LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

RENEA aksion blic gjatë natës në Nikël/ Kontrollohen shtatë shtëpitë e të 'fortëve'

22 Janar 2021, 10:39, Kronika CNA
RENEA aksion blic gjatë natës në Nikël/ Kontrollohen

Gjatë natës së kaluar, forcat RENEA kanë zhvilluar një aksion blic në fshatin Nikël të Fushë-Krujës.

Bëhet me dije se forcat e policisë kanë zbarkuar në Nikël dhe kanë ushtruar kontrolle në disa banesa të personave me rekorde kriminale. Mësohet  se pjesë e kontrollit kanë qenë banesat e Valter dhe Durim Bamit. Gjithashtu është kontrolluar edhe banesa e Ylli Çangu. Kontroll është ushtruar edhe në shtëpinë e Ervin Kodra, kushëriri i Durim Bamit.

Kontrollet janë bërë për të siguruar prova të reja lidhur me ngjarjet e kaluara kriminale të pazbardhura. Ndërkohë, pas kontrollit në banesat janë sekuestruar vetëm disa aparate celulare./CNA.al

Lajmet e fundit nga