Connect with Us

“Do të japë llogari”/ Akuzat ndaj Trump do t’i dorëzohen Senatit në SHBA më 25 janar

Bota

“Do të japë llogari”/ Akuzat ndaj Trump do t’i dorëzohen Senatit në SHBA më 25 janar

Publikuar

-

SHBA: Akuzat ndaj ish-presidentit Trump dorëzohen të hënën në Senat

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit të Shteteve të Bashkuara do të dorëzojë të hënën në senat akuzat për nxitje rebelimi ndaj ish-Presidentit Donald Trump, duke hedhur poshtë një kërkesë nga kreu i pakicës republikane në Senat, Mitch McConnell për një shtyrje.

Kreu i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer që zëvendësoi zotin McConnell si kreu i shumicës në Senat, e bëri njoftimin të premten por nuk tha se kur do të fillonte gjyqi i ish-presidentit Trump.

Paraqitja e akuzave vë në lëvizje një proces gjyqësor në Senat, vendimi i të cilit mund ta ndalojë ish-presidentin të mbajë një post federal në të ardhmen.

“Dhoma e Përfaqësuesve do të dorëzojë akuzat në Senat. Senati do të zhvillojë gjykimin e Donald Trumpit Do të jetë një gjyq i plotë. Do të jetë një gjykim i drejtë,” tha senatori Schumer në sallën e Senatit.

Vendimi erdhi pasi zoti McConnell i kishte kërkuar Dhomës së Përfaqësuesve që të shtynte dorëzimin e akuzave deri të enjten e ardhshme dhe të binte dakord që fillimi i gjyqit kundër ish-Presidentit Trump të shtyhej deri në mes të shkurtit, për t’u dhënë kohë avokatëve të tij për të përgatitur një mbrojtje kundër akuzave për nxitje të protestës së dhunshme.

“Procesi për shkarkimin filloi me një procedurë jashtëzakonisht të nxituar dhe minimale në Dhomën e Përfaqësuesve, tha zoti McConnell të premten.

“Nuk mund të pasohet me një proces të mangët në Senat që do t’i mohonte ish Presidentit Trump procesin e duhur, ose të dëmtonte senatin apo edhe vetë presidencën”, shtoi ai.

Dhoma e Përfaqësuesve i miratoi akuzat javën e kaluar në përgjigje të sulmit vdekjeprurës në Kapitol nga mbështetësit e ish-presidentit Trump.

LEXO EDHE:  Trump e mposhti qartazi Bajdenin në debatin e parë presidencial

Ish presidenti republikan u largua nga zyra të mërkurën dhe udhëtoi për në vendpushimin e tij në Florida, disa orë para se të betohej demokrati Joe Biden.

Demokratët kontrollojnë Senatin me epërsinë më të ngushtë të mundshme, duke u mbështetur në votën e Nënpresidentes Kamala Harris për të thyer ndarjen në mënyrë të barabartë të votave 50-50, dhe gjithashtu kanë nevojë për bashkëpunimin e republikanëve për të çuar përpara shumë elemente të axhendës së Presidentit Biden, si dhe për të konfirmuar emërimet për Kabinetin e tij.

Zoti Trump është i vetmi president amerikan ndaj të cilit janë ngritur akuza dy herë, dhe gjyqi i tij në Senat do të jetë i vetmi që ka ndodhur ndonjëherë pasi një president është larguar nga detyra./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kosova & Rajoni

Rritja e rasteve me Covid/ Rikthehet karantina totale në shumë qytete të Greqisë

Publikuar

-

Nga

Rritja e rasteve me Covid/ Rikthehet karantina totale në shumë qytete të Greqisë

Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalias ka njoftuar masat e reja anti-covid në Greqi.

Duke filluar që nga data 6 Mars deri më 16 Mars në 6 të mëngjesit do të futen në karantinë qytetet përfshin Atikën, Akainë, Arkadinë, Selanikun, Larisën, Lefkadën jashtë Meganisi, Fthiotida, Argolida, Korinth, Thesprotia, Arta, Samos, Boeotia, Chios, Etoloakarnania, Rodos, Evia jashtë Skyros si dhe Komunat e Kalymnia, raportojnë mediat greke.

Kështu, në të gjitha zonat me “të kuqe të thellë “, operacioni i shitjes me pakicë është pezulluar, si dhe funksionimi i drejtpërdrejtë i shkollave në të gjitha nivelet, me përjashtim të arsimit special. Mësimi tashmë do të jetë online.

Në zonat që janë në “të kuqe “, mësimi në shkollat ​​e mesme do të bëhet në distancë, ndërsa në nivelet e tjera do të zhvillohet normalisht në klasa.

LEXO EDHE:  SHBA, demokratët po e ndihmojnë Donald Trumpin të rizgjidhet sërish president

LEXO EDHE:  Zhbërja e ligjit për Gjykatën Speciale/ SHBA vijon ofensivën: Kosovarët e duan!

Hardalias deklaroi se ndryshimet e mëposhtme zbatohen për SMS në të gjithë Greqinë, pavarësisht nga rreziku epidemiologjik:

Në SMS 2 për lëvizjen për furnizimin e mallrave bazë, por edhe në SMS 3 për degët bankare, lëvizja do të bëhet vetëm brenda komunave përkatëse ose në një distancë deri në 2 km.

Për SMS 6 në lidhje me sportin ose ecjen me një kafshë shtëpiake, do të bëhet ekskluzivisht në këmbë ose me biçikletë. Me fjalë të tjera, askush nuk do të jetë në gjendje të dërgojë kodin 6 në të gjithë Greqinë për të lëvizur me makinë ose motor.

Kush do të udhëtojë me SMS 4, organet mbikëqyrëse duhet t’i kërkojnë prova shtesë në mënyrë që të përcaktohet përshtatshmëria e udhëtimeve të jashtëzakonshme për qytetarët.

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Partia AfD e ekstremit të djathtë, nën vëzhgim nga agjencia gjermane e zbulimit

Publikuar

-

Nga

Partia AfD e ekstremit të djathtë, nën vëzhgim nga agjencia gjermane e zbulimit

Media gjermane njoftoi të mërkurën se agjencia e zbulimit të brendshëm ka vënë nën vëzhgim partinë Alternativa për Gjermaninë për shkak të dyshimeve se ka shfaqur simpati për ekstremin e djathtë. Veprimi kundër partisë më të madhe të opozitës në parlament, vjen vetëm gjashtë muaj para zgjedhjeve të përgjithshme.

Partia Alternativa për Gjermaninë, ose AfD, ka luftuar në gjykatë kundër kësaj mase, duke argumentuar se publiciteti që pason një lëvizje e tillë kaq pranë zgjedhjeve të 26 shtatorit, do të dëmtonte shanset e partisë në zgjedhje.

Pas njoftimit të lajmit nga agjencia gjermane e lajmeve DPA, gazeta Der Spiegel, televizioni publik ARD dhe media të tjera, bashkëkryetari i partisë AfD, Tino Chrupalla akuzoi Zyrën Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, që njihet shkurtimisht si BfV, për nxjerrje të qëllimshme të informacionit në një përpjekje për të ndikuar opinionin publik për partinë.

Sjellja e BfV-së është “skandaloze”, tha ai për agjencinë e lajmeve DPA.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Steve Alter nuk i konfirmoi dhe as i mohoi njoftimet dhe nuk komentoi për shkak të “procedurave në vazhdim”. BfV-ja gjithashtu refuzoi të komentonte për njoftimin.

Udhëheqësit e grupit parlamentarë të partisë AfD, Alexander Gauland dhe Alice Weidel thanë se vënia nën vëzhgim ishte “plotësisht e pajustifikuar dhe nuk kishte asnjë bazë”.

“Nuk është rastësi që ky informacion u nxorr për shtypin gjatë vitit të zgjedhjeve federale dhe vetëm disa ditë para dy zgjedhjeve të rëndësishme shtetërore”, thanë ata përmes një deklarate. “Po bëhet një përpjekje që synon të zvogëlojë shanset e AfD-së me ndihmën e agjencisë së brendshme të zbulimit”.

Partia AfD hyri në parlamentin e Gjermanisë si partia e tretë më e madhe në zgjedhjet e vitit 2017, duke përfituar nga një reagim kundër fluksit të më shumë se 1 milion azilkërkuesve në atë kohë. Aktualisht ajo është më e madhja nga katër partitë e opozitës në parlamentin e vendit dhe ka deputetë në të 16 asambletë shtetërore të vendit.

Partia është zhvendosur vazhdimisht në krahun e djathtë që kur u themelua në vitin 2013 me kritikat kundër monedhës së përbashkët evropiane. Disa figura të shquara janë larguar gjatë viteve të fundit, duke paralajmëruar se partia po merrej në kontroll nga ekstremistët e djathtë.

LEXO EDHE:  SHBA, përshkallëzohen përplasjet mes demokratëve dhe Presidentit

LEXO EDHE:  Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Nis sot kuvendi i Republikanëve

Sondazhet e fundit tregojnë një mbështetje nga 9 deri në 11% për AfD-në, e cila fitoi 12.6% të votave në vitin 2017.

Masa e re për ta vënë gjithë partinë nën vëzhgim erdhi më shumë se dy vjet pasi agjencia BfV njoftoi se po shqyrtonte më nga afër komentet publike të bëra nga anëtarët e partisë dhe lidhjet e saj me grupet ekstremiste.

Në janar të vitit 2019, agjencia vuri degën e të rinjve të partisë, si dhe një fraksion të partisë të lidhur me një udhëheqës të shquar në Gjermaninë lindore, Bjoern Hoecke, në mbikëqyrje të fshehtë nën akuza për ekstremizëm.

Në atë kohë, agjencia BfV citoi qëllimin e deklaruar të organizatës rinore për krijimin e një vendi etnikisht të pastër dhe përpjekjet e fraksionit Hoecke – i njohur si “Krahu” – për të minimizuar të kaluarën naziste të Gjermanisë.

“Krahu” – tani zyrtarisht i shpërbërë, megjithëse përfaqësuesit e tij qëndrojnë në parti – ka sugjeruar gjithashtu se mund të përdorte mjete “revolucionare” për të arritur qëllimet e tij politike, duke garantuar kështu vëzhgimin e BfV-së.

Këshilli Qendror i Hebrenjve të Gjermanisë përshëndeti masën për ta klasifikuar të gjithë partinë si një “rast të dyshuar” të ekstremizmit dhe për ta vërë atë nën mbikëqyrje./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Përfundon numërimi i të gjitha votave në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Përfundon numërimi i të gjitha votave në Kosovë

Pasditen e së mërkurës në Kosovë përfundoi numërimi i të gjitha votave nga zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, bëri të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Në këto momente është përmbyllur edhe numërimi i votave nga jashtë Kosovës”, shkroi Elezi në një postim në Facebook.

“KQZ-ja do t’i shpallë të enjten rezultatet përfundimtare, në ditën e 18-të pas ditës së zgjedhjeve”, tha Elezi, duke e cilësuar si “rekorde” kohën e numërimit të votave.

Në bazë të rezultateve preliminare, zgjedhjet i ka fituar Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

LEXO EDHE:  Zhbërja e ligjit për Gjykatën Speciale/ SHBA vijon ofensivën: Kosovarët e duan!

LEXO EDHE:  Si u vodhën zgjedhjet në SHBA

Sipas projeksioneve aktuale, Vetëvendosje vështirë se do të mund ta formojë e vetme Qeverinë e re të Kosovës, pasi për të nevojiten 61 vota.

Por, disa nga partitë e komuniteteve joshumicë, duke përjashtuar Listën Serbe, kanë shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar./rel

LEXO TE PLOTE