Connect with Us

Arrestohen dy zyrtarë të bashkisë Kamëz

Kronika

Arrestohen dy zyrtarë të bashkisë Kamëz

Publikuar

-

/

Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, pas një pune hetimore 6-mujore, finalizoi operacionin policor të koduar “Supervizori”, për ekzekutimin e 2 masave të sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit:

Dritan Nikolli, 47 vjeç, me detyrë punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kamzë;

Ermal Baci 36 vjeç, me detyrë punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kamzë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe 6-mujore, qytetarëve të ndryshëm në zonën e Bashkisë Kamzë, të cilët i konstatonin duke kryer ndërtime pa leje, u kanë kërkuar dhe u kanë marrë shuma monetare, në kembim të mosndëshkimit të tyre me masa administrative, sipas legjislacionit ne fuqi.

LEXO EDHE:  Gara shpejtësie dhe të dehur në timon/ Policia bën “namin” në Tiranë

Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Prej dy vitesh në përgjim/ 14 të shoqëruar dhe 1 i shpallur në kërkim nga operacioni i policisë dhe prokurorisë në Mat

Publikuar

-

Nga

Policia e Matit nën drejtimin e kryeprokurorit të rrethit Abaz Muça ka zhvilluar një operacion antidrogë, ku ka përfunduar me 14 persona të shoqëruar dhe një i shpallur në kërkim.

Nuk ka detaje të tjera të operacionit i cili është në zhvillim e sipër.



Mësohet se këta persona kanë qenë në monitorim dhe përgjim prej 2 vitesh./E.K-CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tentoi të vriste me armë zjarri një person/ Vihet në pranga 43 vjeçari

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit A.Sh, 43 vjeçar. Ky shtetas në datën 31 dhjetor, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Sh.Gj, 36 vjeç.

43 vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprat penale, “vrasje me dashje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Tentoi ta vriste me armë zjarri 36-vjeçarin, mesditën e datës 31.12.2021, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari.

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:



LEXO EDHE:  Viti i Ri 2022 “mbërrin” në Shqipëri!/ Spektakël fishekzjarrësh në çdo qytet

LEXO EDHE:  Gara shpejtësie dhe të dehur në timon/ Policia bën “namin” në Tiranë

A. Sh., 43 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 31.12.2021, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në ambientet e një lavazhi, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Sh. Gj., 36 vjeç, pa i shkaktuar dëmtime.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme“, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Policia i gjen kokainë në banesë/ Arrestohet 31 vjeçari në Durrës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në Durrës kanë vënë në pranga një 31 vjeçari, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e sitj është gjetur një sasi kokaine.

“Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin H. T., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 5 Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë”, njofton policia.



Gjithashtu për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasit M. H., 29 vjeç dhe B. P., 19 vjeç, të dy banues në Kosovë, pasi tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara.

LEXO EDHE:  Foto/ Erdogan sjell makinën “Maybach” në Shqipëri

LEXO EDHE:  Parandalohet krimi në familje në Tiranë/ 66 vjeçari kërcënon me armë bashkëshorten

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasit M. H., 29 vjeç dhe B. P., 19 vjeç, të dy banues në Kosovë, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalonin kufirin, me dokumente të dyshuara të falsifikuara.   Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE