Seria A
E kryer/ Tomori lojtar i Milanit, gati vizitat mjekësore

Qendërmbrojtësi i Chelseat, Fikayo Tomori do udhëtojë në Milan për t’i kryer testet mjekësore nesër.
Sipas Skysport Italia, do jetë huazim për gjashtë muaj me mundësi blerje në fund të edicionit për 30 milionë euro.
“Rossonerët” kanë nxituar për ta kompletuar transferimin e Tomorit, në mënyrë që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen e vështirë kundër Atalantas.
Tomori do arrijë sot në Milano.
23-vjeçari do ishte shumë i vyeshëm kundër Atalantas sepse Alesio Romagnoli është i suspenduar dhe Simon Kjaer nuk është i gatshëm 100 për qind