Connect with Us

Jorgjit i ikën situata nga duart, bën ndeshjen lëmsh me kartonët

Sport

Jorgjit i ikën situata nga duart, bën ndeshjen lëmsh me kartonët

Publikuar

-

Takimi mes Partizanit dhe Tiranës, pati disa momente të diskutueshme. Gjyqtari Jorgji ishte protagonist në këtë takim, duke akorduar 7 kartonë të verdhë dhe dy të kuq, nga një për secilën skuadër. Në pjesën e parë të derbit, pati dy raste të dyshimta.

Fillimisht, në minutën e 36-të, ishte një aksion i Seferit, ku u duk në pozicion të parregullt. Por nga përsëritja, u duk qartë se Mala e mban në lojë. Seferi më pas humbi një shans të artë me portën e boshatisur pasi kishte dribluar Hoxhën.

Ndërsa në minutën e 37-të, Partizani pretendon për penallti. Melo është i vetëm përballë portierit Bekaj dhe tenton ta mposhtë me një parabolë. Portieri i Tiranës në inerci, përplas fort Melon dhe gjuajtja e brazilianit shkon mbi traversë. Për Jorgjin nuk ka 11-metërsh, me gjyqtarin kryesor që vendosi drejt sipas rregullores, pasi Bekaj nuk i heq mundësi të pastër shënimi.

Në minutën e 49-të, Batha rrezikon shumë pas një faulli kundrejt Asanit, pasi e kishte një karton të verdhë, por Jorgji akordon vetëm faull.

Në minutën e 52-të, vjen momenti kulminant i sfidës. Jorgji i tregon kartonin e dytë të verdhë Bardhit, pas një kontakti me portierin Bekaj. Një kontakt pa tendencë nga mesfushori, që po vraponte për t’u rikthyer në pozicion, por për Jorgjin, kishte kontakt të ndëshkueshëm. Në këtë rast ka gabuar arbitri.

Kartoni i kuq për Bathën nuk do të mungonte. Në minutën e 56-të, kapiteni i Tiranës ndal me faull në mesfushë Asanin dhe Jorgji nuk heziton, duke i treguar kartonin e dytë të verdhë. Nga pamjet, duket se Batha nuk është ndëshkuar për ndërhyrjen, por për fjalorin që ka përdorur më pas. Vendim i drejtë i arbitrit.

Një tjetër rast i kontestuar ishte ai i minutës së 68-të, kur Jorgji fali Melon nga kartoni i dytë i verdhë, pasi ndali me faull taktik Torasan. Jorgji i fal të kuqin. Menjëherë trajneri Daja e nxori jashtë fushe Melon, duke aktivizuar Zhunior.

Mungon dhe një i verdhë për sulmuesin Zhunior, i cili në minutën e 89-të, godet me shqelm Najdovskin nga mbrapa. Në rast ndëshkimi, Zhunior do të linte skuadrën e Partizanit me 9 futbollistë, pasi ishte ndëshkuar me kartonin e parë të verdhë në minutën e 86-të, por Jorgji e fali.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Seria A

Juventusi po vjen, mposht Spezian dhe afrohet me kreun

Publikuar

-

Nga

Juventusi është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur ditën e sotme Specian me rezultatin 3-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të.

Bardhezinjtë marrin kështu një fitore shumë të rëndësishme, e cila i dërgon në kuotën e 49 pikëve, 3 më pak se Milani i vendit të dytë dhe 7 më pak se Interi kryesues.

Për të kaluar te ndeshja, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ku bardhezinjtë kishin disa raste shënimi, por nuk ia dolën të shënojnë.

Pjesa e dytë ishte një tjetër histori, teksa ndeshjen do ta zhbllokonte Alvaro Morata, i cili  1 minutë pasi ishte aktivizuar, ia doli të shënojë në minutën e 62’. 9 minuta më vonë mendoi Kieza për të dyfishuar shifrat she për të qetësuar Pirlon.

Megjithatë ndeshjen e vulosi Kristiano Ronaldo, i cili pasi ishte ndalur te shtylla në pjesën e parë, në minutën e 89’, shfrytëzoi në maksimum një asist të Bentakur, për të shënuar golin e tretë dhe të fundit të ndeshjes.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Merret vendimi zyrtar për ndeshjen Lazio-Torino

Publikuar

-

Nga

Ka ardhur komunikimi zyrtar nga gjyqtari Piccinini, ndeshja Lazio – Torino nuk luhet sepse Torino nuk u shfaq as pas 45’ minutave nga koha kur loja duhej të startonte.

“Granata” nuk u nisën për në Romë sepse ishin në izolim, sipas parashikimeve të autoritetit shëndetësor lokal.

Por ndeshja e planifikuar për në orën 18:30 nuk është shtyrë sepse Lega Calcio beson se “Toro” ka përdorur tashmë bonusin e një shtyrje sezonale për ndeshjen kundër Sassuolos. Është një rast i ngjajshëm më atë të Juventus – Napoli.

Tani mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Federatës së Futbollit të Italisë në lidhje me këtë çështje.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Rastet me “Covid-19”, Torino nuk del në fushë, Lazio e pret

Publikuar

-

Nga

Tetë rastet me “COVID-19” në ekipin torinez, madje me variantin britanik, i bënë autoritetet të mos bënin ndonjë lëshim, ndaj edhe Torino nuk u paraqit sot në ndeshjen me Lazion në Romë.

Takimi Lazio-Torino ishte parashikuar të niste në orën 18:30, por që tashmë i takon federatës italiane të futbollit që të vendosë për këtë sfidë…, me institucionin e futbollit që ka kërkuar që sfida të luhet.

Pas ndeshjes me Sasuolon, kjo është ndeshja e dytë që Torino nuk zbret në fushën e lojës.

LEXO TE PLOTE