Showbizz
Videoja që u bë virale/ Rezart Veleshnja sqaron puthjen me balerinën dhe deklaratën për Ermal Mamaqin

Rezart Veleshnja është një nga aktorët që shpesh është bërë qendra e vëmendjes së mediave rozë për shkak të deklaratave të tij dhe videos së fundit ku shfaqej duke u puthur me një balerinë.
Pas publikimit të videos në rrjet, me anë të një video në Instastory ka sqaruar pse po e puthte balerinën.
Për të gjithë ju që thoshit në meme “O zot, i mbarum” dhe “Tu vdek”. Unë e kam shumë xhan, kemi 18 vjet që rrimë bashkë. Unë e kam shoqe të ngushtë. Por, po e puthja se bëra një gabim atë ditë dhe për t’i kërkuar ndjesë, por na kapi kamera.”-thotë ndër të tjera Rezi, duke shtuar se ka ajo është e martuar dhe ka 2 fëmijë.
Ndërsa gjithashtu ka sqaruar dhe deklaratën e tij për aktorin Ermal Mamaqi, ku shprehej R.I.P Xing me Ermalin. Së fundi Mamaqi ka qenë i ftuar në emisionin “Shiko kush Luan dhe i ka kujtuar atij deklaratën që ka bërë për të duke i kërkuar një sqarim.
Duket se e gjitha ka qenë një batutë pasi të dy aktorët kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin./ CNA.al