LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U zgjodh drejtues qarku në Berat/ Alizoti tregon si u mor ky vendim

22 Janar 2021, 12:44, Politikë CNA
U zgjodh drejtues qarku në Berat/ Alizoti tregon si u mor ky vendim

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha pak ditë më parë i besoi drejtimin e listës së kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 prillit Tomorr Alizotit, i cili ka qenë një zë kritik i fortë ndaj kreut të PD.

Por sipas Alizotit, ky vendim i marrë nga një ndërthurje mendimesh mes atij dhe drejtuesve të partisë duke parë dhe mesazhet e shumta pozitive të qytetarëve.

?Mund të them se zgjedhja ime në Berat ka qenë një ndërthurje, pasi unë kam qenë i deliguar, dhe me çfarë kam dëgjuar Berati ka qenë i kënaqur nga unë ndaj dhe shpesh ka nisur mesazhe që unë të jem sërish.

Unë ju ofroj njerëzve dinjitetin dhe aftësinë time për të ofruar art që kam në dorë. Unë nuk premtoj dot lugë floriri pasi nuk kam as në shtëpi.unë jam i vendosur dhe natyrë që nuk tërhiqem dhe dua që të bëj maksimumin për qytetarët atje. Beteja politike do të jetë në mënyrën që banorët atje ta ndjejnë se jam një qytetar si ato, që është sajuar gjithë jetën me mundësinë e tij, pa vila dhe rrogëtar. Njeriu e shikon botën me sytë e tij dhe jo me sytë e milionave. Unë kur shkoj ec me makinën time skam as shofer, terreni në vendin tonë duhet të jetë normal. Ky vend ka nevojë për dinjitet jo për shfaqje?, tha Tomorr Alizoti për ?ABC?.

Alizoti ka hedhur ?pas krahëve? pakënaqësitë që ka shprehur publikisht ndaj kreut të PD, që e akuzonte si përgjegjësin kryesor për humbjen  në zgjedhjet e 2017-ës. Tashmë ai duket se është i kënaqur me emërimin që i ka bërë Basha, si drejtues qarku në Berat./CNA.al

https://www.cna.al/2021/01/21/kush-eshte-morali-i-fabules-tomorr-alizoti/

Lajmet e fundit nga