Connect with Us

Rreth 6 mijë vdekje shtesë në 2020-ën/ 5 herë më shumë se raportimet zyrtare në spitalet Covid

Aktualitet

Rreth 6 mijë vdekje shtesë në 2020-ën/ 5 herë më shumë se raportimet zyrtare në spitalet Covid

Publikuar

-

Pandemia e Covid-19 ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e vdekshmërisë në vend, duke e çuar në rekorde historike të larta.

Në vitin 2020 kanë humbur jetën në vend rreth 28 mijë persona, sipas të dhënave zyrtare që “Monitor” ka siguruar pas një kërkese për informacion drejtuar Drejtorisë së Gjendjes Civile.

Në krahasim me vitin 2019 dhe me mesataren e periudhës 2015-2019 (rreth 22 mijë), janë rreth 6 mijë jetë të humbura më shumë, me rritje prej 28%, duke shënuar nivelin më të lartë historik, të paktën që nga viti 1990, kur INSTAT raporton të dhënat.

Historikisht në vend janë shënuar midis 20-22 mijë vdekje në vit, ndërsa kapërcimi në 2020-n është shumë i fortë siç duket edhe nga grafiku “Numri i vdekjeve në vite, 1990-2020”.

Një tendencë e tillë në fakt është vënë re në pothuajse gjithë botën, sidomos në Europë, ku shtesa e vdekjeve në 2020-n ka qenë shumë më e lartë se mesatarja e pesë viteve të kaluara. Në disa pjesë të Europës, si në Itali, Spanjë vdekjet ishin jashtëzakonisht të larta, krahasuar me vdekshmërinë mesatare të viteve të mëparshme, sipas Eurostat, e lidhur me pasojat e pandemisë së Covid-19. Edhe në nëntor, në disa shtete janë shënuar deri në dyfishim të vdekjeve, me bazë vjetore, p.sh. +91% në Sloveni, apo +97% në Poloni, sipas Eurostat.
Shtesa e vdekjeve mbi pesë herë më e lartë se raportimet zyrtare të fataliteteve në spitalet Covid

Zyrtarisht, deri më fund të vitit 2020, numri i vdekjeve zyrtare të raportuara nga Covid-19 nga Ministria e Shëndetësisë (me rastin e parë të deklaruar në mars) ishte 1,181, ose pesë herë më e ulët se shtesa e vdekjeve në të njëjtën periudhë.

Si shpjegohet kjo rritje e fortë e vdekjeve shtesë në 2020-n?

Faktori i vetëm i ri, që mund të shpjegojë shtimin e ndjeshëm të vdekjeve, është pandemia, ashtu si në të gjithë Europën. Në raportimet zyrtare jepen vetëm vdekjet në spitale, që ishin të konfirmuar me tampon, ndërkohë që ka të tjerë, që edhe pse mund të kenë humbur jetën nga Covid-19, nuk janë të raportuar të tillë, pasi nuk kishin konfirmin me tampon.

Ka dhe shumë raste të vdekjeve në Turqi, apo të tjerë që kanë humbur jetën në shtëpi, apo që Covid-19 u ka dëmtuar organizmin dhe kanë pasur arsye të dukshme sëmundjen e qarkullimit të gjakut (zemra apo tensioni p.sh), apo dhe persona që mund të kenë humbur jetën pasi kanë kaluar Covid-19 për shkak të dëmeve që ka pësuar organizimi i tyre.

Tendencën e rritjes së vdekjeve si arsye e epidemisë së koronavirusit e konfirmon dhe Alban Ylli, eksperti i Institutit të Shëndetit Publik. “Arsyeja kryesore e rritjes së vdekjeve është Covid. Tipike si në gjithë vendet e tjera”, ka pohuar ai për “Monitor”.

“Është një fenomen mbarëbotëror”, pohon ai. “Nga Italia në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga ShBA në Indonezi, në momentet e valëve të Covid ka pasur vdekje të shtuara, kryesisht të moshuarit, që vdesin në shtëpi dhe të raportuar me shkaqe të tjera (si p.sh., qarkullimi i gjakut etj.)”.

Rritja e vdekjeve kulmoi në tremujorin e fundit, pothuajse dyfishim

Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, që i ka publikuar të dhënat deri në fund të tremujorit të tretë dhe Drejtorisë së Gjendjes Civile, vdekshmëria në vend është rritur në tremujorin e tretë, për të kulmuar në të katërtin, kur vendi përjetoi periudhën më të keqe të pandemisë, që çoi në mbingarkesë të spitaleve infekktive, teksa ambulancat filluan të prisnin në radhë.

Në 6 mujorin e parë të vitit 2020, vdekjet ishin rreth 3.5% më të ulëta në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, periudhë që përkon me karantinën e fortë që frenoi valën e parë të përhapjes së pandemisë në vend. Pas lehtësimit të kufizimeve, në tremujorin e tretë vdekjet filluan të rriteshin. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në tremujorin e tretë, jetët e humbura u rritën me 26% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

LEXO EDHE:  Shtimi i rasteve të reja me Covid/ Apeli i fortë i Manastirliut: Ju lutem dëgjojini thirrjet!

Sipas të dhënave paraprake, teksa pandemia kulmoi në tremujorin e fundit, sidomos në nëntor-dhjetor, vdekjet janë rritur ndjeshëm, me rreth 96% në krahasim me tetor-dhjetor 2019, me pothuajse dyfishim, duke arritur në rreth 10 mijë, që është gati sa gjysma e vdekjeve vjetore në vitet e zakonshme. (shih grafikun: Dyfishohen jetët e humbura në tremujorin e fundit 2020/Vdekjet sipas tremujorëve).

Deri në 21 janar, Shqipëria raportonte rreth 415 vjedje nga Covid-19 për 1 milionë banorë, duke u renditur në vendin e 57 në botë, për humbjet njerëzore nga pandemia, sipas Worldometers. Nëse merret në konsideratë shtesa e vdekjeve në 2020-n, në raport me mesatares 5 vjeçare, atëhere ky tregues arrin në 2,150. Por gjithsesi, krahasimi me shtetet e tjera mund të bëhet vetëm pasi të publikohen të dhënat finale, pasi në të gjitha vendet, shtesa e vdekjeve ka qenë më e lartë sesa raportimet nga Covid-19.

Shkaqet kryesore të vdekjeve në vend, Covid-19 mund të renditet i dyti

Në vitin 2019, në vend humbën jetën rreth 22 mijë persona, ose rreth 60 persona në ditë, sipas INSTAT.

Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut (zemra, tensioni) është grup-sëmundja që shkakton më shumë vdekje, me 53% të totalit në 2019-n, ose 30 persona në ditë. (grafiku: Vdekjet sipas grupsëmundjeve).

Tumoret ishin deri tani sëmundja më e dytë vrasëse, rreth 3500 persona, ose me 16% të totalit, ose rreth 10 persona në ditë.

Por, për 2020-n, Covid-19 mund të rezultojë shkaktari i dytë i vdekjeve në vend në 2020-n, pas sëmundjeve të qarkullimit të gjakut, me rreth 21% të totalit, bazuar në të dhënat paraprake të vdekjeve totale dhe shtesës vjetore.

Për herë të parë në histori, shtesa natyrore mund të shkojë drejt zeros, ose negative

Rritja e moshës mesatare të popullsisë, niveli i lartë i emigracionit, zvogëlimi i familjeve dhe rënia e fertilitetit (aktualisht rreth 1.35 lindje për grua, ndër më të ulëtat në Europë) kanë bërë që shtesa natyrore e popullsisë (diferenca mes lindjeve e vdekjeve) të vijë drejt zvogëlimit dekadat e fundit. Në vitin 2019, sipas INSTAT kishte rreth 28.6 mijë lindje dhe rreth 22 mijë vdekje.

Shtesa natyrore ishte rreth 6,600 persona, më e ulëta që nga viti 1990, kur ky tregues ishte rreth 10 herë më i lartë, ose 64 mijë persona. Ndërsa në 2019-n, për shkak të rritjes së ndjeshme të vdekshmërisë dhe tendencës rënëse të lindjeve (për 9 mujorin lindjet ranë me 5%), për herë të parë në histori pritet që shtesa natyrore mund të shkojë drejt zeros, ose negative. /Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Basha, një listë me humbësa për Korçën

Publikuar

-

Nga

Basha një listë me humbësa për Korçën

Pas shumë emrash të nxjerrë nga mediat, por edhe të publikuar nga strukturat e PD-së, më në fund Basha ka bërë publike kandidatët e qarkut të Korçës.

Një listë me humbësa të skualifikuar edhe nga komisioni që do të bënte vettingun e kandidatëve të PD-së, kryesuar nga Genc Ruli dhe Bujar Nishani, njerëz të votuar kundër, të shumëakuzuar, por edhe humbësa serial do të kandidojnë “për të fituar” PD zgjedhjet e vitit 2021 në 25 prill.

Edmond Spaho

I pari në listë është Edmond Spaho, i cili në vitin 2017 drejtoi qarkun e Elbasanit dhe humbi, në vitin 2015 drejtoi fushatën e Grida Dumës në Durrës dhe humbi, në vitin 2013 ishte pjesë e listës në Korçë dhe humbi. E vetmja fitore e tij është në vitin 2005 dhe diferenca ka ardhur për shkak të votave të LSI-së, të kandidates Filloreta Kodra.

Sorina Koti

E dyta në listë është Sorina Koti, kandidate e PD-së në vitin 2013, humbëse. Më pas, drejtuese lokale dhe humbëse në 2015-ën dhe 2017-ën, e pashfaqur dhe e mbajtur në karrierë për shkak të lidhjeve të forta politike me Fatbardh Kadillin.

Ervin Salianji

Më tej,  i kandiduar në Korçë në 2017-ën por pjesë e fushatës së Andrea Manos, humbës në vitin 2011 në Korçë, i cili edhe pse kryetar i degës dhe pretendues i lartë ka përfunduar I shtati.

Bledjon Nallbati

I katërti në listë është Bledjon Nallbati. Vjen në garë pas një përplasje të ashpër me Hekuran Hoxhallin, ish-deputetin e Devollit, ku beteja mes tyre është kthyer në luftë.

LEXO EDHE:  Vaksinimi anti Covid/ Berisha: Shqiptarët do të kenë nga 1000 doza pas çdo skandali

LEXO EDHE:  Shifrat nga Covid-19 me tendencë rritjeje/ Regjistrohen mbi 160 raste të reja

Më pas vjen Selaudin Jakupllari në Pogradec dhe Marjeta Halili, e cila është e gjashta në listë. Një zonjë e panjohur deri diku dhe shumë emra drejtuesisht lokalë që në fakt përfaqësojnë atë që Lulzim Basha e ka quajtur pushteti i vjetër dhe i korruptuar i komunave për të shkuar në një mbyllje me emra që nuk kanë ndodnjë përfaqësi të madhe.

Zona e Kolonjës duket e pambuluar. Përfaqësimi i qytetit në fushën e Korçës sërish duket i dobët, e kështu me radhë, por ajo që bie në sy është se humbësat serialë kryesojnë dhe do jenë ata që do të rikandidojnë në zgjedhjet e vitit 2021.

Dje ishin në Elbasan apo në Korçë, sërish janë mbledhur bashkë, kandidojnë të gjithë në qarkun e Korçës në një listë humbësash serialë me dëshirën për të fituar në emër të Lulzim Bashës.

Mesa duket, i pashpresë Lulzim Basha nuk ka mundur dot të sigurojë një listë të qartë me emra bindës dhe njerëz më kontribut elektoral. Ka përfunduar te riciklimi, duke e kthyer në një lloj landfilli listën e kandidatëve të PD-së në Korçë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Emrat surprizë që Basha përjashtoi nga lista

Publikuar

-

Nga

Emrat surprizë që Basha përjashtoi nga lista

Sot kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar listën, e votuar nga kryesia dhe Këshilli Kombëtar.

Ajo që bie në sy është largimi i Florjan Mimës ekonomistit, ish-ministrit dhe ish-zv.ministrit.

Më tej është Fatbardh Kadilli, ish sekretar i burimebe njerezore në PD, i cili pretendonte të ishte pjesë e lista brenda qarkut të Korçës në PD.

Një emër tjetër është Enno Bozdo, të cilin e shpalli koordinator për energjinë, duke e gënjyer me një post që nuk vlen, pasi nuk e kandidonte dot në Korçë.

Bujar Nishani pritej të ishte në listat si një ish-president, ndonëse duket se Basha e ka lënë jashtë tyre.

Genc Pollo, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Lulzim Bashës nuk është pjesë e listës. Po ashtu Gazment Oketa që u bashkua me Lulzim Bashën pritej të ishte pjesë e listës fituese të PD-së, por në fakt nuk është.

LEXO EDHE:  Vendimi i Komitetit të Ekspertëve/ Ndalohet zhvillimi i seancës plenare

LEXO EDHE:  Shifrat nga Covid-19 me tendencë rritjeje/ Regjistrohen mbi 160 raste të reja

Aleksandër Biberaj është një tjetër emër që Basha duhet të kandidonte në Korçë.

Gjithashtu edhe Gert Bogdani nuk duket gjëkundi në listat fituese. Nuk po flasim më tepër për emrat e tjerë por pretendimet e PD-së janë për të marrë 70 mandate.

Disa prej personave të larguar janë emra me peshë në Partinë Demokratike, por mesa duket Lulzim Basha ka zgjedhur t’i hedhë në kosh të plehrave.

Emrat që Basha përjashtoi nga lista:

Florjan Mima

Fatbardh Kadilli

Enno Bozdo

Bujar Nishani

Genc Pollo

Aleksandër Biberaj

Gazment Oketa

Arben Kashahu

Endri Hasa./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet parlamentare/ Partia Demokratike dorëzon listat në KQZ

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet parlamentare/ Partia Demokratike dorëzon listat në KQZ

Partia Demokratike ka depozituar në KQZ  listën me kandidatët për zgjedhjet e 25 prillit.

Lista e Tiranës kryesohet nga kreu i PD Lulzim Basha, ndërkohë që janë dhe disa nga figurat kryesore të PD, si Berisha, Tabaku, Vokshi, Shehaj, Duma, nuk mungojnë as emrat e aleatëve.

Fatmir Mediu është renditur i 7-ti, Shpëtim Idrizi i 9-ti, Vangjel Dule i 11-ti, Mesila Doda e 12-ta e cila rikthehet në PD, Dashamir Shehi i 13-ti.

Në Kukës, listat kryesohet nga Flamur Hoxha i ndjekur nga Isuf Çela. Në Gjirokastër lista e kandidatëve kryesohet nga Tritan Shehu, ndërsa i katërti renditeti aleati i PD, Kosta Barka nga radhët e PDBNJ

Xhelal Mziu do të kryesojë listën e Dibrës, i ndjekur nga Kreshnik Çollaku e Dhurata Çupi. Në Berat, PD ka listuar të parin Tomorr Alizotin, ndërsa në Shkodër lista do të kryesohet nga Helidon Bushati, aleati i Bashës, Nard Ndoka është renditur i teti.

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi do të kryesojë listën në Elbasan, e ndjekur nga shkrimtarja e njohur Flutura Açka.

Ish deputeti Enkelejd Alibeaj do të kryesojë qarkun e Fierit, qark në të cilin PD ka vendosur të pozicionojë të pestin në listë nga radhët e PDIU-së Nusret Avdulla, të tetin Eduart Sharkën nga PAA ndjekur nga Shpëtim Axhani i PLL.

LEXO EDHE:  Solidarizohen anëtarët e KQZ/ Japin një pjesë të pagave për përballimin e pandemisë

LEXO EDHE:  Vendimi i Komitetit të Ekspertëve/ Ndalohet zhvillimi i seancës plenare

Në Korçë PD ka konfirmuar ish deputetin Ervin Salianji duke e renditur të tretin, në listën që kryesohet nga numri dy i demokratëve Edmond Spaho.

Bujar Leskaj, është caktuar sakaq i pari i listës në Vlorë, ndjekur nga zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, ndërsa i pesti është renditur Gezim Ademaj nga radhët e PDIU, vendi i 10-të i është lënë Lasko Milto Nastit nga PBDNJ.

Qarku i Lezhës, do të kryesohet në këto lista nga ish deputeti Mark Marku, pasuar nga analisti Agron Gjekmarkaj.

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka është caktuar të kryesojë listën në Durrës, ndjekur nga kreu i PA Agron Duka.

LEXO TE PLOTE