Bota
Varianti i ri i Covid/ Boris Johnson: Është më vdekjepriprës se i pari, ka prova

Varianti i ri i koronavirusit që u shfaq në Kent vitin e kaluar është më vdekjeprurës sesa origjinali. Lajmin e ka dhënë kryeministri britanik Boris Johnson në një komunikim për mediat.
Ai tha në një konferencë shtypi në Doëning Street: “Tani duket se ka disa prova që varianti i ri – që u identifikua për herë të parë në Londër dhe në juglindje, mund të shoqërohet me një shkallë më të lartë të vdekshmërisë.”
Kreu i qeverisë në Britani shtoi se ndikimi i variantit të ri do të thotë presion më i madh për Shërbimin Kombëtar Shëndetësor.
Sipas Johnson të gjitha provat aktuale tregojnë se të dy vaksinat Pfizer dhe Oxford, mbeten efektive edhe ndaj variantit të vjetër dhe këtij varianti të ri ‘, duke shtuar se 5.4 milionë banorë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar e kanë marrë tashmë dozën e tyre të parë./CNA.al