LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Greqia shtyn vendimin/ Kapshtica e mbyllur deri më 8 shkurt

22 Janar 2021, 10:13, Sociale CNA
Greqia shtyn vendimin/ Kapshtica e mbyllur deri më 8 shkurt

Greqia ka vendosur të shtyjë afatin e bllokimit të Pikës Kufitare të Kapshticë deri më 8 shkurt të këtij viti.

Bëhet me dije se deri më 8 shkurt dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash).

?Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 08.02.2021.
Sqarojmë se deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.
Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash). Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin?, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit./CNA.al

Lajmet e fundit nga