Connect with Us

EKSKLUZIVE/ Armah largohet nga Skënderbeu

Sport

EKSKLUZIVE/ Armah largohet nga Skënderbeu

Publikuar

-

Skënderbeu po mundohet të përforcohet në këtë merkato janari, por mesa duket në skuadër ka dhe firo. Pas Govorit, i larguari i radhës është Samuel Armah.

Ganezi i ardhur në verë nuk është përshtatur dot dhe është larguar nga klubi bardhekuq.

Lajmin e ka konfirmuar vetë lojtari për CNA.al, duke deklaruar se ka gjetur ekip të ri në vendlindjen e tij. Ai i eshte bashkruar ekipit te International Allies FC.

Nga Skënderbeu, priten edhe largime të tjera gjatë ditëve në vijim. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Sport

RENDITJA/ Luftë katërshe për titullin kampion, Skënderbeu buzë… “greminës”

Publikuar

-

Nga

U luajtën ditën e sotme 5 sfidat e javës së 22 të Kategorisë Superiore. Spikati fitorja e Teutës ndaj Vllaznisë me shifrat 1-0 me anë të golit të Dejvi Bregut, Vllaznia pas kësaj disfate renditet ende e para ndërsa Teuta e ndjek në vendin e dytë me -1 pikë distancë.

Laçi triumfoi në stadiumin “Elbasan Arena” ndaj Kukësit me rezultatin 1-2, me këtë sukses kurbinasit renditen në vendin e tretë me pikë të barabarta sa Teuta e vendit të dytë, ndërsa verilindorët klasifikohen të 6-ët në kuotën e 30 pikëve.

Tirana triumfoi në stadiumin “Selman Stërmasi” me shifrat 2-0 ndaj Bylisit, kryeqytetasit me këtë fitore renditen në vendin e 5 me 32 pikë të grumbulluara, ndërsa skuadra ballshiote në vendin e 8 në kuotën e 18 pikëve. Partizani u ndal në një barazim 1-1 në stadiumin “Loni Papuçiu” ndaj Apolonisë, ku skuadra e kuqe me këtë barazim renditet në vendin e katërt në kuotën e 39 pikëve, ndërsa skuadra fierake noton në “ujëra të turbullta” teksa klasifikohet në vendin e parafundit me 15 pikë të grumbulluara.

Skënderbeu u mposht me rezultatin 0-1 në Korçë nga Kastrioti, ku skuadra korçare renditet e fundit në kuotën e 13 pilëve, ndërsa skuadra krutane me këtë sukses mban vendin e 7 me 28 pikë.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Teatër i arbitrave, Klajdi Kola një kamikaz”, Kukësi shfryn ndaj gjyqtarit: Do ta padisim këtë ordiner

Publikuar

-

Nga

Klubi i Kukësit ka shpërthyer ndaj gjyqtarit Klajdi Kola, pas disfatës 1-2 në “Elbasan Arena” me Laccin. Verilindorët e kanë cilësuar arbitrin vlonjat kamikaz teksa bëhet me dije se do të ngrihet një padi ndaj tij.

REAGIMI I KUKËSIT:

Sot ne “Elbasan Arena” u gjykua nje tjeter ndeshje nga skena teatrale e arbitrimit shqiptar me aktor kryesor kamikazin Klajdi Kola i cili na demton edhe nje here tjeter ne menyre direkte duke ndikuar ne rezultat. Kamikazi Kola akordon nje penallti te paqene kunder skuadres sone, duke i dhene mundesi ekipit kundershtar per te kaluar ne avantazh ne momentet kur ekipi yne kishte ne dore frenet e lojes.

Pavaresisht se FK Kukesi kishte kerkuar nga FSHF dhe nga Liga Profesioniste qe ky kamikaz te mos gjykonte me ekipin tone, Kola u percaktua ne ndeshjen ndaj nesh me tendencen per te na demtuar duke e arritur me sukses objektivin e tij.

Pas ndeshjes ndaj Tiranes (0-0) ku Klajdi Kola anulon nje gol te rregullt te ekipit tone, sot behet vendimtar me kartone te shumte kunder nesh dhe me vendime plotesisht te njeanshme.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Perla e Bregut thyen Vllazninë kryesuese, Laçi mposht Kukësin mes polemikave (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

Fitojnë Teuta dhe Laçi, suksese që i kanë ngjitur dy skuadrat e Edi Martinit dhe Shpëtim Duros në vend të dytë. Vllaznia tani është vetëm një pikë larg dhe gara për titullin kampion në Superiore është bërë më e fortë dhe më spektakolare së kurrë, me katër skuadra që ndahen nga vetëm dy pikë larg.

Laçi vazhdon ecurinë fantastike në kampionat dhe është ngjitur në vend të dytë. Bardhezinjtë e Duros mposhtën 1-2 Kukësin në “Elbasan Arena”, duke siguruar fitoren e gjashtë në shtatë takimet e fundit. Emiliano Musta gjeti rrjetën në minutën e katërt dhe kaloi shumë shpejt miqtë në avantazh.

Laçi dominoi pjesën e parë, por humbi disa raste të pastra për gol. Kukësi e nisi mirë fraksionin e dytë dhe barazoi ndeshjen pas një ore lojë. Eurogol i afrikanit Eze, i cili dërgoi topin në trekëndëshin e Sherrit. Ekipi i Duros reagoi shpejt dhe u rikthye në avantazh në minutën e 74-t. Redon Xhixha u frenua në mënyrë të parregullt nga Eze dhe kryesori akordi një penallti të diskutueshme.

Regi Lushkja nuk gaboi nga pika e bardhë, gol që i dhuroi tre pikë fantastike ekipit kurbinas. Suksesi i sotëm e ka ngjitur Laçin në vend të dytë me 40 pikë, një më pak se Vllaznia kryesuese, dhe po aq sa numëron edhe Teuta.

Teuta mori sot një fitore shumë të rëndësishme ndaj Vllaznisë me shifrat 1-0, duke hapur ap tërësisht garën për titull kampion dhe ngjeshur shumë renditjen e përgjithshme. Ishte një ndeshje përgjithësisht e ekuilibruar, por në fund lojtarët me cilësi të mëdha janë ata që vendosin dhe në këtë rast ishte Bregu, që nderoi Teutën.

Vlonjati qëndroi jashtë zone gjatë një goditje këndi në favor të Teutës dhe pasi topi u largua nga shkodranët sfera përfundoi në këmbët e Bregut.
Sulmuesi e kontrolloi me shumë klas dhe lëshoi një goditje fluturimthi, duke shënuar ndoshta golin më të bukur të javës dhe i dhënë tre pikë jetike Teutës, që mban vendin e tretë me 40 pikë, po aq sa Laçi një shkallë më lart. Nga ana tjetër Vllaznia vazhdon të jetë në krizë. Në 7 ndeshjet e fundit shkodranët numërojnë 6 pikë. /abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 22
E mërkurë, më 3 mars, ora 16:00

Teuta-Vllaznia 1-0
(Bregu 25′)
Kukësi-Laçi 1-2
(Eze 58′ / Musta 4′, Lushkja (pen) 74′)

 

74′ Laçi rikthehet në avantazh. Xhixha fitoi një penallti për kurbinasit dhe Regi Lushkja nuk gaboi nga pika e bardhë.

58′ Eurogol në “Elbasan Arena”. Eze dhuroi një goditje fantastike me të majtën dhe topi në trekëndësh. Kukësi gjen golin e barazimit.

25′ Vjen goli i parë në Durrës. Teuta ka kaluar në avantazh në minutën e 25-të përballë Vllaznisë kryesuese. Eurogol i Dejvi Bregut.

4′ Zhbllokohet ndeshja në “Elbasan Arena”. Laçi ka kaluar në avantazh përballë Kukësit. Emiliano Musta autori i golit për bardhezinjtë e Duros.

LEXO TE PLOTE