Connect with Us

Katër faktet që tregojnë sondazhet

Politikë

Katër faktet që tregojnë sondazhet

Publikuar

-

Dy javët e fundit, mediat janë mbushur  me sondazhe të vazhdueshme nga kompani të cilat  kanë bërë edhe më parë në Shqipëri të tilla përllogaritje elektorale, por edhe kompani të reja.

Disa televizione si Report Tv, Ora News, Syri Tv dhe së fundi Euronews Albania kanë publikuar sondazhet e tyre. Sondazhe të cilat në finale tregojnë pritshmëritë e opinionit publik dhe ngjallin shpresat e partive politike të asaj në pushtet për të zgjatur qeverisjen apo të opozitës për të rrëzuar socialistët dhe për të marrë drejtimin e qeverisë.

Pa i kontestuar, të gjithë sondazhet kanë disa të përbashkëta në thelbin e tyre, pavarësisht se përgatiten nga televizone që tashmë në Shqipëri kanë marrë krah politik. Report Tv njihet si një televizon i qeverisë drejtuar nga Carlo Bolino apo Ora News i cili njëherë ka qenë me PD, pastaj afër Ramës, në fakt në të vërtetë ka lëvizur sipas lëvizjes që ka bërë LSI, pra presidenti Ilir Meta, apo Syri Tv i Çlirimi Pekës, i cili është një televizion opozitar në krahun e ish kryeministrit Berisha, por edhe me një dashuri për Ilir Metën.

Nga ana tjetër ai që duket televizion më racionl është Euronews Albania, një tjetër brand ndërkombëtar në Shqipëri i cili dje ka nxjerrë një sondazh më të balancuar ndoshta nga të dhënat që kanë publikuar mediat e tjera. Gjithësesi le të shohim faktet! Të gjitha sondazhet kanë një të përbashkët, pakënaqësinë e madhe popullore në lidhje me ekonominë dhe zhvillimin e vendit.

Pra, shqiptarët nuk mund të reagonin ndryshe pas një pandemie, pas një tërmeti shkatërrimtar apo edhe një ekonomie, PPP-të e të cilave po shtrëngohen fort në rripin e qeverisë i cili më tej shtrëngon rripin e tij në qafën e shqiptarëve. Nuk ka një “boom’ ekonomik, nuk ka një zhvillim të sektorit të punësimit, pa folur këtu për emigracionin. Këto janë të përbashkëtat që jep çdo sondazh,pakënaqësia popullore duket se është e madhe.

Së dyti, sondazhet tregojnë një fakt tjetër. Partia Socialiste në të gjitha del e para, edhe në sondazhet e përgatitura nga Syri Tv i Çlirim Pekës, edhe nga mediat më opozitare, por edhe sondazhet që bëjnë kompanitë e kontraktuara nga vetë PD, del se PS është gati 45% mesatarisht në të gjithë sondazhet. Pra, udhëheq e sigurt nga 48% që ka qenë në vitin 2017 shkon në rreth 45%, një 3% rënie që ndoshta duhet të ishte më i madh llogaritur me pakënaqësinë popullore.

Një fakt i tretë është se opozita nuk ka përkthyer dot pakënaqësitë popullore në vota për të. Pra, pakënaqësia popullore është e madhe ndërsa PD dhe LSI janë shumë poshtë në shifra, qoftë kjo e krahasuar me Partinë Socialiste. Në të gjitha sondazhet Partinë Demokratike përpiqen ta nxjerrin maksimalisht, diku tek 33-35%, kjo me të shtyrë. Në fakt shtrati elektoral i PD, gjithmonë ka qenë diku te 28-30% e më pas ka qenë “mjeshtëria” e Sali Berishës, mbledhja e aleatëve dhe veprimet e tij politike që e kanë sjellë atë në pushtet duke bërë një makismalizim të votave.

LEXO EDHE:  Basha humbës serial/ Bën politikë me krimin

PD del shumë poshtë, gati gjysmë për gjysmë me pakënaqësinë popullore. Kjo tregon jo pak, qoftë edhe më skeptikët dhe të dashuruarit pas Lulzim Bashës tashmë kanë filluar të kuptojnë se kreu i PD nuk ngjit për opinionin publik. Pra, nuk ka një marrëdhënie shpirtërore të opinionit publik me të, për ta parë si shpresë dhe të ardhmen për vendin.

Nasip Naço dhe Lefter Koka e braktisën/ Kryemadhi: Udhë e mbarë! Ikën se LSI nuk i don më

Nga ana tjetër është LSI e cila po pëson rrudhje dhe kjo edhe me sondazhet e miqve të afërt të Ilir Metës, siç është është rasti i Ora News, televizioni i sekuestruar të trafikantit të drogës Xhemail Pasmaçiu i njohur në opinion publik si Ylli Ndroqi. LSI del shumë poshtë në sondazhe, edhe në sondazhet që përgatiten prej saj, edhe në ato që i përgatit PD, edhe në ato që përgatitin palët e tjera politke në Shqipëri, edhe në sondazhe të pavarura del se ka një përgjysmim të ndjekësve që ka pasur, qofshin këto të pavërteta, të gjitha sondazhet thonë sërish të njëjtën gjë.

Pra, faktet e përbashkëta dhe të vërtetat që na thonë të gjitha sondazhet janë katër:  Së pari pakënaqësia popullore, së dyti udhëheqja e së majtës, së treti mosbesimi dhe mungesa e mbështetjes ndaj Lulzim Bashës dhe së katërti rënai e lirë e LSI.

Baton Haxhiu zë ngushtë Bashën/ Kreu i PD nuk tregon asnjë emër oligarku

Këto katër të dhëna të marra në të gjitha sondazhet e bëra deri tani, janë katër të vërteta, katër fakte të cilat tregojnë atë që opinioni publik apo opinionistët apo dhe vetë qytetarët tashmë i shikojnë dhe prekin çdo ditë.

Pakënaqësitë ndaj qeverisë , fakti se socialistët janë më të shumtë në numër në Shqipëri, fakti se Lulzim Basha është nje kryetar partie i zgjedhur me zor që nuk mund të bëhet lider dhe se Monika Kryemadhi e ka dobësuar më shumë se kurrë partinë e Ilir Metës.

Këto janë ato që japin shifrat e të gjitha sondazheve, megjithëse ende ka gati tre muaj për të parë se cili do të jetë rezultati i zgjedhjeve që duket se tashmë ka një problem. Të gjitha të dhënat statistikore që mblidhen problem ka një emër, ai quhet Lulzim Basha i cili mesa duket është i vetmi problem që pengon rritjen e mbështetjes popullore ndaj opozitës për të çuar në përmbysjen e Edi Ramës./CNA.al

Sondazhi/ Cila parti do t’i fitonte zgjedhjet nëse mbaheshin sot

Sondazhi/Shqiptarët të pakënaqur por nuk votojnë Bashën dhe Monën

Sondazhi/ Televizioni i Xhemail Pasmaçiut “shton” votat për PD-në, tkurret PS dhe LSI

Sondazhet qesharake e bëjnë kryeministër/ Basha duhet të ndërrojë “rrobaqepësin”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Halim Kosova tregon tenderin korruptiv/ Tritani më kërkoi të mbyll sytë

Publikuar

-

Nga

“Nuk ka strategji”/ Shehu leksion qeverisë: Duhet të stimulohen laboratorët

Mjeku Halim Kosova tregoi  mbrëmjen e sotme për një tender korruptiv për një ilaç për leuceminë, q ëish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, i kishte kërkuar të mbyllte sytë.

Kosova tha se Shehu kishte ndërhyrë dhe I kishte dërguar një person në zyrë.

Kur kam qenë ministër është po Tritani që ka ndërhyrë që unë të mbyll sytë për një tender korruptiv, për një ilaç për leuceminë që e kishte çmimin shumë herë më të lartë se në treg. Ky është i joni më tha, për atë personin. Edhe më erdhi personi në zyrë, më tha jo kështu po ashtu, e i thashë: mos më vidh në sistemin shëndetësor sa të jem unë këtu se të gjen belaja”, u shpreh ai në emisionin “Open”.

Gjithahstu mjeku tregoi edhe një episod tjetër që i kisnte ndodhur në kohën kur ishte ministër me Genc Rulin.

LEXO EDHE:  “PD e ka të sigurtë fitoren me LSI”/ Fahri Balliu në krah të Kryemadhit

LEXO EDHE:  Rama paralajmëron/E vërteta për Babalen e parë do ju habisë

“Kur kam qenë ministër Shëndetësie më sinjalizuan njëherë për një vjedhje në Gjirokastër, çova një ekip kontrollues dhe personi i parë që më erdhi ishte Ruli, deputeti i parë në listën e PD në atë qark, e më tha ai është njeriu im, po t’i bësh gjë atij ma kë bërë mua. Drejtorit të spitalit të Gjirokastrës domethënë. I thashë stafit mos bëni gjë dhe një javë sa të jetë zgjedhjet se do më thonë mua e ka fajin ky do ma faturojë mua që doli keq në zgjedhje. Dhe një javë pas zgjedhjeve ky drejtori i spitalit dha dorëheqjen”, theksoi Kosova./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklaratat e Halim Kosovës kundër Bashës/ Reagon Kulluri: Të vërteta të dhimbshme

Publikuar

-

Nga

Deklaratat e Halim Kosovës kundër Bashës/ Reagon Kulluri: Të vërteta të dhimbshme

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Edvin Kulluri, ka reaguar lidhur me deklaratat e Halim Kosovës sonte në ‘Open’ ku nuk e kurseu aspak Lulzim Bashën.

Me tone ironike, Kulluri shkruan se po ta kishte ditur se ish deputeti demokrat do thoshte disa të vërteta të dhimbshme për PD e Lulzim Bashës nuk do kishte folur asnjë fjalë 4 vite për të gjitha abuzimet arbitrare.

“Po ta kisha ditur qe Halim Kosova do thoshte disa te verteta te dhimbshme aq thjeshte per PD e Lulzim Bashes por jo te demokrateve, nuk do kisha folur asnje fjale 4 vite per te gjitha shtremberimet demokratike, abuzimin arbitrar me karrigen e kryetarit te PD, lartesimin e modelit te pazareve mes njerezve te korruptuar dhe medioker patologjik!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berisha është vlerë politike”/ Halim Kosova: Lum kush di të mësojë nga ai

Publikuar

-

Nga

“Berisha është vlerë politike”/ Halim Kosova: Lum kush di të mësojë nga ai

Mjeku i njohur Halim Kosova ka folur me superlativa për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Kosova tha se me Berishën ka raporte shumë të veçanta, ndërsa e cilësoi si një njeri me vlera politike.

Kam raporte shumë të veçanta. Berisha për mua ka qenë shumë i veçantë, se sa vite që e kam pasur pedagog me thonte çohu në dërrasë të zezë dhe mundohej ku të më kapte. Më bënte pyetje të shumta dhe unë që mundohesha si e si ta gjeja diçka derisa ai qeshi dhe më tha: Nuk është shpikur akoma kjo që po kërkon të gjesh ti.

Berisha është një vlerë politike. Lum kush di të mësojë nga ai”, theksoi mjeku në emisionin “Open”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE