LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

LSI drejt fundit/ Shkrihet dega në Berat, anëtarët kalojnë me PS

22 Janar 2021, 11:50, Politikë CNA
LSI drejt fundit/ Shkrihet dega në Berat, anëtarët kalojnë

Shkrihet dega e LSI në Gjeroven të Beratit.

Mësohet se kryetari i LSI në këtë degë dhe 140 anëtarët kanë kaluar me Partinë Socialiste.

Kryetari i kësaj dege Krenar Shehu është shprehur se ky vendim është i pakthyeshëm, pasi sipas tij kanë 10 vite pa përfaqësim. Kjo deklaratë politike e kryetarit të degës së LSI-së Gjeroven u tha gjatë një takimi të thirrur nga Shehu me anëtarët e degës që ai ka drejtuar prej 10 vitesh.

“Unë si kryetar i LSI-së Gjeroven, pasi jam menduar gjatë,kam vendosur të largohem nga kjo parti politike. Ndihemi të papërfaqësuar pasi LSI është tallur me zonën e Gjerovenit. Duke nisur nga ish/kryetari i bashkisë që ishte kushëriri i Metës e deri tek listat e tanishme për deputete,verehen se në lista janë sërsish kushërinjtë e tij”– ka deklaruar Shehu./CNA.al

Lajmet e fundit nga