LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Xhelal Mziu i ngre vlerat vetes/ Do bëhem barrierë e vjedhjes së votave, do marrim katër mandate në Dibër

22 Janar 2021, 15:52, Politikë CNA
Xhelal Mziu i ngre vlerat vetes/ Do bëhem barrierë e vjedhjes së

Pas caktimit si drejtues politik i PD-së në  Dibër, Xhelal Mziu ka nisur takimet elektoral, ku ditën e sotme është takuar me strukturat drejtuese në Bulqizë. Mziu shprehet i bindur se PD do të marra 4 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, nga 5 deputetë që nxjerr gjithësej qarku i Dibrës, ndërsa thekson se do të thyej rekordet e viteve të tjera duke mbledhur sa më shumë vota për Partinë Demokratike.

Duke projektuar Lulzim Bashën si kryeministër të ardhshëm të vendit, Mziu madje tha se ai vetë por edhe strukturat drejtuese të Bulqizës dhe gjithë qarkut të Dibër do të jenë barrikadë që të mos lejojnë vjedhjen e votës apo intimidimet e qytetarëve përmes ?të fortëve?.

?Është një detyrë dhe sfidë e rëndësishme por që jam i bindur për ta kaluar dhe për të thyer çdo rekord të Bulqizës dhe qarkut në raport me vitet e tjera. Strukturat drejtuese të Bulqizës janë në nivel mjaft të kënaqur, por përveç strukturës kemi një aleat mjaft të rëndësishëm , janë kryetarët e Bulqizës, të cilët për shkak të pakënaqësive ato mezi presin datën 25 prill.

Do të përballojmë çdo lloj sfide që qeveria ka përdorur në këto 8 vite si blerja e votës apo instrumentin e të fortëve, nuk kanë asnjë lloj shansi për tu përballur, dhe unë do të jem i pari barrikadë bashkë më strukturën dhe njerëzit që votën e quajmë të shenjtë. Më 24 prill do të kemi jo vetëm 4 deputetë por që më 25 prill të kemi një fitore në gjithë Shqipërinë dhe të kemi një qeveri solide të kryeministrit Lulzim Basha?, tha Mziu.

Ky i fundit i ngre vlerat vetes se do arrij të mposhtë PS në zgjedhjet e 25 prillit dhe se PD do arrijë rezultate të mira vetëm fal tij./CNA.al

Lajmet e fundit nga