Connect with Us

Koronavirusi në Gjermani / Mbi 50,000 viktima nga fillimi pandemisë

Bota

Koronavirusi në Gjermani / Mbi 50,000 viktima nga fillimi pandemisë

Publikuar

-

Mbi 50,000 persona kanë humbur jetën pas infektimit me koronavirus në Gjermani .

Instituti Robert Koch për kontrollin e sëmundjeve tha se 859 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit, të cilat e çojnë në 50,642 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë, në mars të vitit të kaluar.

Gjermania ka pasur një numër relativisht të vogël të viktimave në fazën e parë të pandemisë, por kjo ka ndryshuar këtë dimër. Gjermania, e cila ndodhet nën masa të rrepta izolimi, ka tani rënie të numrit të të infektuarve, pas kulmit që ka arritur në dhjetor.

LEXO EDHE:  Katër viktima në 24 orë/ Bie ndjeshëm numri i të infektuarve në Kosovë

Në total, Gjermania ka konfirmuar mbi 2.1 milionë raste me koronavirus./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Bota

SHBA: Zbulimi rus përhap dezinformime për vaksinat Pfizer dhe Moderna

Publikuar

-

Nga

SHBA: Zbulimi rus përhap dezinformime për vaksinat Pfizer dhe Moderna

Shtetet e Bashkuara kanë identifikuar tre publikime në internet të drejtuara nga shërbimet e zbulimit rus, që po përpiqen të sabotojnë vaksinat e prodhuara nga kompanitë Pfizer dhe Moderna, tha një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit.

Zëdhënësja tha se publikimet në fjalë “kanë përhapur shumë lloje dizinformimesh, duke përfshirë ato për vaksinat Pfizer dhe Moderna, si dhe për organizata ndërkombëtare, për konflikte ushtarake, protesta dhe për çdo çështje që mund të krijojë përçarje dhe që ata mund ta shfrytëzojnë”.

Gazeta Wall Street Journal (WSJ) raportoi e para për identifikimin e fushatës dizinformuese.

Kremlini i mohoi pohimet amerikane se Rusia po përhap informacione të rreme rreth vaksinave.

Rusia e miratoi vaksinën e saj Sputnik V në muajin gusht, para se të fillonte një provë në shkallë të gjerë, duke thënë se ishte vendi i parë që realizoi vaksinën kundër COVID-it. Testimet e vlerësuara nga ekspertët e fushës disa muaj më vonë provuan se vaksina ishte rreth 92% e efektshme në luftimin e virusit.

LEXO EDHE:  Tabaku zbret në terren/ Bizneset dhe qytetarët të lodhur me propagandë boshe

LEXO EDHE:  Mjekja shqiptare me koronavirus në Itali flet për simptomat/ “Nuk është grip i thjeshtë, por përballohet”

Pfizer, me seli në New York dhe BioNTech në Gjermani, prodhuan vaksinën e parë të autorizuar në Shtetet e Bashkuara, të cilën rregullatorët e miratuan në muajin dhjetor. E dyta, e prodhuar nga Moderna, me qendër në Masaçusets, u autorizua po atë muaj.

Zëdhënësja tha se publikimet ruse u identifikuan nga Qendra Globale e Angazhimit pranë Departamentit të Shtetit, e ngritur për t’iu kundërvënë fushatave të propagandës dhe dizinformimit.

Ajo tha se “Departamenti do të vazhdojë të ekspozojë aktivitetet keqdashëse të Rusisë në internet.” “Ne gjithashtu do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë për një përgjigje globale kundër dezinformimit,” shtoi ajo./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

8 Marsi/ Thirrja e Angela Merkel: Të mos kthehemi tek modeli i vjetër i roleve

Publikuar

-

Nga

Kancelarja Merkel mendon, se në kohën e koronavirusit shpesh gratë janë më të ngarkuara. Janë sërish gratë ato që duhet të përballojnë vështirësitë mes homeschooling, kujdestarisë për fëmijët dhe profesionit të tyre, thekson ajo në podcastin e saj.

Kancelarja Angela Merkel tërheq vëmendjen për përpjekje të mëtejshme për barazinë gjinore. Nëse i hedh një sy sektorëve drejtues në ekonomi, por edhe në politikë vëren, që „ne ende nuk e kemi arritur objektivin”, deklaroi kancelarja në podcastin e saj të përjavshëm.

Nuk mund të pranohet, që „gratë të kontribuojnë masivisht në shoqërinë tonë dhe njëkohësisht të mos marrin pjesë si të barabarta në vendimmarrje të rëndësishme në politikë, ekonomi dhe në shoqëri”, nënvizon Merkel duke iu referuar 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas. 8 Marsi na tërheq vëmendjen, që „gjithmonë të jemi kritikë dhe të shtrojmë pyetjen se çfarë mungon ende në rrugën drejt barazisë gjinore”.

Mbi 75 përqind e grave në sektorin e shëndetësisë

Njëkohësisht ajo paralajmëron të mos lejohet që kriza e koronavirusit „të na kthejë në modelin e vjetër të roleve, që mendonim se e kemi kapërcyer”. Janë kryesisht gratë, të cilat me angazhimin e palodhur të tyre në sektorin e kujdesit social dhe shëndetësor aktualisht kanë mjaft ngarkesë, tërheq vëmendjen kryeministrja kristiandemokrate. Merkel thekson, se në sektorin e shëndetësisë mbi 75 e të punësuarve janë gra, por vetëm 30 përqind janë gra në pozicionet drejtuese të këtij sektori. Pikërisht tani gjatë pandemisë lipset barazia në të gjitha sferat e shoqërisë, bën thirrje kancelarja. „Për këtë duhet që gratë të paguhen po aq sa edhe burrat.”/DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Ligjvënësi gjerman jep dorëheqjen/ Përfitoi nga kontratat për maskat

Publikuar

-

Nga

Ligjvënësi gjerman jep dorëheqjen/ Përfitoi nga kontratat për maskat

Një ligjvënës i partisë së kancelares gjermane Angela Merkel tha të dielën se ai do të lëshojë vendin e tij në parlament dhe do të largohet nga politika, vendim që pason publikimin e të dhënave se kompania e tij ka përfituar nga marrëveshjet për të blerë maska në fillim të pandemisë. Publikimi i rastit ka nxitur kritika të ashpra ndërsa vendi ndodhet në një vit zgjedhor.

Nikolas Loebel, ligjvënës i Bashkimit Kristian-Demokrat të Qendrës së Djathtë të zonjës Merkel, u kritikua nga anëtarë të partisë së tij dhe kundërshtarë politikë pas publikimit të njoftimeve të premten se një kompani që ai drejton, ka fituar rreth 300,000 dollarë nga kontratat e ndërmjetësimit për të blerë maska. Duke thënë se duhej të kishte qenë më “i ndjeshëm” zoti Loebel pranoi se kishte gabuar dhe hoqi dorë nga vendi i tij në parlament.

Por kjo nuk ishte e mjaftueshme për kritikët, veçanërisht pasi shteti i tij i Baden-Wuerttemberg-ut më 14 mars pritet të zgjedhë organin legjislativ rajonal. Ndërkohë më 26 shtator pritet të zhvillohen zgjedhjet në rang kombëtar, proces gjatë të cilit gjermanët do të zgjedhin parlamentin e ri dhe do të përcaktojnë se kush do të pasojë zonjën Merkel.

Të dielën, zoti Loebel tha se ai do të largohej menjëherë nga grupi i partisë së tij në parlament dhe se në gusht do të lëshonte vendin si ligjvënës. Agjencia e lajmeve gjermane “dpa” njoftoi se ai kërkoi falje dhe tha se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e shtatorit.

LEXO EDHE:  Karantina, një llogari me shumë të panjohura

LEXO EDHE:  Nismë e re për emigracionin në Gjermani

Po marr përgjegjësinë për veprimet e mia“, tha ai.

Rasti i zotit Loebel nuk ishte i pari që ka tronditur bllokun e qendrës së djathtë. Georg Nuesslein, një ligjvënës i shquar i Bashkimit Social-Kristian, partia simotër e Kristian Demokratëve, përballet me një hetim për korrupsion nga prokurorët e Mynihut, lidhur me marrëveshje mbi prokurimin e maskave. Zoti Nuesslein i ka hedhur poshtë akuzat./ VOA

LEXO TE PLOTE