LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohet 54 vjeçari në Elbasan

22 Janar 2021, 07:49, Kronika CNA
Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohet 54

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: R. E., 54 vjeç, banues në Elbasan.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Torinos, Itali, në datën 25.11.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale për vjedhje me dhunë dhe grabitje”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë./CNA.al

Lajmet e fundit nga