Fikajo Tomori qëndron te Milani, Alesio Romanjoli largohet. Paraqitja e shkëlqyer e mbrojtësit anglo-kanadez nuk bëri gjë tjetër veçse konfirmoi orientimet gjithnjë e më të vendosura në rrugën “Aldo Rossi”.
Një lëvizje, që me sa duket hedh hije dyshimi mbi të ardhmen kuqezi të kapitenit me spaleta të hequra në ndeshjen delikate kundër Romës “së tij”, ku ai është rritur dhe nga ku u transferua në vitin 2015 për 25 milionë euro.
Ishte ende Milani i Berluskonit dhe mëngjarashi vinte me kredencialet e liderit në mbrojtjen kuqezi. Por, 6 vite më pas, rritja e tij ngadalësoi rrezikshëm, rendimenti i tij është kritikuar shumë së fundmi dhe palët duken larg rinovimit.
Paolo Maldini, në pragndeshjen me Romën, u tregua diplomatik, duke thënë se me Romanjolin në fushë skuadra është në këtë pozicion në klasifikim, por pranoi se Alesio mbeti keq që nuk u aktivizua.
Falë rrotacionit ia mund të gjejë shpejt një fanellë titullari (duke nisur nga sot me Udinezen). Mes tij dhe Piolit nuk ka asnjë krisje, profesionalizmi i tij nuk është vënë kurrë në dyshim, por me kapitenin në stol, rinovimi i kontratës që do edhe 15 muaj të skadojë, në këtë moment nuk është i thjeshtë.
Në moshën 26-vjeçare, mbrojtësi që fiton 3.5 milionë euro në vit, duhet të kishte bërë një kapërcim në cilësi, e përkthyer më pas edhe në rrogë. Në këto momente, Milani është më pranë konsiderimit të shitjes së tij në merkaton e verës.
Dhe me një kontratë kaq të shkurtër, do të pranonte edhe një çmim prej 20 milionë eurosh për kartonin, por nuk do përjashtonte as një formulë shkëmbimi. Sigurisht që duhet llogaritur edhe vullneti i lojtarit, nëse do të qëndrojë deri në fund të kontratës së tij. Por në këtë situatë, Milani vetëm për një gjë nuk ka dyshime. Me Tomorin, i cili po shkëlqen dhe të drejtën e blerjes së tij nga Çelsi, ata nuk do duan kurrsesi ta humbasin.