Connect with Us

Zbulohet e ardhmja e Shkodran Mustafit

Premier Liga

Zbulohet e ardhmja e Shkodran Mustafit

Publikuar

-

Fabrizio Romano, si njëri ndër gazetarët më të besueshëm të merkatos, ka thënë se Shkodran Mustafi është i gatshëm të largohet nga klubi ditët në vijim. I gjithë ky raportim erdhi pasi kontrata e Sokratis u ndërpre dhe Mesut Ozil u nis për Turqi për të kompletuar transferimin e tij në Fenerbahce.

Këtë muaj është përmendur disa herë se Arsenali duhet të largojë disa lojtarë nga klubi për arsye të situatës financiare në të cilën ata gjenden, e kjo është pikërisht ajo se çfarë ata po bëjnë. Duke biseduar rreth se ardhmes së Mustafit, Romano tha se Genoa kanë qenë shumë të interesuar për të, transmeton lajmi.net.

“Genoa kanë qenë mjaftë të interesuar, para se të kontaktonin me Sokratis, mirëpo një marrëveshje e tillë nuk u arrit”, tha ai. Tutje, Romano shpjegon se largimi i Mustafit në këtë afat kalimtar është i pashmangshëm,vetëm mbetet për tu parë se në cilin klub do të shkojë ai.

Njëri ndër klubet që ka shprehur interesim për të ka qenë edhe Barcelona, por këta të fundit nuk dëshirojnë të shpenzojnë pa ardhur presidenti i ri në klub. “Është e vështirë transferimi i tij në Barcelonë, mirëpo largimi nga Arsenali do të ndodhë ditët në vijim”, tha Romano në fund./

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Premier Liga

E trishtë/ Ndërron jetë legjenda e Liverpulit

Publikuar

-

Nga

Bota e futbollit në zi. Legjenda e Liverpulit, Ian St Xhon ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare, i cili vuante prej një kohe të gjatë, nga një sëmundje e rëndë në prostë. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i kuq, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

“Ne jemi shumë të pikëlluar nga vdekja e një legjende të vërtetë si  Ian St Xhon. Mendimet e të gjithëve në klubin e Liverpulit janë me familjen dhe miqtë e Ian në këtë kohë të trishtuar dhe të vështirë”, shkruhej ndër të tjera në deklaratën ngushëlluese të klubit anglez.

Ish- sulmuesi skocez kishte fituar dy tituj të ligës së parë nën urdhrat e Bill Shanklit në Anflied në sezonet 1963/64 dhe 1965/66, derisa kishte shënuar edhe golin fitues në finale të FA Cup në vitin 1965.

Xhon gjithashtu kishte përfaqësuar Skocinë 26 herë, derisa më vonë ai u bë trajner i klubit të tij të fëmijërisë, Motheruell, si dhe Portsmuthi.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Arteta i mahnitur nga Granit Xhaka

Publikuar

-

Nga

Arsenal triumfoi në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Leister me rezultatin 1-3, teksa një nga më të mirët në fushë për topçinjtë ishte edhe Granit Xhaka. Mesfushori me origjinë shqiptare ka marrë lëvdatat edhe të trajnerit Mikel Arteta, i cili është shprehur se ai është një shembull në fushë.

“Nëse duhet të marrë një shembull në fushë për karakterin dhe për mënyrën si shkon drejt sulmit me atë vendosmëri, ai është Xhaka.

Ai ka luajtur më shumë minuta se gjithë të tjerët, por ai vazhdon edhe kur është i lodhur. Ai mundohet të ndihmojë skuadrën në mënyrën e duhur, ashtu siç bën edhe David Luiz”, u shpreh Xhaka.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

VIDEO/ Barazim shterpë, Chelsea bën “paqe” me Manchester United! City më pranë titullit

Publikuar

-

Nga

Chelsea dhe Manchester United janë ndarë në paqe 0-0 në super duelin e kësaj fundjave në Premier League. Ndonëse një ndeshje e shumë luftuar dhe e shumëpritur nga tifozët e lojës më të dashur me top, ky takim përfundoi me rrjeta të paprekura.

Ekipet lanë pak hapësira në fushën e lojë dhe rastet për shënim ishin të pakta, por duhet theksuar se të dyja vinin të lodhura pas përballjeve që kishin në mesjavë në arenën ndërkombëtare.

Ky barazim, megjithatë nuk i shërben asnjë prej ekipeve, duke bërë që Manchester City të vijojë i pashqetësuar me 12 pikë para United.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara:
Arteta i mahnitur nga Granit Xhaka

Arsenal triumfoi në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Leister me rezultatin 1-3, teksa një nga më të mirët në fushë për topçinjtë ishte edhe...

VIDEO/ Barazim shterpë, Chelsea bën “paqe” me Manchester United! City më pranë titullit

Chelsea dhe Manchester United janë ndarë në paqe 0-0 në super duelin e kësaj fundjave në Premier League. Ndonëse një ndeshje e shumë luftuar dhe...