Mjeku Halim Kosova tregoi mbrëmjen e sotme për një tender korruptiv për një ilaç për leuceminë, q ëish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, i kishte kërkuar të mbyllte sytë.
Kosova tha se Shehu kishte ndërhyrë dhe I kishte dërguar një person në zyrë.
“Kur kam qenë ministër është po Tritani që ka ndërhyrë që unë të mbyll sytë për një tender korruptiv, për një ilaç për leuceminë që e kishte çmimin shumë herë më të lartë se në treg. Ky është i joni më tha, për atë personin. Edhe më erdhi personi në zyrë, më tha jo kështu po ashtu, e i thashë: mos më vidh në sistemin shëndetësor sa të jem unë këtu se të gjen belaja”, u shpreh ai në emisionin “Open”.
Gjithahstu mjeku tregoi edhe një episod tjetër që i kisnte ndodhur në kohën kur ishte ministër me Genc Rulin.
LEXO EDHE: Tetë ditë në grevë urie/ Gratë naftëtare nuk tërhiqen, përgjigja për Ramën
“Kur kam qenë ministër Shëndetësie më sinjalizuan njëherë për një vjedhje në Gjirokastër, çova një ekip kontrollues dhe personi i parë që më erdhi ishte Ruli, deputeti i parë në listën e PD në atë qark, e më tha ai është njeriu im, po t’i bësh gjë atij ma kë bërë mua. Drejtorit të spitalit të Gjirokastrës domethënë. I thashë stafit mos bëni gjë dhe një javë sa të jetë zgjedhjet se do më thonë mua e ka fajin ky do ma faturojë mua që doli keq në zgjedhje. Dhe një javë pas zgjedhjeve ky drejtori i spitalit dha dorëheqjen”, theksoi Kosova./ CNA.al