01) në komisionin drejtues për strategjinë e vaksinimit në BE. Komisioni i BE-së dhe vendet anëtare janë shprehur thellësisht të pakënaqur, që në tremujorin e parë do të furnizohen më pak vaksina nga planifikimi, tha Kyriakides. Eshtë insistuar, që të ketë një plan të saktë furnizimi, mbi bazën e të cilit vendet anëtare të mund të planifikojnë programet e tyre të vaksinimit. Komisioni i BE-së sërish do të insistojë për më shumë garanci furnizimesh dhe për një shpërndarje të përshpejtuar të ampulave.

Fillimisht njoftoi gazeta „Bild” për pakësimin e sasisë së furnizimeve. Sipas kësaj gazete, arsyeja ka pasur të bëjë me përshtatjen e vaksinës ndaj mutacioneve të virusit të konstauara në disa vende. Po ashtu pasojat ndaj prodhimit pas një zjarri në një fabrikë në Indi janë ende të paqarta.

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn nuk dekurajohet nga njoftimi i koncernit për pakësimin e furnizimeve. Ai u shpreh me besim, që qysh në shkurt do të mund të nisin vaksinimet në sasi masive me produktin e AstraZeneca. Kjo do të realizohet në nivel të gjerë, duke bërë që “të ndihet dallimi qysh në shkurt” krahasuar me stadin aktual pa AtsraZeneca.

LEXO EDHE:  Samit i BE për një Europë të gjelbër

Estonia, Letonia dhe Lituania ndërkohë u bashkuan me kërkesën e disa vendeve të tjera të BE-së për një shpërndarje të parakohshme të vaksinës së prodhuesit AstraZeneca në BE. Kryeministrat e këtyre vendeve apeluan ndaj Komisionit të BE-së, që furnizimet e vaksinës të miratohen dhe të sigurohen përpara licencimit të saj zyrtarisht. Vendet Baltike iu bashkuan kërkesës së Austrisë, Çekisë, Danimarkës dhe Greqisë. „Saktësia e procesit është e rëndësishme. Por edhe shpejtësia. Vonesat kushtojnë jetë”, shkruajnë Jüri Ratas (Estoni), Krisjanis Karins (Letoni) dhe Ingrida Simonyte (Lituani) në Twitter.

Rritet indinjata ndaj Pfizer

Edhe nga furnizuesi tjetër i vaksinës ndaj koronavirusit ka vonesa. Në disa vende të BE-së po shtohet pakënaqësia ndaj vonesave të furnizimit me vaksina nga koncerni i SHBA-së, Pfizer. Një zëdhënës i Komisionit të BE-së tha: “Ne do t’i kërkojmë sipërmarrjes sqarim.” Kritika ndaj partnerit të koncernit në Mainc BioNTech vjen kryesisht nga Italia dhe Çekia. Italia e kërcënon Pfizer madje me hapa juridikë. Prodhuesi nga SHBA, Pfizer, javën e kaluar njoftoi, se do t’i pakësojë furnizimet e veta për tri deri në katër javë. Arsyeja ka të bëjë me rikonstruktimin e fabrikës Pfizer në Puurs të Belgjikës.

Marrëveshja për vaksinën me BE-në është konfidenciale. Secili vend anëtar negocion me Pfizer marrëveshjet e veta të furnizimit. Eshtë e paqartë, nëse koncerni ka detyrim të verë në dispozicion sasi të caktuara mbi bazë javore apo tremujore. Vaksina e AstraZeneca ndryshe nga produktet e firmave konkurrente Pfizer dhe BioNTech si dhe Moderna është e qendrueshme edhe në temperatura më të larta e kësisoj ajo mund të injektohet edhe prej mjekëve të familjes. AstraZeneca aplikoi javën e kaluar për licencimin në BE, ndërkohë që në shumë shtete të tjera kjo vaksinë tashmë ka nisur të përdoret. Në BE deri tani janë licencuar vetëm vaksinat Pfizer/Biontech dhe Moderna. Më 29 janar Autoriteti i BE-së për Produktet Mjekësore (EMA) mund të japë dritën e gjelbër edhe për vaksinën AstraZeneca./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

FDA: Vaksina me një dozë e J&J parandalon COVID-in/ Së shpejti vendimi përfundimtar

Publikuar

-

Nga

FDA: Vaksina me një dozë e J&J parandalon COVID-in; së shpejti vendimi përfundimtar

Vaksina e kompanisë Johnson & Johnson e cila merret me një dozë të vetme mbron nga COVID-19. Kjo thuhet në një analizë të enteve rregullatore amerikanë të bërë publike të mërkurën, e cila hedh bazat për një vendim përfundimtar për miratimin e një vaksine të re edhe më të lehtë për t’u përdorur, e cila do të ndihmojë në zbutjen e pandemisë.

Shkencëtarët e Administratës së Ushqimit dhe Barnave konfirmuan se në përgjithësi vaksina është rreth 66% efektive në parandalimin e rasteve të lehta si dhe ato të rënda të COVID-19-s. Agjencia tha gjithashtu tha se vaksina që merret me një dozë të vetme e kompanisë J & J, mund të ndihmojë në shpejtimin e procesit të vaksinimit dhe është e sigurt për t’u përdorur.

Tashmë vaksina ndodhet vetëm një hap nga miratimi, duke e shndërruar atë në vaksinën e tretë që pritet të miratohet për përdorim emergjent në SHBA. Të premten, këshilltarët e pavarur të agjencisë do të debatojnë nëse provat janë mjaftueshëm të forta për të rekomanduar dhënien e autorizimit që pritej prej kohësh. Më pas FDA-ja pritet të marrë një vendim përfundimtar brenda disa ditësh.

Ndërsa vendi ka shënuar më shumë se 500,000 vdekje të lidhura me virusin që nga fillimi i pandemisë, procesi i vaksinimit ka qenë më e ngadaltë nga sa shpresohej, penguar nga çështje logjistike sikurse vonesat e shkaktuara nga moti i keq. Deri më tani, rreth 65 milionë amerikanë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës së Pfizer-it ose Moderna-s, të cilat merren me dy doza dhe me distancë disa javëshe nga njëra-tjetra për të garantuar mbrojtje të plotë.

LEXO EDHE:  Tre raste të reja në Kosovë/ Shkon në 94 numri i të infektuarve

LEXO EDHE:  Kush janë ata që kundërshtojnë vaksinën anti-Covid në Evropë

J&J testoi vaksinën e parë me dozë të vetme tek 44,000 njerëz në SHBA, Amerikën Latine dhe Afrikën e Jugut. Për shkak të varianteve të ndryshme të virusit, që po qarkullojnë në vende të ndryshme, studiuesit analizuan rezultatet gjeografikisht. J&J njoftoi më parë se vaksina funksionoi më mirë në SHBA duke garantuar një efektivitet prej 72% ndaj rasteve të lehta e të rënda të COVID-19-s, krahasuar me 66% në Amerikën Latine dhe 57% në Afrikën e Jugut.

Megjithatë në çdo vend vaksina dëshmoi se ishte shumë efektive kundër simptomave të rënda dhe rezultatet e hershme të studimit treguan se nuk kishte asnjë shtrime në spital ose vdekje duke filluar 28 ditë pas vaksinimit./voa

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova regjistron 461 raste me koronavirus/ Ja sa kanë humbur jetën sot

Publikuar

-

Nga

Kosova regjistron 461 raste me koronavirus/ Ja sa kanë humbur jetën sot

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të mërkurën 461 persona të infektuar me koronavirus, pas testimit të 3,138 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar tri viktima me këtë virus.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (80 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Pejë 1 rast (83 vjeç”, është thënë në njoftim.

Sipas IKSHPK-së, nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, të mërkurën janë shëruar 319 persona, derisa raste aktive janë 6,968.

LEXO EDHE:  11 viktima nga koronavirusi në 24 orë/ Shifra “të frikshme” të infektuarish në vend

LEXO EDHE:  Samit i BE për një Europë të gjelbër

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore në këtë shtet kanë regjistruar 67,469 persona të infektuar me këtë virus.

Prej tyre, 1,582 pacientë kanë vdekur./REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

E rëndë/ Shpërthen zjarri në kampin e refugjateve në Greqi, humb jetën 6-vjeçari

Publikuar

-

Nga

E rëndë/ Shpërthen zjarri në kampin e refugjateve në Greqi, humb jetën 6-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kampin e refugjatëve Thiva në Greqi.

Një ndërtesë e një fabrike të vjetër është përfshirë nga flakët dhe për pasojë ka ndërruar jetë një djalë 6-vjeçar.

Sipas mediave greke, vogëlushi ishte me origjinë iraniane dhe anëtar i një familjeje me 7 persona.

Fëmijën e kanë nxjerrë pa ndjenja refugjatet para se të paktën 6 zjarrfikës dhe policia të mbërrinte në vendngjarje.

LEXO EDHE:  Tre raste të reja në Kosovë/ Shkon në 94 numri i të infektuarve

LEXO EDHE:  Vetëm testimet masive, do t’i japin fund shpejt pandemisë së Covid-19

Ngjarja tragjike po hetohet nga policia.

LEXO TE PLOTE