Showbizz
“Dëshpërimin tim ia kam kaluar edhe Sarës”/ Ema Andrea flet për divorcin

Ema Andrea ka treguar detaje nga jeta e saj private, duke rrëfyer për shtatzëninë në fakultet dhe ndarjen nga ish bashkëshorti kur vajza e saj Sara sapo ishte futur në klasë të parë.
E ftuar në programin “Historia ime” në Tv Klan ka zbuluar se ndarja ka ardhur sepse ajo e kuptonte jetën ndryshe, kishte një stad tjetër rritje dhe kërkesa të tjera.
“Kur Sara ka shkuar në klasën e parë, ne ishim të ndarë. Ishte një provë që ne të dy e bëmë, sepse nuk ishte një vendim, nuk ia dolëm. Unë kisha një stad tjetër rritje, kërkesa të tjera, e kuptoja ndryshe jetën, bashkëjetesën, anën time profesionale, dashurinë për veten etj dhe babai i Sarës e ka kuptuar ndryshe këtë gjë. Jemi ndarë, ne sot vazhdojmë komunikojmë, duke biseduar. Kemi shkëputur lidhjet disa kohë sepse normal nuk ishte e lehtë, nuk kemi luftuar njëri-tjetrin, nuk kemi përgojuar njëri-tjetrin, nuk kemi lejuar as të tjerët, sa ka qenë mundësia ne të dy këtë gjë nuk e kemi lejuar”, është shprehur Ema.
Mirela e ka pyetur se si ka qenë ai momenti me vajzën përdore, me dyer të mbyllura, në atë çoroditjen ekonomike dhe sociale të Shqipërisë në ato vite.
“E di për çfarë më vjen keq për atë periudhë? Dëshpërimin tim ia kam kaluar dhe Sarës, me gjithë përpjekjet e mia për mos ia kaluar”, ka treguar më tej aktorja. /CNA.al