Connect with Us

Tentativë vjedhjeje në Kavajë/ Autorët bëjnë për spital 70-vjeçarin

Kronika

Tentativë vjedhjeje në Kavajë/ Autorët bëjnë për spital 70-vjeçarin

Publikuar

-

Tentativë vjedhjeje në Kavajë/ Autorët bëjnë për spital 70-vjeçarin

Një tentativë vjedhjeje ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00 në Kavajë.

Dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin me dhunë banesën e shtetasit me iniciale Xh.D.,.

Blutë bëjnë me dije se autorët kanë goditur me sende të forta 70-vjeçarin, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Autorët nuk ka mundur të realizojnë vjedhjen dhe janë larguar me shpejtësi, ndërsa shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe po vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve.

LEXO EDHE:  Vrasja e Klodian Rashës/ Basha nga Vlora: Përgjegjës janë Rama dhe Sandër Lleshaj

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sigurimin e provave që do t’i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kronika

Ekzekutimi i Taulant Gjikajt në Vlorë/ Arrestohet biznesmeni me dy emra, shpallet në kërkim një tjetër

Publikuar

-

Nga

Ekzekutimi i Taulant Gjikajt në Vlorë/ Arrestohet biznesmeni me dy emra, shpallet në kërkim një tjetër

Policia ka dhënë njoftim zyrtar për ekzekutimin e 31-vjeçarit Taulant Gjikaj mesditën e sotme në Vlorë.

Policia njofton se ka arrestuar në kohë rekord një nga autorët e dyshuar të vrasjes së të riut.

Në pranga ka rënë 44-vjeçari Hans (Andi) Jonizaj, banues në Vlorë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin tip “Ford”, me të cilin autori tentoi të largohej, si dhe një armë zjarri kallashnikov.

Vlorë/Informacion shtesë

Policia e Vlorës kap dhe arreston në kohë rekord një nga autorët e dyshuar të vrasjes së 31-vjeçarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe forcat e posaçme “Shqiponjat”, pas njoftimit të marrë se në lagjen “Bashkimi”, në afërsi të Gjykatës së Apelit Vlorë, kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, krehjes së zonës dhe reagimit të menjëhershëm u bë e mundur kapja dhe arrestimi i njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasi:

LEXO EDHE:  Skandal/ Policia e Shtetit, pjesë e strukturave kriminale

LEXO EDHE:  Kryemadhi del krah Topallit/ E mirëpres, është gjë shumë e mirë që drejton një parti politike

J., 44 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin tip “Ford”, me të cilin autori tentoi të largohej, si dhe një armë zjarri kallashnikov.

Ky shtetas, sot, rreth orës 14:20, në lagjen “Bashkimi”, Vlorë, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, i cili është shpallur në kërkim, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit T. GJ., 31 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër.

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto/ Përplasen dy automjete në Korçë

Publikuar

-

Nga

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Korçë, në unazën e qytetit.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes nuk ka të lënduar por vetën dëme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja në Vlorë/ Viktima, djali i një ish-punonjësi të policisë dhe me të shkuar kriminale

Publikuar

-

Nga

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me vrasjen e ndodhur sot në Vlorë.

Taulant Beqiraj (Gjikaj, Manaj) është viktima me tre mbiemra e atentatit të sotëm. Mësohet se Taulant Beqiraj ishte djali i një ish-punonjësi të policisë dhe ishte me të shkuar kriminale.

31 vjeçari është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një person i veshur me të zeza, i cili ka zbritur nga një makinë me xhama të zinj. Në këto momente viktima ka qenë duke ecur në trotuar shumë pranë një lokali, dhe pas të shtënave është shtrirë në trotuar.

LEXO EDHE:  Shqipëria në kthetrat e krimit/ Ish-deputeti demokrat: E gjithë Shqipëria si Palermo

LEXO EDHE:  Vrasja e Klodian Rashës/ Basha nga Vlora: Përgjegjës janë Rama dhe Sandër Lleshaj

Beqiraj ka qenë protagonist në një ngjarje të rëndë të ndodhur në datë 27 shkurt 2018 në qytetin e Vlorës. 8 të rinj me pistoleta dhe kallashnikov janë përplasur me armë dhe kanë qëlluar ndaj njeri-tjetrit me armë zjarri. Nga shkëmbimi i zjarrit nga dy bandat mbetën 3 persona të plagosur./CNA.al

LEXO TE PLOTE