LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shënoi golin e fitores në derbi, ja deklatata e Çinarit

22 Janar 2021, 16:18, Sport CNA
Shënoi golin e fitores në derbi, ja deklatata e Çinarit

Partizani triumfoi ndaj Tiranës me rezultatin 1-0, duke gezuar kështu zemrat e tifozëve të cilat nuk ishin të pranishëm si pasojë e masave ndaj Covid-19. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Çinari në minutën e 83-të. Ashtu si herët e tjera, ky derbi ishte mjaft i luftuar, teksa u ndëshkuan me karton të kuq Bardhi dhe Batha.

Pas kësaj fitoreje në kampin e kuq është rritur entuziazmi, të cilët shpresojnë tek një hap fals i shkodranëve për të luftuar për titullin kampion. I ftuar në emision ?Pressing? në ABC Neës, Çinari u shpreh se diferenca prej 9 pikësh mes Vllazniësë dhe Partizanit nuk i bën gjërat e pamundura. Megjithatë nuk do të mërzitej nëse titulli kampion do të mbetej në Shkodër, pasi pavarësisht se është lojtar i Partizanit, do të mbetet tifoz i Vllaznisë. Gjithashtu ai deklaroi se pezullimi 6 mujor ishte i dhimbshëm dhe nuk do tia uronte askujt.

?Pezullimi është një diçka që nuk do ia uroja asnjë futbollisti. Dua të përgëzoj Vllazninë për ecurinë që ka pasur. Ka lojtarë me shumë kualitet, por nuk duhet të lëmë edhe Partizanin pas. Ka djem që kanë dalë kampionë dy vite më parë, ekipi ka kualitet. Do të jetë një kampionat i rivalizuar deri në fund, janë edhe 22 ndeshje.

Edhe pse profesionist, gjithmonë do jem tifoz i Shkodrës. Pse jo, të mos shkojë në Shkodër titulli. 9 pikë nuk janë shumë. Vllaznia po bën një kampionat shumë të mirë, por janë edhe 22 ndeshje në lojë, janë edhe 66 pikë.?- u shpreh Çinari. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Lajmet e fundit nga