Connect with Us

Arjan Curi zbulon kë do kandidojë Basha në Gjirokastër

Politikë

Arjan Curi zbulon kë do kandidojë Basha në Gjirokastër

Publikuar

-

Në zgjedhje me një apo dy lista?/ Basha: Jemi në fund të rakordimeve

Teksa zgjedhjet parlamentare të 25 prillit po afrojnë, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka konfiguruar emrat e kandidatëve të qarqeve kryesore në vend.

Tashmë kanë mbetur pa konfiguruar kandidatët për Beratin, Gjirokastrën dhe Kukësin. Njërin prej tyre e ka zbuluar mbrëmjen e sotme analisti Arjan Curi.

Curi tha në emisionin “Zonë e Lirë” se sipas informacioneve që ai ka, në Gjirokatër Basha do të kandidojë ish-presidentin Bujar Nishani.

“Kam një informacion të fundit që në Gjirokastër do të vendoset Bujar Nishani. Në Tiranë do jetë Basha vetë”, deklaroi analisti.

LEXO EDHE:  Berisha përsërit thirrjen ndaj Bashës: Bashko PD-në!

Ndërkohë, kujtojmë se Nishani ishte edhe një nga anëtarët e Komisionit të Verifikimit të kandidatëve për deputetë në PD.

Ajo që vihet re është se Basha ka vendosur si drejtuesë politikë në qarqe personazhe të vjetra politike, ndonëse pati deklaruar se do të sillte emra të rinj, njerëz të shkolluar në perëndim, jo me shkollën e komunizmit./ CNA.al

Fakti/ Basha kërkon fitore me humbësa dhe të ricikluar

Zbulohet kandidatja surprizë e Lulzim Bashës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Kulluri ironizon Bashën/ Pas Halim Kosovës, Albin Kurti i dha sot një shtytje të fortë fitores së 25 prillit

Publikuar

-

Nga

Kulluri ironizon Bashën/ Pas Halim Kosovës, Albin Kurti i dha sot një shtytje të fortë fitores së 25 prillit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Keltis Kruja, ka ironizuar takimin e kryetarit të opozitës Lulzim Basha me kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti, të cili e kishte uruar edhe për fitoren e zgjedhjeve në Kosovë.

Statusin e Krujës e ka shpërndarë në rrjetet sociale Edvin Kulluri, një nga zërat më të fortë kundër Bashës brenda opozitës.

Edhe ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së ka ironizuar kreun e opozitës, teksa thotë se pas Halim Kosovës, Albin Kurti i dha sot një shtytje të fortë fitores së 25 prillit.

Pas Halim Kosovës, Albin Kurti i dha sot një shtytje të fortë fitores së 25 prillit!

P.S. Shoku Keltis Kruja a t’ja vërë partia jonë Kuçovës emrin prapë Qyteti Stalin, apo lëre ç’e do?!”, shkruan Kulluri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti i DASH, Bushati: Shqipëria është kthyer në një gropë të zezë të pastrimit parave

Publikuar

-

Nga

Raporti i DASH, Bushati: Shqipëria është kthyer në një gropë të zezë të pastrimit parave

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka publikuar raportin për vitin 2020 për pastrimin e parave, ku theksohet se Shqipëria nuk ka bërë asnjë përparim. Në raport renditen si shkaqe të kësaj situate: korrupsionin, institucionet e dobëta, krimin e organizuar dhe paratë e trafikut të drogës që hyjnë në Shqipëri përmes remitancave.

Analisti Andi Bushati i pranishëm në emisionin ‘Shock” në Euronews Albania thotë se raporti i DASH për vitin 2020 ishte pothuajse i njejtë me ato të dy viteve më parë.

Ai thotë se raportet ndërkombëtare tregojnë se Shqipëria është kthyer në një “gropë të zezë” të pastrimit të parave, kryesisht në fushën e ndërtimit.

“Negativ, boll ta lexosh tekstin. I njëjti raport ka qenë edhe vjet edhe parvjet. Ajo që është e re që e ka ky konkluzion i DASH, mund të krahasohet me një deklaratë të kryeministrit kur u pyet nga gazetarët. Ai tha se kemi ligjet më strikte dhe kontrollet më të rrepta. Raportet ndërkombëtare tregojnë se Shqipëria është kthyer në një gropë të zezë të pastrimit të parave. Para, që kryesisht pastrohen nga mafia e ndërtimit. Kjo është e vërtetë e frikshme, që qeveria shqiptare mundohet ta mbysë me propagandë”, thekson Bushati.

Nga ana tjetër, analisti Baton Haxhiu thotë se DASH ka përgëzuar punën e disa institucioneve, pa harruar progresin e bërë me reformën në drejtësi.

LEXO EDHE:  Lulzim Bashës i dalin në “pritë” demokratët

LEXO EDHE:  Përfshihet nga flakët vargmali i Dajtit

“DASH ka lëvdata për punën që është bërë në disa fusha. DASH përveç se lavdëron reformën në drejtësi, lavdëron edhe disa institucione të tjera. Niveli i krimit dhe drogës në Shqipëri në krahasim me vendet evropiane, hiq disa vende nordike është shumë më i vogël”, tha ai.

Gjithashtu z. Bushati thekson se e veçanta në këtë raport për Shqipërinë është fakti se qeveria nuk ka bërë asnjë përpjekje apo hap për të parandaluar pastrimin e parave.

“S’ka vende në botë që s’ka trafik dhe pastrim parash, e veçanta në këtë raport thotë se qeveria nuk e lufton dhe nuk ka bërë asnjë hap”, tha Bushati./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha pret në zyrë Albin Kurtin/ Ironizon Keltis Kruja: Fitorja nuk mund të vulosej pa këtë takim

Publikuar

-

Nga

Basha pret në zyrë Albin Kurtin/ Ironizon Keltis Kruja: Fitorja nuk mund të vulosej pa këtë takim

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti, ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku ka takuar presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha.

Pas takimeve, Basha dhe Meta kanë reaguar në rrjetet sociale dhe kanë treguar se kanë uruar Kurtin për fitimin e zgjedhjeve në Kosovë, ndërsa thanë se gjithashtu kanë diskutuar për situatën politike.

Lidhur me këto takime, ka bërë një status në rrjetet sociale edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Keltis Kruja.

Me tone ironike, Kruja deklaron se fitorja e Albin Kurtit nuk mund të quhej përfundimtare pa e takuar Basha.

LEXO EDHE:  Lulzim Bashës i dalin në “pritë” demokratët

LEXO EDHE:  Foto/ Pse Basha ndërtoi 4 dhoma shtesë pa leje në katin e 12-të?

Fitorja nuk mund të quhet përfundimtare pa takuar Albinin. Por ama që të vuloset fare, duhet edhe një vizitë në mauzoleumin e shokut Lenin .

Ps: Albinistë të të gjitha vendeve, bashkohuni !”, shkruan ish-deputeti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE