Connect with Us

Erë e fotë dhe rrebesh shiu/ Meteorologët bëjnë parashikimin për fundjavën

Sociale

Erë e fotë dhe rrebesh shiu/ Meteorologët bëjnë parashikimin për fundjavën

Publikuar

-

Fundjava në vendin tonë do të shoqërohet me reshje të dendura shiu. Adiola Bani, meteorologe pranë Meteoalb u shpreh se kryesisht reshjet do të jenë të përqendruar në Veri dhe në Jug të vendit por nuk do të mungojë prezenca e tyre edhe në Shqipërinë e mesme.

Reshjet intensive do të shtohen ditën e shtunë gjatë pasdites ku do të ketë edhe rrebeshe. Ndërkohë problematike do të jetë edhe era e fortë ku në det të hapur do të arrijë deri në 80 km/h duke vështirësuar lundrimin.

“Dita e sotme do të sjelle vetëm rrebesh në zonën veriore dhe jugore. Do të vazhdojë e njëjta situatë edhe të shtunën, por pasditja dhe e diela sjell fuqizim të reshjeve në të gjithë vendin, kryesisht reshjet do të jenë mesatare.

Ndërsa do të ketë reshje intensive. Pasdite të dielën ka ulje të shirave por më pas nisin reshjet e tjera. Herë pas here në Shkodër Lezhe, Fier Vlorë, Gjirokastër mund të ketë përmbytje.

Është situatë e përkohshme që nuk zgjat shumë ditë. Nga dita e hënë do të rikthehet moti i kthjellët por temperatura të ulëta. Do të jetë edhe erë shumë të fortë. I kalon edhe 80 km / h në det të hapur”, shprehet Adiola Bami./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Aktualitet

Nis vaksinimi në Lezhë/ Manastirliu lajmëron ardhjen e 8000 dozave të tjera nga Pfizer

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme ka nisur vaksinimi për të moshuarit mbi 90 vjeç në Lezhë. Të pranishëm ishin dhe Kryeministri Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta

Manastirliu, e cila ka lajmëruar se në 15 mars priten të vijnë dhe 8000 diza të tjera nga vaksina Pfizer.

“Kemi arritur 15 mijë vaksinime, 12 mijë janë personel shëndetësor. Bëjmë çdo ditë të paktën 1000 vaksinime dhe besoj se do të bëjmë akoma më shumë me ardhjen e vaksinave nga Pfizer. Me datë 15 Mars vijnë rreth 8000 vaksina nga Pfizer”- tha Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Humbi jetën nga Covid-19/ Zbulohen detaje të reja për 27-vjeçaren nga Berati

Publikuar

-

Nga

Kurba nuk njeh ulje/ Konfirmohen 851 raste të reja, ja sa kanë humbur jetën sot

Detaje të reja janë zbardhur mbi vdekjen e 27-vjeçares nga Berati, si pasojë e Covid-19.

Mësohet se Arjola Cakollari mbërriti në gjendje të rënduar në spital dhe pasi ju dha ndihma e parë dhe ju bënë ekzaminimet rezultoi që covid i kishte prekur 90% të mushkërisë. Mjekja infeksioniste në Repartin Covid-19 të Spitalit Rajonal të Beratit, Etleva Vila deklaroi se pasi u pa se gjendja e saj ishte kritike u vendos që vajza të dërgohej drejt spitalit Infektiv të Tiranës për mjekim të specializuar, megjithatë e reja nuk ja doli dot.

27-vjeçarja ishte kthyer në Berat për t’u shërbyer prindërve të saj, të infektuar me Covid-19, por u infektua dhe vetë, duke humbur dhe jetën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rriten temperaturat/ Parashkimi i motiti për sot

Publikuar

-

Nga

Keni bërë plane për ditën e sotme?/ Ky është parashikimi i motit

Orët e para të ditës janë dominuar nga kthjellimet në të gjithë Shqipërinë.

Sipas Metoalb, pasditja dhe nata sjellin kalime vranësirash nëpër territor, ku më të shpeshta vranësirat paraqiten në zonat jugore-juglindore. Temperaturat e ajrit janë rritur lehtë në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C minimumi deri në 18°C maksimumi.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 25 km/h nga drejtimi perëndimor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim të ulët./CNA.al

LEXO TE PLOTE