Connect with Us

Republikanët kërkojnë shtyrjen e gjyqit ndaj ish-presidentit Trump

Bota

Republikanët kërkojnë shtyrjen e gjyqit ndaj ish-presidentit Trump

Publikuar

-

Republikanët kërkojnë shtyerjen e gjyqit ndaj ish-presidentit Trump

Republikanët në Senatin amerikan të enjten u kërkuan demokratëve të shtyjnë fillimin e gjyqit kundër ish-Presidentit Donald Trump deri në mes të shkurtit, për t’u dhënë kohë avokatëve të tij për të përgatitur një mbrojtje kundër akuzave për nxitje të protestës së dhunshme.

Kjo lëvizje erdhi pasi demokratët më herët gjatë ditës thanë se Dhoma e Përfaqësuesve mund të dërgonte që të premten në Senat akuzat, që u miratuan javën e kaluar në përgjigje të sulmit vdekjeprurës në Kapitol nga mbështetësit e ish-presidentit Trump.

Ish-presidenti republikan Donald Trump u largua nga zyra të mërkurën dhe udhëtoi për në vendpushimin e tij në Florida, disa orë para se të betohej demokrati Joe Biden.

Udhëheqësi i pakicës republikane në Senat, Mitch McConnell u kërkoi demokratëve që të prisnin deri më 28 janar për dërgimin e akuzave për t’i dhënë zotit Trump dy javë për të përgatitur mbrojtjen e tij ligjore. Zyra e udhëheqësit të shumicës në Senat, Chuck Schumer nuk iu përgjigj menjëherë një pyetjeje në lidhje me propozimin e senatorit McConnell.

Demokratët kontrollojnë Senatin me epërsinë më të ngushtë të mundshme, duke u mbështetur në votën e Nënpresidentes Kamala Harris për të thyer ndarjen në mënyrë të barabartë të votave 50-50, dhe gjithashtu kanë nevojë për bashkëpunimin e republikanëve për të çuar përpara shumë elemente të axhendës së Presidentit Biden, si dhe për të konfirmuar emërimet për Kabinetin e tij.

Zoti Trump është i vetmi president amerikan ndaj të cilit janë ngritur akuza dy herë, dhe gjyqi i tij në Senat do të jetë i vetmi që ka ndodhur ndonjëherë pasi një president është larguar nga detyra.

Një burim me njohuri për këtë çështje i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Dhoma e Përfaqësuesve mund të dorëzonte akuzën që të premten dhe numri dy i demokratëve në Senat,senatori Dick Durbin tha se ai e priste atë “në një ose dy ditë”. Në gjyqin e parë kundër zotit Trump, Senati filloi procedurat një ditë pasi Dhoma e Përfaqësuesve i dorëzoi akuzat.

Por senatorët republikanë thanë se ata kishin diskutuar nevojën për t’i dhënë ish-presidentit Trump kohë për një “proces të drejtë ligjor”, siç tha senatori John Cornyn.

“Nga sa kuptoj nga biseda e sotme, ai (gjyqi) nuk fillon deri diku në mes të shkurtit”, u tha gazetarëve senatori republikan Mike Braun.

LEXO EDHE:  Gjyqi për shkarkimin e Trump/ Sot dita e fundit e pyetjeve

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve më herët të enjten në lidhje me kohën kur ajo do të dorëzonte akuzën në Senat. Senatori Durbin u tha gazetarëve se ende nuk ishte përcaktuar nëse Senati do të mbante një “gjyq të plotë me prova dhe dëshmitarë” apo një procedurë “të përshpejtuar”.

Dhoma e Përfaqësuesve votoi javën e kaluar për ngritjen e akuzave ndaj zotit Trump për nxitjen e sulmit vdekjeprurës të 6 janarit në Kapitol, një përpjekje e dështuar për të penguar certifikimin zyrtar të fitores së zotit Biden nga Kongresi.

Demokratët kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, dhe të mërkurën morën një epërsi të ngushtë në Senat, por të paktën dy të tretat e votave të Senatit me 100 anëtarë janë të nevojshme për të miratuar akuzat kundër zotit Trump. Do të nevojitej një votim i veçantë për ta bllokuar atë të kandidojë përsëri për një post zyrtar.

Presidenti Trump ka punësuar avokatin nga Karolina e Jugut, Butch Bowers për ta përfaqësuar atë në gjyqin e Senatit, tha të enjten një burim me dieni mbi këtë çështje.

Ndërsa republikanët kanë bërë thirrje për një shtyrje të gjyqit për t’i dhënë zotit Trump kohë për të përgatitur mbrojtjen e tij, disa demokratë gjithashtu do të favorizonin një shtyrje të gjyqit për të vënë në vijë axhendën dhe emërimet e Presidentit Biden.

Senatori Chris Coons tha se demokratët do të ishin të hapur për të konsideruar një shtyrje nëse bëhet përparim në konfirmimin e anëtarëve të Kabinetit të Preisdentit Biden.

“Ka dhjetra anëtarë të lartë të administratës që duhet të konfirmohen dhe meritojnë të konfirmohen”, tha senatori Coons për rrjetin CNN. “Nëse vazhdojmë të bëjmë përparim në atë drejtim, atëherë unë mendoj se ky është një hap i mirë. Nëse jo, shpejt do t’i gjeni demokratët e irrituar që do të këmbëngulin në fillimin e gjyqit (në Senat kundër ish-presidentit Trump)”, shtoi ai./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Bota

Ligjvënësi gjerman jep dorëheqjen/ Përfitoi nga kontratat për maskat

Publikuar

-

Nga

Ligjvënësi gjerman jep dorëheqjen/ Përfitoi nga kontratat për maskat

Një ligjvënës i partisë së kancelares gjermane Angela Merkel tha të dielën se ai do të lëshojë vendin e tij në parlament dhe do të largohet nga politika, vendim që pason publikimin e të dhënave se kompania e tij ka përfituar nga marrëveshjet për të blerë maska në fillim të pandemisë. Publikimi i rastit ka nxitur kritika të ashpra ndërsa vendi ndodhet në një vit zgjedhor.

Nikolas Loebel, ligjvënës i Bashkimit Kristian-Demokrat të Qendrës së Djathtë të zonjës Merkel, u kritikua nga anëtarë të partisë së tij dhe kundërshtarë politikë pas publikimit të njoftimeve të premten se një kompani që ai drejton, ka fituar rreth 300,000 dollarë nga kontratat e ndërmjetësimit për të blerë maska. Duke thënë se duhej të kishte qenë më “i ndjeshëm” zoti Loebel pranoi se kishte gabuar dhe hoqi dorë nga vendi i tij në parlament.

Por kjo nuk ishte e mjaftueshme për kritikët, veçanërisht pasi shteti i tij i Baden-Wuerttemberg-ut më 14 mars pritet të zgjedhë organin legjislativ rajonal. Ndërkohë më 26 shtator pritet të zhvillohen zgjedhjet në rang kombëtar, proces gjatë të cilit gjermanët do të zgjedhin parlamentin e ri dhe do të përcaktojnë se kush do të pasojë zonjën Merkel.

Të dielën, zoti Loebel tha se ai do të largohej menjëherë nga grupi i partisë së tij në parlament dhe se në gusht do të lëshonte vendin si ligjvënës. Agjencia e lajmeve gjermane “dpa” njoftoi se ai kërkoi falje dhe tha se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e shtatorit.

LEXO EDHE:  “Qenie qesharake”/ Kulluri ironizon opozitën: Kur ta kuptojnë të vërtetën do qajnë “Luli Ik”

LEXO EDHE:  Deklarata e Trump/ "Soleimani po planifikonte një sulm të madh"

Po marr përgjegjësinë për veprimet e mia“, tha ai.

Rasti i zotit Loebel nuk ishte i pari që ka tronditur bllokun e qendrës së djathtë. Georg Nuesslein, një ligjvënës i shquar i Bashkimit Social-Kristian, partia simotër e Kristian Demokratëve, përballet me një hetim për korrupsion nga prokurorët e Mynihut, lidhur me marrëveshje mbi prokurimin e maskave. Zoti Nuesslein i ka hedhur poshtë akuzat./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Rritet numri i grave që akuzojnë guvernatorin Cuomo për ngacmim seksual, Schumer mbështet hetimin

Publikuar

-

Nga

Rritet numri i grave që akuzojnë guvernatorin Cuomo për ngacmim seksual, Schumer mbështet hetimin

Ligjvënësi më i fuqishëm i Nju Jorkut në Kongres, udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat Chuck Schumer, tha të dielën se mbështet hetimin ndaj Guvernatorit Andrew Cuomo, në lidhje me akuzat për ngacmim seksual të ngritura nga pesë gra, shumica e të cilave kanë punuar më parë si ndihmëse të tij.

Ngacmimi seksual nuk është kurrë i pranueshëm dhe nuk mund të tolerohet kurrë“, tha demokrati Schumer, para gazetarëve në një konferencë shtypi. “Gratë duhet të dëgjohen … pretendimet e secilës prej tyre duhet të merren seriozisht”, shtoi ai.

Ai i quajti akuzat “thellësisht shqetësuese” dhe tha se mbështeste hetimin e nisur nga zyra e Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James.

Unë kam shumë besim tek ajo. Besoj se ajo do të sigurohet që të mos ketë ndërhyrje nga jashtë, politikisht apo të çdo lloji tjetër“, tha zoti Schumer.

Zoti Cuomo ka thënë se nuk do të largohet nga detyra dhe se do të vazhdojë të drejtojë shtetin e Nju Jorkut ndërsa përballet me krizën e shkaktuar nga COVID-19.

Nuk do të jap dorëheqjen për shkak të akuzave“, u tha zoti Cuomo gazetarëve të dielën, sipas njoftimeve në media. “Eshtë e gabuar të publikosh akuza përpara se të dihet nëse ato janë të besueshme … Duhet të lëmë prokuroren e përgjithshme të bëjë punën e saj“, shtoi ai.

LEXO EDHE:  Amerika nuk mund të shërohet dot me “recetat” e të majtës radikale

LEXO EDHE:  Gjyqi për shkarkimin e Trump/ Sot dita e fundit e pyetjeve

Sipas akuzave më të fundit kundër guvernatorit demokrat, gazeta “Wall Street Journal” shkruante të shtunën se një ish-ndihmëse, Ana Liss, tha se në 2014 zoti Cuomo ndonjëherë e përshëndeste atë me një përqafim dhe puthje në të dyja faqet, duke i thënë “e dashur”, e duke i puthur dorën. Ajo tha gjithashtu se zoti Cuomo e kishte pyetur nëse kishte të dashur.

Gazeta “Washington Post” shkruante të shtunën se një ish-ndihmëse për marrëdhëniet me shtypin, Karen Hinton, tha se në 2000 zoti Cuomo kur ishte Sekretar federal i Strehimit nën Presidentin Bill Clinton, e kishte përqafuar atë në një dhomë hoteli pas një aktiviteti pune.

Akuzat e reja u shfaqën pas atyre të bëra nga tre gra që e kishin akuzuar 63 vjeçarin Cuomo, për ngacmim seksual apo komente të papërshtatshme. Ai i ka hedhur poshtë akuzat dhe ka bërë të ditur se do të bashkëpunojë me hetimin që po kryen zyra e zonjës James.

Guvernatori, i cili i ka refuzuar thirrjet për dorëheqje që kanë ardhur edhe nga ligjvënës demokratë të njohur të shtetit, javët e fundit është vënë përballë edhe një tjetër sfide, asaj që lidhet me akuzat se administrata e tij u përpoq të ulte numrin e banorëve të shtëpive të të moshuarve që kanë humbur jetën nga COVID-19./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

A po evoluon SARS-CoV-2 për t’u bërë më vdekjeprurës?

Publikuar

-

Nga

A po evoluon SARS-CoV-2 për t’u bërë më vdekjeprurës?

Pasi ekspertët theksuan se varianti B.1.1.7 i SARS-CoV-2, i zbuluar për herë të parë në Anglinë Juglindore, ishte më ngjitës por jo më vdekjeprurës sesa virusi origjinalkryeministri britanik Boris Xhonson tha më 22 janar se ky variant dukej se lidhej me një vdekshmëri më të lartë.

Dhje kjo është diçka e pazakontëZakonisht viruset priren  të bëhen më pak vdekjeprurës me kalimin e kohës. Pse ky virus nuk po ndjek këtë rregull? Që organizmat të shumohen, duhet të kopjohet me kalimin e kohës materiali gjenetik.

Ndonjëherë, gjatë këtij procesi ndodhin gabime, të cilat shndërrohen në mutacione. Mutacione të tilla ndodhin tek kafshët, bimët, kërpudhat, bakteredhe viruset. Ato janë thuajse gjithmonë fatale, ndaj pasardhësit vdesin me ta para se të mund të shumohen.

Shumë rrallë, gabimi që ka ndodhur i jep një avantazh të tillë që i ndihmon pasardhësit të riprodhohen më me sukses sesa farefisi i tyre i pa ndryshuar. Viruset varen nga njerëzit që i përhapin ato dhe shumë prej tyre si HIV, Ebola dhe SARS-i origjinal, e bëjnë zakonisht një person veçanërisht infektiv vetëm pasi të jenë përhapur në të gjithë trupin.

Në atë pikë, qelizat e njeriut që e bartin virusin ndodhen nën një sulm në shkallë të gjerë, sistemi imunitar funksionon më shumë sesa duhet, dhe i sëmuri ndihet fizikisht i rraskapitur dhe në një gjendje të tmerrshme.

Nga një perspektivë evolucionare, virusi përfiton nëse kjo periudhë e infektivitetit ekstrem vazhdon për aq kohë sa të jetë e mundur, në mënyrë që tu japë pasardhësve të tij më shumë kohë për tu përhapur. Por vrasja e bujtësit, i kufizon papritmas shanset që një virus të infektojë të tjerët, edhe nëse virusi mund të përhapet nga një kufomë.

Kjo është arsyeja pse mutacionet që e bëjnë një virus më pak vdekjeprurës, favorizohen shpesh nga përzgjedhja natyrore. Sidoqoftë, në rastin e SARS-CoV-2 ky nuk është një faktor, pasi virusi i bën njerëzit më infektivë në kohën kur ata shfaqin simptomat e para, dhe disa javë para se ata të vdesin nga ndërlikimet shëndetësore.

Nëse një person vdes disa javë pasi ka qenë shumë infektues, kjo gjë nuk ka thuajse asnjë efekt në trajektoren evolucionare të virusit. Prandaj është po aq e mundshme që mutacionet  rastësore të shfaqen në kodin gjenetik viral, duke e bërë atë më vdekjeprurës, sikurse ka edhe mutacione të tjera po rastësore që bëjnë atë më pak vdekjeprurës.

B.1.1.7 dhe disa variante të tjera, përfshirë atë të identifikuar së fundmi në Kaliforni të SHBA-së, janë përhapur gjerësisht pasi kanë mutacione që modifikojnë mjetin që përdor virusi për të pushtuar qelizat. SARS-CoV-2 përdor proteinën e jashtme,për tu bashkuar me receptorët në sipërfaqet e qelizave, të cilat pasi të aktivizohen, lejojnë që virusi të injektojë brenda materialin e tij gjenetik.

Edhe pse mekanizmi mbetet ende jo shumë i njohur, ndryshimet në këtë proteinën ndihmojnë shumë B.1.1.7 dhe variantet e tjera që të depërtojnë në qelizat e njeriut. Një nga efektet, është se ato janë më infektive. Mister mbetet gjithashtu dhe fakti sesi B.1.1.7 përfundoi me një mutacion që e rrit vdekshmërinë dhe  e bën atë më infektues.

Ndoshta ndryshime të veçanta gjenetike kanë ndodhur në mënyrë të pavarur tek një individ të vetëm i infektuar, por gjithsesi shanset për këtë janë të ulëta. Meqë këto dy mutacione nuk u gjetën në shtame virale individuale para zbulimit të variantit B.1.1.7, nuk ka gjasa që dy variantet e virusit, secili me një nga dy mutacionet, të bashkojnë informacionin e tyre gjenetik tek një person i vetëm fatkeq.

Më i mundshëm, është një rrjet ndërveprimesh molekulare, gjë që do të tho se shfaqja e një mutacioni shkakton shfaqjen e tjetritashtu si dominotë që rrëzohen mbi njëra-tjetrën. Virologët po mbështesin gjithnjë e më shumë tezën se vetëm një numër i vogël ndryshimeshgjenetike po shkakton ndryshime thelbësore në sjelljen e virusit.

Variantet e reja, janë  të gjitha më të prirura për të pësuar mutacion sesa koronavirusi origjinal që u vërejt në Vuhan në fundin e vitit 2019. Koronaviruset kanë gjenome të mëdha,dhe materiali i tyre shtesë gjenetik, duket sikur është përdorur për të “kontrolluar gabimet” e kopjeve virale që bëhen brenda një qelize pritëse. / The Economist – Bota.al

LEXO TE PLOTE