Connect with Us

Përgjimet e Ndrangheta-s/ Në dosjen e mafies del emri i Metës: Do të prezantoj me presidentin shqiptar

Politikë

Përgjimet e Ndrangheta-s/ Në dosjen e mafies del emri i Metës: Do të prezantoj me presidentin shqiptar

Publikuar

-

Një ‘demokrat’ si Ilir Meta!

Policia italiane ka zhvilluar një megaoperacion dhe ka vënë në pranga një grup shumë të madh personash si të përfshirë në grupin maoz italian “Ndrangheta”.

Mediat italiane kanë raportuar se janë ekzekutuar 50 masa ndalimi me akuzën për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milionë eurove. Nga personat e përfshirë në hetime janë edhe dy shqiptarë, Henrik Baci i cili është lënë në arrest shtëpie dhe një vajzë, Odeta Hasaj, e cila është lënë në masën e arrestit ‘Detyrim paraqitje’.

Në dosjen e plotë të siguruar nga Report TV mësohen detaje shumë të forta për lidhje që persona shumë të rëndësishëm në ‘Ndrangheta’ kishin me shqiptarët.

Një prej personave më të rëndësishëm të arrestuar në Itali, Antonio Gallo, i njohur me nofkën “Princi” në Ndrangheta rezulton se prej 3 vitesh ka një biznes në Shqipëri.

Ortaku i tij është Henrik Baçi, 40 vjeç, i cili i në listën e 47 të hetuarve nga antimaa italiane dhe në Itali rezulton me ‘arrest shtëpie’.

Pavarësisht nga keqkuptimet dhe pozicioni në të cilin ai ishte gjendur, Antonio Gallo kishte të gjithë interesin për të mbajtur ekipin të bashkuar sepse deri tani, si Brutto-t, dhe D’Alessandro-t, ortakët e tij, ishin të vetëdijshëm për shumë gjëra që kishin të bënin me jetën e tij private dhe bizneset.

LEXO EDHE:  “Armik i Kushtetutës”/ Rama “kryqëzon” Metën

Në një takim mes Gallos dhe D’Alessandro-t dhe diskutimi ishte shumë i fortë. Në llim Gallos iu kërkua që që të përjashtonte Tommaso Brutto-n dhe Saverio Brutto-n dhe më pas të rinovonte marrëdhënien e besimit që kishte lindur disa muaj më pare, shkruan Report TV.

Ercole D’Alessandro iu turr biznesmenin dhe e akuzoi atë për atë që kishte bërë deri në atë moment: “Së pari, siç ju thashë një ditë më parë, nuk e bëra, nuk erdha tek ju për t’ju kërkuar, por ju erdhët tek unë! Dhe unë nëpërmjet BRUTTO! Ju mbështesim, po bëj ccfarë duhet të bëj….por nuk dua që të tjerët të dinë se çfarë po bëj … ju vetëm duhet të dini se çfarë po bëj, sepse nëse një ditë ju prezantoj me presidentin e Republikës së shqiptarëve, do ta prezantoj me ju, por nuk do t’ia prezantoj Tommaso Bruttos apo Saverio Bruttos…”

Në dosje itet dhe për kontakte të tjera, madje dhe me një ministër dhe për marrjen e disa lejeve për ndërtime kullash në Tiranë me qëllim pastrimin e parave, duke përtuar nga “njohjet” në Bashki.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Qesharakë, oportunistë dhe kontradiktorë”/ Ish-presidenti fshikullon mazhorancën dhe opozitën, çfarë tregoi raporti i OSBE-ODIHR 

Publikuar

-

Nga

“Qesharakë, oportunistë dhe kontradiktorë”/ Ish-presidenti fshikullon mazhorancën dhe opozitën, çfarë tregoi raporti i OSBE-ODIHR 

Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar reagimet e mazhorancës socialiste dhe opozitës, në lidhje me raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR, për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Në një postim në rrjetet sociale, Nishani shkruan se “reagimi i mazhorancës socialiste nuk ka vlerë për tu analizuar, ai ishte ashtu siç pritej, QESHARAK”.

Por, sipas tij problemi dhe shqetësimi që pason është vetë standardi i Raportit dhe reagimi i opozitës së djathtë për atë raport.

Ish-presidenti thekson se raporti i ODIHR dhe reagimi i opozitës janë oportunistë dhe kontradiktorë.

“Pas zgjedhjeve të 25 prillit, dokumenti më i rëndësishëm, gjykimi më i drejtë dhe vlerësimi më real (mbi debatin e atyre zgjedhjeve) pritej të ishte Raporti Final i Monitorimit të Zgjedhjeve prej ODIHR !

Po aq rëndësi kishte edhe reagimi e reflektimi i politikës shqiptare mbi këtë RAPORT !

Reagimi i maxhorancës socialiste nuk ka vlerë për tu analizuar !

Ai ishte ashtu siç pritej, QESHARAK !

Problemi dhe shqetësimi që pason është vetë standardi i Raportit dhe reagimi i opozitës së djathtë për atë raport !

Raporti i ODIHR dhe reagimi i opozitës janë Oportunistë dhe Kontradiktorë !”-shkruan Bujar Nishani.

Më tej, ai rendit 2-3 momente nga vetë Raporti që sipas tij, na thonë shumë për Oportunizmin dhe Kontradiktën e tij!

“(referimet po i vendos në origjinal, për të qenë korrekt politikisht)

Raporti na thotë se ;

“Despite the constitutional and electoral reforms in 2020, several previous ODIHR recommendations remain unaddressed”,

Pra zgjedhje u zhvilluan pa u përmbushur as rekomandimet e dhëna më parë nga vetë ODIHR !

Mjafton ky paragraf për të vlerësuar gjithshka ka ndodhur më pas !

Sipas kësaj gjetje kuptojmë se maxhoranca është tallur, opozita ka pranuar kokëulur talljen e maxhorancës, ODIHR e kapërdiu injorimin ndaj tij dhe tashmë e kalon si gjetje formale !!!

Ky është Oportunizëm i pastërt për të relativizuar skandalin me zgjedhjet në Shqipëri !

Raporti po ashtu thotë se ;

“The parliamentary elections ëere held folloëing a breakthrough political agreement achieved in June 2020, ëhich ëas folloëed by electoral reform”

“Following an open, inclusive and deliberative process,…..These….., provided for additional regulatory safeguards against the misuse of public resources,………,”

LEXO EDHE:  Meta presion Policisë/ “I kam të dhënat, po ju monitoroj”

LEXO EDHE:  Foto-Blushi i Metës i përgjigjet Veliajt/ Nuk vlen më as si gjethe Fiku

Pra opozita ka garantuar se legjislacioni i prodhuar me kontributin e saj nuk do mundësonte përdorimin e pasurive publike nga qeveria !!!!!”-shkruan Bujar Nishani.

Gjithashtu ai thekson se pas kësaj kuptohet fare qartë reagimi oportunist dhe hipokrit i opozitës pas daljes së Raportit.

“Reagim që tenton të fshehë fiaskon dhe përgjegjësinë e saj për shërbimin që i bëri qeverisë duke u përdorur si fasadë në marrveshjen e rradhës me Edi Ramën, për manipulimin që do të realizonte pushteti gjatë zgjedhjeve !

Një moment tjetër që po nënvizoj nga Raporti është se ;

“The implementation of measures for breach of COVID-19 related regulations ëas not applied consistently by the police, and non-compliance ëith COVID-19 regulations during most events ëas tolerated.

In other cases, sanctions ëere applied, ëith fines affecting the independent candidates disproportionately and contributing to legal uncertainty”.

Kjo gjetje do të thotë se kjo tjetra ;

“Fundamental freedoms ëere by and large respected, and electoral subjects could campaign freely”, është kontradiktore me sa thotë për disproporcionalitetin dhe standardin e dyfishtë ndaj kandidatëve të pavarur apo ata jashtë dy partive të mëdha !

Me këtë sa më sipër ODIHR nuk mund të na thotë se ;”liritë themelore u respektuan gjerësisht dhe subjektet garuan të lirë”.

Blerja e votave (që e thotë edhe ODIHR) e rrëzon tërësisht këtë gjetje të ODIHR dhe e përshfaq kontradiksionin !

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike ju ka deklaruar shqiptarëve se 25 prilli ishte një masakër elektorale !

Lulzim Basha ka deklaruar para demokratëve se ; “tash e tutje ka vetëm një rrugë, ajo e mobilizimit masiv popullor”,…., “të mos lemë asnjë minutë paqe, asnjë minutë oksigjen për këtë regjim”.

Mbetet për tu parë nëse opozita do të mobilizojë masivisht popullin më shtator apo do të shërbejë si një gjethe fiku për masakrën elektorale ?

A do ti heqë oksigjenin regjimin “një minutë e më parë” apo do të vijojë si një fasadë e pushteteve dalë prej masakrës mbi opozitën ?

Përndryshe është kontradiktore dhe bashkëpunëtore në masakër.

Koha po ecën !!!!!”-shkruan ish-presidenti Bujar Nishani.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Europë/ Protesta kundër vaksinimit me detyrim

Publikuar

-

Nga

Gatishmëria për vaksinim po bie, por incidenca e infeksioneve po rritet. Vende të ndryshme në BE po marrin masat, për të nxitur sa më shumë njerëz që të vaksionohen. Por nuk po mungojnë as protesta kundër këtyre masave.

“Flatten the curve”, “të ulet kurba” është një ndër sloganet e pandemisë së koronavrusit. Me këtë parullë është fjala për kurbën e infeksioneve të reja ditore. Por aktualisht po ulet një tjetër kurbë: ajo e vaksinimeve të reja. Pasi në fillim të vitit në vendet e BE-së për shkak të mungesës së furnizimit me vaksina ishte i frenuar procesi i vaksinimit, tani vërehet që njerëzit gjithnjë e më shumë po e humbasin gatishmërinë për të marrë vaksinën.

Shumë politikanëve drejtues kjo nuk u pëlqen – për më tepër tani me rritjen e vlerave të incidencës së infeksioneve me variantin Delta të virusit. Në shumë vende si rrjedhojë ka shpërthyer debati, nëse duhet të ketë kufizime të ndryshme për të vaksinuarit dhe të pavaksinuarit, ose nëse duhet vendosur detyrimi për vaksinim, në mënyrë që të krijohet imuniteti i tufës në popullsi.

Në Gjermani ky diskutim po vazhdon, ndërkohë që në vende të tjera janë marrë masat. Kryesisht sa i përket detyrimit për vaksinim për grupe të ndryshme profesionesh. Në shumë vende kanë nisur edhe protestat.

Franca ka shpallur nga shtatori vaksinimin e detyrueshëm duke e vendosur atë si kusht për ushtrimin e profesionit. Në fundjavën e kaluar në Francë protestuan në mbarë vendin mbi 160.000 vetë kundër masave të rrepta ndaj Coronës. Protestuesit janë kundër detyrimit për vaksinim duke e konsideruar këtë si një ndërhyrje në të drejtën e vetëvendosjes. Kryesisht të punësuarit në sektorin e shëndetësisë, të sigurisë dhe shërbimit të emergjencës duhet të vaksinohen në rast të kundërt atyre nuk do t’u lejohet të vazhdojnë punën.

LEXO EDHE:  “Vaksinimi i personaliteteve”/ Meta kritikon Ramën: Nuk jemi në situatë për të bërë diferencime klasore

Protestat drejtohen edhe kundër certifikatës digjitale të vaksinimit në BE. Kjo e ashtuquajtur „Pasaportë e gjelbër” provon që personi është i vaksinuar, i shëruar apo është testuar aktualisht me rezultat negativ. Protestat paqësore kanë qenë pjesërisht edhe me eksese duke shkaktuar përplasje me policinë.

Greqia gjithashtu ka vendosur vaksinimin e detyrueshëm. Por edhe në Greqi njerëzit kanë protestuar. Të punësuarve u është lënë afat deri në mes të gushtit që të fillojnë vaksinimin, në rast të kundërt do t’u mbahet paga mujore. Nga shtatori në Greqi hyn në fuqi vaksinimi i detyrueshëm për sektorin e shëndetësisë. Sipërmarrësve që punësojnë personel të pavaksinuar do t’u vendosen gjoba deri në 200.000 Euro. Edhe vizitat në lokalet e gastronomisë si dhe aktivitetet kulturore do të jenë të hapura vetëm për të vaksinuarit.

LEXO EDHE:  Meta presion Policisë/ “I kam të dhënat, po ju monitoroj”

Kur u miratua ligji përkatës në parlament të enjten (22.07) në mbarë vendin protestuan rreth 5000 vetë. Policia përdori gaz lotësjellës dhe pompa të ujit për ta larguar turmën nga territori përpara parlamentit.

Në Itali gjithashtu ka pasur protesta kundër „certifikatës digjitale të vaksinimit”. Detyrimi për vaksinimin e personelit shëndetësor në Itali është në fuqi qysh nga marsi. Qeveria vendosi që duke filluar nga 6 gushti në shumë mjedise publike të lejohen vetëm të vaksinuarit me pasaportën e gjelbër./DW

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shtrëngohet litari”/ Ish-ministri socialist bën paralajmërimin e frikshëm: Do e pësojnë dhe fëmijët

Publikuar

-

Nga

“Shtrëngohet litari”/ Ish-ministri socialist bën paralajmërimin e frikshëm: Do e pësojnë dhe fëmijët

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë në qeverisjen e socialistëve, Arben Malaj shkruan se litari i borxheve të shtetit shqiptar sa vjen e po shtrëngohet, gjë të cilën sipas tij do ta paguajnë edhe fëmijët e sapo lindur.

Në një postim në rrjetet sociale, Malaj shkruan se qeveritarët përgjegjës duan të justifikojnë shkeljet ligjore dhe borxhet e rënda me përgjegjësinë kolektive, me “përgjegjësinë e tufëzuar”. Por, Malaj thekson se përgjegjësia është individuale.

Mirmëngjesi, litari i borxheve nga vendimet e gjykatave shqiptare për pushimet nga puna dhe gjobat e albitrazhit ndërkombëtar nga vendimet jo ligjore, nga disa oligarkë – po bëhet gjithnjë e më i trashë dhe mbytës edhe për fëmijët e sapo lindur. Tufëzat u prishën në 1991, por janë shfaqur shpesh në qeverisjet e tranzicionit dhe kanë kulmuar në qeverinë e të paditurve, inatçorëve, arrogantëve, të babëzitur dhe të kapur.

Qeveritarët përgjegjës duan të justifikojnë shkeljet ligjore dhe borxhet e rënda me përgjegjësinë kolektive, me “përgjegjësinë e tufëzuar”.

Përgjegjësia është personale edhe kur shkeljen e ligjit e kanë shkaktuar me pa-përgjegjshmërinë e tyre një grup qeveritarësh,

Shpërdorimi i detyrës është direkt dhe indirekt.

Përpara ligjit të gjithë (duhet) të jenë të barabartë.

Është urgjent krijimi i listën së zezë të politikanëve, qeveritarëve dhe nënpunësve që sipas vendimeve përfundimtare të gjykatave vendase dhe ndërkombëtare u kanë krijuar kaq shumë borxhe të rënda taksapaguesve shqiptarë, të cilët duhen përjashtuar me vendim gjykate 5 deri në 7 vite nga mandate politike dhe në administratë siç po aplikohet në vetingun në Drejtësi.

Dite të mbarë pa borxhe të rritura nga të babëziturit në politikë, administratë dhe biznes”-shkruan Arben Malaj.

LEXO TE PLOTE