LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Redon Makashi tregon historinë e pazakontë/ "Shkuam për koncert, por përfunduam në…"

22 Janar 2021, 10:46, Lifestyle CNA
Redon Makashi tregon historinë e pazakontë/ "Shkuam për

Këngëtari shumë i dashur për shqiptarët Redon Makashi ka treguar një nga historitë më të pazakonta gjatë karrierës së tij.

I ftur tek Rudina ai ka rrëfyer një ngjarje që kishte ndodhur në Egjipt, ku ishte me Aleksandër Gjokën dhe Dashnor Dikon.

Teksa ishin ftuar për të mbajtur një koncert, ata kanë përfunduar duke mbjellë në Egjipt.

“Është një histori shumë e gjatë.Kam qenë me Sandrin me Dashnor Dikon, ajo është një histori që do na mbajë gjysmë ore duke e treguar. Fillimisht ne shkuam për aktivitet, por përfunduam duke mbjellë pemë në Egjipt. Ne me çunat shkuam për koncerte. Ishte ngatërruar ftesa, kishte ardhur ftesa e Ministrisë së Bujqësisë. Ka gallata kjo histori, është e gjatë. Thoshte Sandri s?kam punuar në Shqipëri, do mbjell pemë në Egjipt. Nuk pranuam, bëmë një revoltë. Shkuam mes zezakëve, po çne ne këtu, a kemi koncert i thoshim atij të ministrisë, do bëjmë koncert apo jo? Ai pasi bisedoi me ata organizatorët që na kishin ftuar, tha çuna ne kemi ngatërruar ftesën, po duhet të mbjellim disa pemë. Çfarë pemësh? Ne s?mund të ktheheshim dot Shqipëri sepse bileta ishte për 15 ditë. Po ka shumë histori, është shumë e gjatë. Dhe si përfundim ato lekët e fundit që na mbetën, se harxhuam dhe lekët, nuk kishim as lekë me vete, shkuam blemë të gjithë nga një byzylyk, po asnjë nga çunat nuk e kanë, kjo e imja rezistoi”, tregon Redoni./ CNA.al

Lajmet e fundit nga