Connect with Us

Studentët kërkojnë rikthimin në auditore/ Paralajmërojnë protesta

Sociale

Studentët kërkojnë rikthimin në auditore/ Paralajmërojnë protesta

Publikuar

-

Provimet online/ Pas Gjuhëve të Huaja një tjetër fakultet merr vendimin

Ndonëse Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që mësimi në universitete do të vijojë online me një afat të pacaktuar, studentët kanë kërkiar rikthimin në auditorë.

Studentët zhvilluan sot një takim me kryetaren e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli. Ata u shprehën se kanë shpresë që kërkesat e tyre të merren në konsideratë.

“Po kërkojmë që seminaret të zhvillohen në auditorë, po kërkojmë që praktikat dhe laboratorët të zhvillohen në auditorë.
Studentët po revoltohen brenda ditës dhe do gjejmë një mënyrë alternative për të protestuar, sigurisht që nuk kërkojmë që të bëhemi burim infeksioni”, shprehen studentët./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Sociale

Vështirësitë e grave në profesion, infermierja përcjell mesazhe motivuese për ‘8 Marsin’

Publikuar

-

Nga

Vështirësitë e grave në profesion, infermierja përcjell mesazhe motivuese për '8 Marsin'

42 vite infermiere në profesion, sot në pension Flamure Aliraj Runaj, e cila e nisi profesionin në fshatin e lindjes Trevllazër në Vlorë si mami dhe më pas në repartin e pediatrisë në Spitalin Rajonal të qytetit, në këtë 8 mars ndërsa uron festën tregon momentet e bukura por edhe vështirësitë e një profesioni, i cili i shënoi të gjithë jetën.

“Momentet me të bukura kanë qenë ato të pritjes së një fëmije, e qara e parë e fëmijës, veçanërisht pritja e lindjes sime së parë vetëm tre ditë mbasi kisha nisur punën në fshat dhe në shtëpi. Ndërsa momentet më të vështira janë gjithmonë fatalitetet”, shprehet infermierja.

Me gjithë vështirësitë e kohës, Flamurja shprehet e keq ardhur për uljen e numrit te lindjeve vitet e fundit.

“Më vjen shumë keq, kohët kanë ndryshuar, pjesa më vitale e popullsisë ka emigruar, çiftet e reja ndërtojnë dhe shtojnë familjet edhe jashtë Shqipërisë, por më vjen keq se Shqipëria ashtu si gjithë Evropa po plaket”, deklaron znj. Runaj.

Më shumë se 4 dekada në punë, infermierja motivon të gjithë të rinjtë që zgjedhin këtë profesion.

“Duajeni profesionin tuaj sepse nuk është vetëm një punë por një pasion dhe përkushtim që buron nga shpirti. Luftoni për ta ngritur nivelin e infermierisë në stadin që i takon sepse pa një infermieri të vlerësuar nuk mund të këtë një shëndetësi të zhvilluar”, shton znj. Runaj.

Me rastin e ditës ndërkombëtare të Gruas, 68-vjeçarja ka një mesazh për të gjitha gratë.

“Ju bëj thirrje të gjitha grave të mos dorëzohen, të ngrenë zërin t’ia dalin por jo me fjalë me punë pasi vetëm me punë arrihet gjithçka si në familje ashtu edhe në shoqëri”, përfundon infermierja./euronews

LEXO TE PLOTE

Sociale

Manastirliu uron 8-Marsin/ Gratë janë kolona e sistemit tonë shëndetësor

Publikuar

-

Nga

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka zgjedhur që të jetë pranë mjekeve dhe infermiereve në spitalin Covid 2, “Shefqet Ndroqi”. Manastirliu i ka quajtur mjeket dhe infermieret kudo në vend, si kolonat e sistemit shëndetësor.

“Sistemi ynë shëndetësor përbëhet nga 60% gra. Gratë janë kolona që mbajnë sistemin tonë shëndetësor. Janë më shumë se 17 mijë gra që punojnë në shëndetësi, në vijën e parë dhe në prapravijë. Zgjodha për të qenë sot në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku 311 gra punojnë dhe luftojnë çdo ditë me të keqen, kundër armikut të padukshëm dhe japin më të mirën nga vetja për t’i shërbyer tjetrit”, tha Manastirliu.

Duke shprehur mirënjohjen për gratë dhe vajzat në sistemin shëndetësor, Manastirliu tha se brenda javës përfundon vaksinimi i personelit shëndetësor.

“Mirënjohjen tonë e tregojmë jo vetëm çdo ditë në mbështetjen për punën tuaj, por edhe me investimet që ne bëjmë në sektor, nëpërmjet përmirësimit të kushteve të punës, me mbështetjen direkte me rritjen e pagave me 40%, nëpërmjet bonusit special prej 1 mijë euro dhe 500 euro për shërbimet mbështetëse, ku kanë përfituar më shumë se 4 mijë punonjës të shëndetësisë. Dhe jam e kënaqur që finalizojmë brenda kësaj jave vaksinimin e të gjithë personelit tonë shëndetësor, me synimin për ta mposhtur virusin dhe për ta kontrolluar këtë pandemi, e cila është duke u përballuar pikërisht falë forcës së çdo punonjësi të shëndetësisë”, tha Manastirliu.

Duke vlerësuar mbështetjen e Ministres Manastirliu, prof. Silva Bala u shpreh: “Këto gra po bëjnë një sakrificë që duhet të na e kuptojnë i gjithë populli. Që ne punojmë deri në pikën tonë të fundit për të shpëtuar një jetë. Dhe jetë pas jete, çdo ditë pas çdo dite”.

LEXO EDHE:  “Mbyteni! Kapeni!”/ Alibeaj zbulon kërcënimin e policisë

LEXO EDHE:  Blendi Fevziu: Nuk ka shans që PD dhe LSI të dalin vetëm në zgjedhje

Prof. Alma Cami tha: “Pasuria jonë më e madhe, e të gjithave ne, është mirënjohja dhe reskpeti, falenderimet e qytetarëve dhe të pacientëve, që shprehin mirënjohjen për jetët e shpëtuara dhe na bëjnë ne që ta vazhdojmë më tej këtë luftë. Dhe do ta vazhdojmë deri sa të krijohet mundësia e kthimit në normalitetin e jetës”.

Dr. Loreta Bici u shpreh: “Për një vit pandemie, ne kemi harruar festat tradicionale. Festa jonë më e madhe është sfida ndaj kësaj sëmundjeje. Festa jonë më e madhe është shpëtimi i sa më shumë jetëve. Jemi këtu një ekip i tërë, vajza, gra por edhe pjesa tjetër, në cilindo sektor, për të mbështetur fort njëri-tjetrin, për të luftuar fort dhe për t’ja dalë mbanë”.

Në sistemin shëndetësor dhe veçanërisht në spitalet COVID, pjesa dërrmuese e personelit shëndetësor janë gra dhe vajza. Në spitalet COVID shërbejnë 747 gra dhe vajza, ndërsa në të gjithë sistemin shëndetësor janë 17,734 gra, të cilat përbëjnë mbi 60% të burimeve njerëzore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Në ditën e gruas, lule për mjeket dhe infermieret e infektivit në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Kjo e hënë në 8 Mars përkoi me ditën ndërkombëtare të gruas dhe me sakrificat e përditshme.

Ky vit ka qënë tejet i vështirë për gratë që mbajnë të veshura bluzat e bardha pasi janë hasur me vështirësi të mëdha për shkak të Covid-19. Në shenjë falënderimi për punën e tyre dhe në këtë ditë që ju dedikohet grave drejtoresha e Spitalit Infektiv në Elbasan ka dhuruar nga një trëndafil të kuq për të gjitha punonjëset.

Ndërkohë në spitalin e Elbasanit vijojnë të jenë të shtruar për tu kuruar nga Covid 26 pacientë./CNA.al

LEXO TE PLOTE