Connect with Us

Dështon transferimi te Partizani, futbollisti shfaqet në stërvitje me… Kastriotin

Sport

Dështon transferimi te Partizani, futbollisti shfaqet në stërvitje me… Kastriotin

Publikuar

-

Sot, Kastrioti ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e së dielës në transfertë kundër Vllaznisë.

Klubi krutan ka treguar pjesë nga seanca e sotme, ndërsa në sy bie Realf Zhivanaj. Qendërmbrojtësi tropojan u përfol për një kalim të tij te Partizani.

Por, sot ai ka qenë i pranishëm në stërvitje duke marrë pjesë në manovrat e përgatitura nga trajneri Ramadan Ndreu.

Edhe në foto shihet 22-vjeçari (i shënjuar me blu) i cili merr pjesë në përgatitjet e teknikut të Kastriotit. Kujtojmë që ndeshja Vllaznia – Kastrioti është programuar të luhet të dielën në orën 16:45, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Seria A

Një gjuajtje në portë për 3 pikë, Interi ia del edhe ndaj Atalantës

Publikuar

-

Nga

Interi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme, teksa ka mposhtur minimalisht Atalantën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Serinë A.

Skuadra e Kontes u shfaq tepër cinike, teksa me gjuajtjen e vetme në portë, ia doli të shënojë dhe të marrë fitoren, e cila e shkëputu në krye të renditjes me 62 pikë, 6 pikë më shumë se Milani i vendit të dytë.

Ishte Milan Shkrinjar, i cili pas një topi të mbetur në zonë, e gjuna menjëherë për ta ndalur në fundin e rrjetës në minutën e 54’.

Vlen të theksohet se mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti zhvilloi një ndeshje fenomenale, duke e bërë Lukakun të mos dukej në fushë, duke e neutralizuar plotësisht, kryesisht në pjesën e parë, kur i hoqi belgut dy gola, me ndërhyrjet e tij.

Megjithatë paraqitja e shkëlqyer e Gjimshitit nuk mjaftoi, pavarësisht se Atalanta kishte disa raste shënimi, por ishte e pamundur të shmangej Handanoviç, i cili kishte dy ndërhyrje vendimtare, duke i mohuar golin ekipit të Gasperinit.

Interi merr kështu fitoren e 10-të radhazi në shtëpi, ndërsa Atalanta pëson humbjen e dytë në transfertë, nga tetori i vitit të kaluar.

LEXO TE PLOTE

Sport

Java e derbit në Kategorinë Superiore, zbardhet plani i plotë i FSHF-së

Publikuar

-

Nga

Ishte java e Tiranës, pasi të gjitha skuadrat e kreut u ndalën. Bardheblutë kanë mundësinë të rifuten në garë për titull dhe këtë mund ta bëjnë sërish nga derbi i kryeqytetit, sërish më një ish-portier në stol. Gjithsesi, pa fluturuar, kampionët në fuqi nuk janë skuadra e vjetshëm dhe ata e dinë vetë diçka të tillë.

Të shtunën, prej orës 13:00, Tirana përballet me Partizanin në “Selman Stërmasi” dhe shpreson që fitorja e vet të shoqërohet edhe me ndonjë ndalim tjetër të rivalëve. Sigurisht Partizani do mundohet të bëjë autokritikë, pas asaj disfate të djeshme me Skënderbeun.

Java e 24-t sjell disa duele interesante, me Vllazninë që e hap javën me një ndeshje kundër Bylisit të premten. Në të njëjtën ditë dhe orë, 13:00, Kukësi pret Apoloninë në Elbasan, kurse të nesërmen Laçi do tentojë të reagojë në transfertë me Skënderbeun.  Java e 24-t mbyllet me Teuta-Kastrioti, të shtunën në orën 16:00.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 24
E premte, më 12 mars 2021
Ora 13:00 | Vllaznia-Bylis
Ora 13:00 | Kukësi-Apolonia

E shtunë, më 13 mars 2021
Ora 13:00 | Tirana-Partizani
Ora 13:00 | Skënderbeu-Laçi
Ora 16:00 | Teuta-Kastrioti

LEXO TE PLOTE

Seria A

FORMACIONET/ Conte “ALL-IN” nga minuta e parë, njihuni me rreshtimet e Inter-Atalanta

Publikuar

-

Nga

Inter dhe Atalanta përballen me njëra  tjetrën në orën 20.45 në kuadër të Serisë A. Trajneri i zikaltërve, Conte dhe ai i bergamaskëve, Gasperini kanë vendosur për titullarët. Perisic tanimë është bërë pjesë e pandashme e formacionit, me kroatin që sërish është mes 11-shes.

Kryesuesit e nisin me Lukakun dhe Lautaron në sulm, me dyshen sulmuese që ka një punë të vështirë sot. Barella  dhe Brozovic qëndrojnë në mesfushë, teksa duhet të lidhin repartet. Në krahun tjetër, Zapata udhëheq ofensivën e miqve, ndërsa Djimisiti në mbrojtje.

FORMACIONET:

Inter: Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Hakimi, Barella, Brozovic, Vidal, Perisic, Lautaro, Lukaku.

Atalanta: Sportiello, Toloi, Romero, Djimsiti; Maehle, Freuler, De Roon, Gosens; Pessina, Malinovskyi; Zapata.

LEXO TE PLOTE