LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkëlqyen me Lazion, ja vlerësimet për Vedat Muriqin dhe Strakoshën

22 Janar 2021, 12:38, Sport CNA
Shkëlqyen me Lazion, ja vlerësimet për Vedat Muriqin dhe

Kur dukej se rrugët e tij dhe të Lacios mund të ndaheshin, Vedat Muriqi jep sinjalin e fortë. Bomberi i Kombëtares së Kosovës i jep fitoren 2-1 Lacio, ndonëse autorësia e golit i përket portierit të Parmës, Simone Kolombi, duke qenë se pas goditjes me kokë të gjigantit të të kaltërve në minutën e 90-të, topi fillimisht u përplas në shtyllë dhe më pas përfundoi në shpinën e ?gardianit? emiljan, duke u devijuar në rrjetë. Lacio mund mes vuajtjesh Parmën në shifrat 2-1, ndonëse ndeshja u duk shumë e lehtë në fillim.

Nëse Parolo zhbllokoi në të 23-ën dhe në pjesën e parë fati donte që si Muriqi ashtu edhe Pereira të godisnin shtyllën, në të 83-ën vjen barazimi me Mihalan. Gjithsesi, në fund, fati donte që shtylla e dytë e ndeshjes nga kosovari të përfundonte në rrjetë dhe Lacio të avanconte. ?Jam shumë i lumtur për golin dhe kualifikimin. Ishte një çlirim i madh për mua. Tani duhet të vazhdoj me këtë ritëm dhe të përmirësohem çdo ndeshje e më shumë?, tha kosovari pas ndeshjes.

Për Lacion u rikthye titullar edhe portieri i Kombëtares tonë, Thomas Strakosha, i cili në fund të takimit meritoi notën 6.5: ?Rikthehet titullar pas dy ndeshjes mungesë, këtë herë për një problem muskulor dhe tregohet menjëherë deciziv duke shmangur një gol të sigurt të Brunetas. Nuk ka faj në momentin e golit, pasi Mihajla u tregua i saktë përballë shqiptarit.

Lajmet e fundit nga