Connect with Us

Situata nga Covid në Kosovë/ 289 raste të reja dhe 14 viktima në 24 orët e fundit

Kosova & Rajoni

Situata nga Covid në Kosovë/ 289 raste të reja dhe 14 viktima në 24 orët e fundit

Publikuar

-

Shifra shqetësuese në Kosvë/ Shënohen 13 viktima dhe mbi 500 të infektuar në 24 orë

Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 289 persona dhe janë regjistruar 14 viktima.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve ka rënë, pasi dje janë raportuar 296 raste të reja me koronavirus. Numri total i infektimeve nga COVID-19 ka shkuar 57.317, ndërkohë që numri i viktimave është 1.447 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

LEXO EDHE:  "Po shihja fundin, mendova se nuk do të zgjohesha kurrë”/ Flet mjeku pasi i mbijetoi COVID-19

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi gjatë 24 orët e fundit është 303.

Ministri i shëndetësisë Armend Zemaj disa ditë më parë dha lajmin shpresëdhënës, se Kosova bëri të mundur sigurimin e 500 mijë dozave të vaksinës anti-COVID se ajo do të jetë falas për të gjithë qytetarët./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Covid-19 në Kosovë/ Një viktimë dhe 20 raste të reja

Publikuar

-

Nga

Covid-19 në Kosovë/ Një viktimë dhe 20 raste të reja

Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftuan edhe për një viktimë nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri. Viktima është nga komuna e Gllogocit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi se të mërkurën (23 qershor) janë regjistruar edhe 20 raste të reja me koronavirusin e ri. Shifra bazohet në testimin e 1,891 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë.

Sipas njoftimit mjekët konstatojnë se edhe 19 persona janë shëruar nga sëmundja, derisa raste aktive janë 165. Kosova, prej konfirmimit të rasteve të para në mars të vitit të kaluar, ka regjistruar në total 107,693 raste pozitive.

LEXO EDHE:  Basha bën ekspertin/ 10% e rasteve me Covid, një javë pas infektimit kanë nevojë për trajtim spitalor

LEXO EDHE:  Tritan Shehu: “Xhevahiret” e komitetit nuk mund ta fshehin më gjendjen katastrofale epidemiologjke!

Prej tyre, 2,254 pacientë kanë vdekur dhe 105,274 janë shëruar. Fushata e vaksinimit kundër koronavirusit në Kosovë ka nisur në fund të muajit mars.Deri të hënën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë dhënë 144.685 vaksina. Mbi 22.906 vetë janë vaksinuar me nga dy doza. REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shkupi i zhgënjyer nga vetoja e re bullgare

Publikuar

-

Nga

Reagimet në Shkup pas vetos së re bullgare, që bllokoi çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut nxjerrin në pah jo vetëm zhgënjimin, por edhe humbjen e besimit tek BE.

Kryeministri Zoran Zaev ka reaguar pas vetos bullgare, e cila bllokoi sërish Maqedoninë e Veriut për çeljen e negociatave duke theksuar, se Maqedonia e Veriut i ka përfunduar me sukses reformat që ishin përcaktuar si të detyrueshme nga BE. “Dua t’i falënderoj të gjitha shtetet anëtare të BE-së, të cilat na japin mbështetje të plotë që procesi i negociatave të filloj gjatë presidencës portugeze ose edhe gjatë presidencës sllovene me BE-në”.

Megjithë zhgënjimin e Maqedonisë së Veriut, kryeministri Zoran Zaev, premtoi, se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë t’i përkrahë vlerat evropiane, të demonstroj qëndrime evropiane dhe gatishmëri politike për fqinjësi të mirë. Kemi nevojë për Ballkan të integruar në BE, për një Ballkan që jeton të tashmen dhe sendërton ardhmërinë me perspektivë, ndërsa e kaluara na tregon se ndarësit dhe përçarjet nuk na çojnë askund, tha Zaev.

Pendarovski: Vetoja detyron Shkupin për alternativa të tjera

Kritika erdhën nga Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cila tha se vendimmarrja me konsensus në Bashkimin Evropian është problemi kryesor për BE-në dhe se pa e ndryshuar këtë rregull, BE nuk mund të bëhet një “lojtar gjeopolitik”. “Kjo gjithashtu çon në një rritje të euroskepticizmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Maqedoni të Veriut në veçanti, por edhe në vetë BE-në, që është shkatërruese”, ka thënë Pendarovski .

Takimi Zoran Zaev dhe Bojko Borisov, 17 qershor 2021

Presidenti maqedonasverior vlerësoi, se për shkak të kësaj mënyre të vendimmarrjes, dyshon se është e mundur që BE do të marrë një vendim për të filluar negociatat me Maqedoninë e Veriut. “Pala jonë ofroi gjithçka që mund të ofronte si një gjest i vullnetit të mirë, dhe kjo nuk shkon përtej bisedimeve dhe negociatave të arsyeshme të marrëdhënieve bilaterale me Sofjen. Sigurisht, ne nuk mund të futemi në çështjen e identitetit dhe nëse dikush pret që ta bëjmë këtë pas korrikut ose gushtit,  gabohet”, thotë Pendarovski.

Stevo Pendarovski shprehet, se në kohën, kur zgjerimi i BE-së është de facto i ngrirë, vendi  ka dy mundësi, të sjellë Evropën këtu dhe, së dyti, të filloj zbatimin e Marrëveshjes së Partneritetit Strategjik të 2008-s me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij kjo nuk do të thotë të heqësh dorë nga integrimi evropian, por nëse mosmarrëveshja me Bullgarinë vazhdon, Shkupi duhet të ketë një alternativë.

LEXO EDHE:  Rritet numri i të infektuarve në Shqipëri/ Konfirmohen 16 raste të reja

LEXO EDHE:  Rritet numri i të infektuarve në Shqipëri/ Konfirmohen 16 raste të reja

Dimitrov: Nëse çmimi është depersonalizimi, s’kemi nevojë për BE

Kur zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane, Nikolla Dimitrov pas mosmarrjes së datës për çeljen e negociatave u pyet, sa sa Evropian është Bashkimi Evropian ia u përgjigj, se nëse çmimi për rrugën tonë drejt BE-së është depersonalizimi, atëherë ne nuk kemi nevojë për një BE të tillë. “Me Sofjen kemi pasur bisedime të hollësishme për zhvillimin e bashkëpunimit sektorial dhe bisedime mbi procesin e punës së komisionit për çështje historike dhe arsimore. Në një farë mënyre, ai duhet të jetë një dokument dypalësh që sipas propozimit portugez do të merret në konsideratë gjatë procesit të stabilizimit dhe shoqërimit. Oferta kishte të bënte me dhënien e dritës së gjelbër tani. Sigurisht që ne do të vazhdojmë përpjekjet tona, por nuk mund ta zgjidhim këtë çështje pjesërisht pasi i përshtatet njërës palë”, ka thënë Dimitrov.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovksi me homologun bullgar, Rumen Radev, 26 maj 2021

VMRO-DPMNE: Qeveria është fajtore për veton

Opozita e VMRO-DPMNE thotë, se bllokimi i Bullgarisë dëshmon mashtrimin e Qeverisë se vendi do të marrë datën për fillim të negociatave me BE-në. “Qeveria jonë para tre viteve manipulonte se tashmë kemi marrë datë për negociata, por duket se jemi larg nga ai vendim pozitiv. Nëse BE vazhdon të punojë në këtë mënyrë, vlerësoj se do ta humbë  kredibilitetin e saj në rajon”, ka deklaruar Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE.

Byrnes: SHBA të dëshpëruara për bllokimin e RMV-së

Mbetëm të dëshpëruar që vendet anëtare të BE-së nuk arritën që të miratojnë kornizën negociuese për Republikën e Maqedonisë së Veriut është shprehur ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Kate Marie Byrnes. SHBA-të do të jenë në këtë rrugëtim të Maqedonisë së Veriut sepse kjo është në interes të përbashkët strategjik për të dyja vëndet. Edhe pse rruga është e gjatë, Maqedonia e Veriut duhet ta vazhdojë këtë rrugë, sepse ajo i takon dhe duhet të jete pjesë e familjes së Bashkimit Evropian, ka thënë ambasadorja e SHBA-ve. “Qëllimet e SHBA-ve në Ballkan mbeten të qarta dh të pandryshuara, që e ardhmja e rajonit të jetë në paqe të qëndrueshme me fqinjët, stabël dhe e integruar tërësisht në korrnizën euroatlantike”, ka deklaruar ambasadorja Byrnes./DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Vuҫiç për kompromis me Kosovën/ Prishtina kërkon vetëm njohje nga Serbia

Publikuar

-

Nga

Serbia nuk ka nevojë për një konflikt të ngrirë me Kosovën, por kërkon një zgjidhje kompromisi tha presidenti serb në kuvendin e Serbisë. Për Prishtinën e vetmja zgjidhje në dialogun me Serbinë është njohja reciproke.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha para deputetëve të parlamentit në Serbi, se vendi i tij nuk ka nevojë për një konflikt të ngrirë me Kosovën. Sipas tij, serbët në Kosovë duan që negociatat të zhvillohen me Kosovën në mënyrë që të arrihet ndonjë zgjidhje kompromisi në të ardhmen, por nuk ishte në gjendje të thotë se për çfarë kompromisi bëhet fjalë. Këto deklarata presidenti i Serbisë i bëri gjatë një raportimi në parlamentin serb për dialogun me Kosovën.

“Kur të më pyesni se çfarë është kompromisi, unë do të them, nuk e di. Fuqitë perëndimore nuk do ta ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj Kosovës dhe ato do të pajtohen për një Kosovë të pavarur me çdo kusht. Pra, ne nuk kemi detyrë të lehtë dhe kohë për humor festiv, as kohë për pritje të tepërta, por kohë për t’u përballur me realitetin që na rrethon”, tha Vuçiç.

Vuçiç: Shqiptarët nuk janë gati për të përmbushur ujditë

Presidenti i Serbisë tha, se dialogu me Kosovën është transparent. “Dialogu është korniza e vetme e mundshme, derisa të arrihet një kompromis me shqiptarët. Ne i kemi informuar në mënyrë të vazhdueshme përfaqësuesit e Bashkimit Evropian se kemi përmbushur gati gjithçka nga Marrëveshja e Brukselit. Të tjerat janë detaje që jemi gati t’i përmbushim. Shqiptarët nuk janë gati për të përmbushur atë, për të cilën është rënë dakord”, tha Aleksandër Vuçiç. Sipas tij, “situata është shumë më e vështirë dhe më serioze si për ne, ashtu edhe për ta. Një zgjidhje kompromisi është diçka që duhet të kërkojmë”, u tha Vuçiç deputetëve të parlamentit të Serbisë.

Por kompromisin në dialog me Kosovën, për të cilin flet presidenti i Serbisë, Prishtina zyrtare e kundërshton në mënyrë të prerë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një vizite në Austri  ritheksoi qëndrimin e Prishtinës zyrtare se “dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë brenda kufijve aktualë”. Në të njëjtën linjë shprehet edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili e ripërsëriti qëndrimin e shprehur edhe në takimin e fundit me presidentin e Serbisë, se “Kosova dhe Serbia të bëjnë një deklaratë të përbashkët të paqes me zotim për mos-sulmim dhe që Serbia ta njohë shtetësinë e Kosovës”.

Takimi i fundit për zhvillimin e dialogut Kosovë-Serbi, 15.06.2021

BE: Bashkëpunim shumë i mirë ndërmjet Uashingtonit dhe Brukselit për çështjen e dialogut

Takimi i radhës i kryeministrit të Kosovës me presidentin e Serbisë pritet të zhvillohet në fund të muajit korrik nën ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Ky i fundit dy ditë më parë në një takim me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së tha, se “së fundi, ka biseduar me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe sipas tij, ekziston një bashkëpunim shumë i mirë ndërmjet Uashingtonit dhe Brukselit për çështjen e dialogut.

LEXO EDHE:  “E gjithë Shqipëria është vatër infekttimi”/ ISHP thirrje për reflektim: Ekziston mundësia e riinfektimit

LEXO EDHE:  Basha bën ekspertin/ 10% e rasteve me Covid, një javë pas infektimit kanë nevojë për trajtim spitalor

“Pala amerikane nuk po përpiqet më për t’u fuqizuar në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Ky bashkëpunim i ngushtë do ta ndihmojë dialogun”, tha Borrell para gazetarëve në Bruksel, duke bërë të ditur se edhe pas takimit të dytë mes Kurtit dhe Vuҫiqit do t’i njoftojë ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së. Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur qysh në vitin 2011. Procesi është ndërmjetësuar vazhdimisht nga Bashkimi Evropian dhe është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. Kohët e fundit si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, temë debati vazhdon të jetë çështja e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Serbia insiston që ky asociacion të ketë kompetenca ekzekutive, gjë që hidhet poshtë në mënyrë kategorike nga Prishtina zyrtare. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi sërish se nuk mund të ketë Asociacion të komunave mbi baza etnike dhe sipas tij kjo është e përkufizuar mirë edhe në aktvendimin e vitit 2015 të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo deklaratë e kryeministrit të Kosovës erdhi pas një deklarimi të ambasadorit amerikan në Kosovë Philip Kosnet, i cili tha të mërkurën (17.06) se Kosova e ka detyrim të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. “Nuk mendoj që është e mundshme në rendin juridik dhe kushtetues të Kosovës të ketë asociacion mbi baza etnike. Mund të ketë asociacion të komunave mbi baza zhvillimore, mund të ketë mbi baza gjeografike. Ta zëmë asociacion të bjeshkëve të Rugovës, të maleve të Sharrit ose të Lumit Lepenc. Por, asociacion mbi bazë etnike nuk mund të kalojë as sa i përket frymës e as germës së Kushtetutës së Kosovës. Dhe praktikisht një gjë të tillë e ka thënë edhe aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese i publikuar me 23 dhjetor të vitit 2015″, deklaroi kryeministri i Kosovës.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, gjatë një vizite që javën e shkuar në veri të Kosovës tha se “Shtetet e Bashkuara me të vërtetë besojnë se Kosova ka një detyrim për të formuar Asociacionin e Komunave Serbe. Historia nuk filloi në ditën kur u formua qeveria e Albin Kurtit, dhe ne besojmë se vendet kanë detyrimin të respektojnë marrëveshjet dhe zotimet e bëra më herët”, tha ambasadori Philip Kosnett./DW

LEXO TE PLOTE