Sport
Kukësi godet në merkato, firmos me një mbrojtës

Kukësi konfirmon se ka firmosur sot me mbrojtësin lituanez Rolandas Baravikas. Klubi verilindor ka arritur të sigurojë përfundimisht 25-vjeçarin nga Lituania, i cili tashmë do t’i vihet nën dispozicion trajnerit Rrahman Hallaçi.
Në faqen zyrtare, klubi verilindor konfirmon se Baravikas ka firmosur për një 1 vit e gjysmë.
Afrimi i tij konsiderohet i rëndësishëm për prapavijën e Kukësit, repart ku kanë vuajtur shumë ndeshjet e fundit. Ky është dhe afrimi i parë i klubit për merkaton e janarit.