Aktualitet
Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e Metës/ Merr në shqyrtim Teatrin Kombëtar

Më 24 Korrik të 2019-ës, Presidenti Ilir Meta depozitoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpalljen antikushtetues të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Por në maj të 2020-ës ai shkoi vetë në Kushtetuese dhe dorëzoi dokumentin ku kërkonte shfuqizimin e vendimit të Qeverisë që transferon truallin dhe godinën e Teatrit tek Bashkia e Tiranës.
Edhe pse Gjykata Kushtetuese nuk ishte funksionale, qeveria nuk priti vendimin dhe shembi Teatrin Kombëtar.
Mirëpo sot mësohet se Gjykata Kushtetuese do të kalojë për shqyrtim kërkesën e Metës për paligjshmërinë e shembjes së Teatrit Kombëtar.
Sipas Syri Tv, gjyqtarët e Kushtetueses kanë vendosur që të kalojnë për seancë plenare padinë e parë të Kreut të Shtetit për ligjin, ndërsa ende nuk është ofruar një datë për mbajtjen e seancës.
Ndërkohë, kujtojmë se sot edhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar të drejtën e kauzës për teatrin kombëtar.
Aleanca ka depozituar kërkesën për tu përfshirë si palë të tretë në padinë që presidenti i vendit Ilir Meta ka ngritur përsa i përket shembjes së Teatrit Kombëtar./ CNA.al