Connect with Us

Përmbytjet në Shkodër/ 738 hektarë tokë nën “pushtetin” e ujit

Aktualitet

Përmbytjet në Shkodër/ 738 hektarë tokë nën “pushtetin” e ujit

Publikuar

-

Bashkia e Shkodrës ka dhënë informacion në lidhje me situatën e krijuar nga përmbytjet. Bëhet me dije se vijojnë të mbeten nën ujë 738 ha tokë.

Oboti dhe Këneta e Dajçit vijojnë të jenë dhe zonat më të prekura nga përmbytjet. Sipas këtij raporti rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 15cm.

Situata nga përmbytjet:
Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 22.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
• Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 5.65 m.(Kuota max 6.30 m).
• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.01 m.(Kuota max 8.70 m).
• Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 6.27m. (Kuota max 7.50 m).
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 738 Ha
1. Tokë e pakultivuar 198 Ha
2. Foragjere të dyta, jonxhe 525 Ha
3. Grurë 15 Ha
Nj.A. Ana e Malit
1. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 15cm.
2. Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
3. UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.
4. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 480 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
• Tokë e pakultivuar 95 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 380 Ha
• Grurë 5 Ha
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 250 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan,Shirq,Suka-Dajç), nga të cilat :
• Tokë e pakultivuar 100 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 140Ha
• Grurë 10 Ha
Nj. A. Guri i Zi
Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A.Bërdicë
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Nj.A.Rrethinat
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 8 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)
• Tokë e pakultivuar 3 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.
-Kërkohert mbeshtetje me baze ushqimore per gjene e gjalle ( koncentrat) për NJ. A. Ana e Malit dhe Dajç, sipas kërkesës të bërë nga Bashkia Shkodër me nr.689 prot, datë.14.01.2021./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Halim Kosova tregon tenderin korruptiv/ Tritani më kërkoi të mbyll sytë

Publikuar

-

Nga

“Nuk ka strategji”/ Shehu leksion qeverisë: Duhet të stimulohen laboratorët

Mjeku Halim Kosova tregoi  mbrëmjen e sotme për një tender korruptiv për një ilaç për leuceminë, q ëish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, i kishte kërkuar të mbyllte sytë.

Kosova tha se Shehu kishte ndërhyrë dhe I kishte dërguar një person në zyrë.

Kur kam qenë ministër është po Tritani që ka ndërhyrë që unë të mbyll sytë për një tender korruptiv, për një ilaç për leuceminë që e kishte çmimin shumë herë më të lartë se në treg. Ky është i joni më tha, për atë personin. Edhe më erdhi personi në zyrë, më tha jo kështu po ashtu, e i thashë: mos më vidh në sistemin shëndetësor sa të jem unë këtu se të gjen belaja”, u shpreh ai në emisionin “Open”.

Gjithahstu mjeku tregoi edhe një episod tjetër që i kisnte ndodhur në kohën kur ishte ministër me Genc Rulin.

LEXO EDHE:  Ekzekutohet vëllai i këshilltarit bashkiak në Shkodër/ Policia jep detajet

LEXO EDHE:  Antidroga “mbërthen” Shkodrën/Goditen 3 raste trafikimi, emrat e të arrestuarve

“Kur kam qenë ministër Shëndetësie më sinjalizuan njëherë për një vjedhje në Gjirokastër, çova një ekip kontrollues dhe personi i parë që më erdhi ishte Ruli, deputeti i parë në listën e PD në atë qark, e më tha ai është njeriu im, po t’i bësh gjë atij ma kë bërë mua. Drejtorit të spitalit të Gjirokastrës domethënë. I thashë stafit mos bëni gjë dhe një javë sa të jetë zgjedhjet se do më thonë mua e ka fajin ky do ma faturojë mua që doli keq në zgjedhje. Dhe një javë pas zgjedhjeve ky drejtori i spitalit dha dorëheqjen”, theksoi Kosova./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklaratat e Halim Kosovës kundër Bashës/ Reagon Kulluri: Të vërteta të dhimbshme

Publikuar

-

Nga

Deklaratat e Halim Kosovës kundër Bashës/ Reagon Kulluri: Të vërteta të dhimbshme

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Edvin Kulluri, ka reaguar lidhur me deklaratat e Halim Kosovës sonte në ‘Open’ ku nuk e kurseu aspak Lulzim Bashën.

Me tone ironike, Kulluri shkruan se po ta kishte ditur se ish deputeti demokrat do thoshte disa të vërteta të dhimbshme për PD e Lulzim Bashës nuk do kishte folur asnjë fjalë 4 vite për të gjitha abuzimet arbitrare.

“Po ta kisha ditur qe Halim Kosova do thoshte disa te verteta te dhimbshme aq thjeshte per PD e Lulzim Bashes por jo te demokrateve, nuk do kisha folur asnje fjale 4 vite per te gjitha shtremberimet demokratike, abuzimin arbitrar me karrigen e kryetarit te PD, lartesimin e modelit te pazareve mes njerezve te korruptuar dhe medioker patologjik!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berisha është vlerë politike”/ Halim Kosova: Lum kush di të mësojë nga ai

Publikuar

-

Nga

“Berisha është vlerë politike”/ Halim Kosova: Lum kush di të mësojë nga ai

Mjeku i njohur Halim Kosova ka folur me superlativa për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Kosova tha se me Berishën ka raporte shumë të veçanta, ndërsa e cilësoi si një njeri me vlera politike.

Kam raporte shumë të veçanta. Berisha për mua ka qenë shumë i veçantë, se sa vite që e kam pasur pedagog me thonte çohu në dërrasë të zezë dhe mundohej ku të më kapte. Më bënte pyetje të shumta dhe unë që mundohesha si e si ta gjeja diçka derisa ai qeshi dhe më tha: Nuk është shpikur akoma kjo që po kërkon të gjesh ti.

Berisha është një vlerë politike. Lum kush di të mësojë nga ai”, theksoi mjeku në emisionin “Open”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE