Connect with Us

Shpërndante kokainë në Tiranë/ Arrestohet 40 vjeçari

Kronika

Shpërndante kokainë në Tiranë/ Arrestohet 40 vjeçari

Publikuar

-

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes të drogave të forta në doza të vogla.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, në zona të ndryshme të Tiranës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, pas një pune hetimore disajavore u bë e mundur goditja dhe dokumentimi ligjor i kësaj veprimtarisë kriminale.

Gjatë operacionit policor të koduar “Lapraka”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve kapën në rrugën “Allman Dervishi “ dhe më pas arrestuan në flagrancë shtetasin R. S., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në automjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte u gjetën 63 doza lëndë narkotike kokainë, një shumë lekësh që dyshohen se janë të përfituara nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së lëndës narkotike dhe katër aparate celular, të cilët janë sekuestruan në cilësinë e provave materiale bashkë me automjetin.

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Prokuroria fillon hetimet për kryegjyqtarin e Apelit

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kronika

Atentat me armë zjarri në Tiranë/ Shënjestrohet 24 vjeçari

Publikuar

-

Nga

Atentat me armë zjarri në Tiranë/ Shënjestrohet 24 vjeçari

Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet në rrugëb “5 Maji”.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, mësohet se është qëlluar  me armë zjarri në drejtim të  automjetit të shtetasit  me inicialet N. A. 24 vjeç.

Fatmirësisht nga të shtenat nuk ka asnjë person të lënduar.

Ndërkaq, në vendngjarje kanë shkuar dhe forcat e policisë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.03.2021, në rrugën “5 Maji”  dyshohet se është qëlluar  me armë zjarri në drejtim të  automjetit të shtetasit N. A. 24 vjeç. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor po vijon veprimet  për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Shërbimet e Policisë po krehin  zonën.

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Kuçovë/ 69-vjeçari i jep fund jetës, vetëvaret në ullishten pranë shtëpisë

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Kuçovë/ 69-vjeçari i jep fund jetës, vetëvaret në ullishten pranë shtëpisë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Pëllumbas, në Njësinë Administrative Lumas në rrethin e Kuçovës.

Mësohet se një 69-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur në një pemë në ullishten pas banesës së tij.

Viktima është Bashkimi Harizi i cili është gjetur i vetëvarur me litar dhe pa shenja jete në një pemë

Mësohet se viktima kishte vite që vuante nga depresioni dhe në trupin e pajetë të tij nuk ka pasur shenja dhune.

LEXO EDHE:  Zbardhet axhenda e vizitës së presidentit të Parlamentit Europian në Tiranë/ Ja kur mbërrin

LEXO EDHE:  Gjykata vendos masën "arrest me burg" për mjekun, Edvin Prifti

69-vjeçari Bashkim Harizi kishte 3 fëmijë dhe sipas familjarëve të tij, ai pinte ilaçe antidepresive prej 4-vjetësh.

LEXO TE PLOTE

Kronika

U qëllua me plumb në këmbë/ Kush është i forti i Korçës që i shpëtoi drejtësisë në 2019

Publikuar

-

Nga

U qëllua me plumb në këmbë/ Kush është i forti i Korçës që i shpëtoi drejtësisë në 2019

Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë zjarri në Korçë.

Ngjarja ndodhi në lagjen Nr. 7 të qytetit juglindor, ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Igli Qani 30-vjeç, mori një plumb në këmbë.

Ky shtetas rezulton person me precedent të mëparshëm penal për armëmbajtje pa leje.

Qani është arrestuar nga uniformat blu në qytetin juglindor në gusht të vitit 2019 pasi u kap duke lëvizur në qytet me armë në brezë dhe organet ligjzbatuese kishin infornacione se ai mund të kryente vepra penale.

Arrestimi i Qanit zgjati vetëm 3 ditë dhe më pas ai u la i lirë nga Gjykata.

LEXO EDHE:  Grabitet pika e këmbimit valutor në Tiranë

LEXO EDHE:  Vidhnin pjesë makinash/ Dy të arrestuar në Tiranë

Sipas informacioneve të siguruara nga grupi hetimor, mësohet se të dy personat janë konfliktuar me njëri-tjetrin në rrugicat e kësaj lagjeje, ndërsa ndaj 30-vjeçarit fillimisht është ushtruar dhunë fizike./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE