Politikë
Agron Gjekmarkaj si Fahri Balliu i III-të

Një analist i ardhur gjatë kohës së opozitës së Partisë Demokratike, fillimisht një kritik i ashpër i Lulzim Bashës, njeri që kishte nxjerrë shpatën dhe mbante një qëndrim kritik ndaj kreut të PD për përçarjen, paaftësinë dhe mungesën e shpirtit për të ngritur një frymë të vërtetë dhe forcë elektorale për të rrëzuar Edi Ramën.
Shpesh është parë të flasë me elokuencë, të artikulojë mjaft bukur por edhe të shkruaj gjëra të veçanta, të cilat prej disa muajsh kanë filluar të humbasin.
Kanë filluar të humbasin sepse Gjekmarkaj filloi të shihte te PD dëshirën e madhe për tu bërë deputet, megjithëse atë e mohonte publikisht. Ai donte të ishte në krye të një liste ose pjesë e një liste, pa respektuar rregullat, sepse duke qenë një farë megallomani shpresonte se emri i tij dhe propaganda që kishte bërë në media mund t’i jepte një karrige.
Gjekmarkaj e shihte PD si një lopë për ta mjelë dhe këtë e bëri në momentin që u rreshtua pro Lulzim Bashës, për t’i shërbyer këtij të fundit, ndoshta jo si i paguar, jo për çështje honoraresh, por për të marrë një karrige.
Nga ana tjetër, në një personazh që vlerat e tij intelektuale i vret shpesh me mediokritetin politik, apo me sjelljen servile ndaj shumë personazheve të ndryshme, kryesori është Mark Marku, të cilin e shikon si idhull, a thua se është zoti.
Ky i fundit, pjesë e një ekipi që selektoi kandidatët për deputetë dhe pasi hoqi gjithë të tjetër kandidoi vetë, pa u kaluar në vetting nga askush,pasi me kriteret që ka përdorur Marku dhe me standardet e tij ai nuk mund të ishte kandidat për deputet. Gjekmarkaj ndoshta po, sepse e drodhi në kohë. Nuk e zgjati shumë në afat kritikën ndaj Lulzim Bashës dhe kunatit të familjes, apo edhe fakte dhe detaje të thëna në qindra dhe qindra shkrime.
Kohët e fundit Gjekmarkaj ka humbur elokuencën, intelektin, argumentin. Në media duket si një Fahri Balli i dytë. I pari është gjallë. Ai i famshmi i ish komunizmit që akuzohet si spiun i sigurimit, i dyti po u skualifikua nga Mark Marku. Fahri Balliu i tretë duket se tashmë është Agron Gjekmarkaj. Po shkon drejt një niveli, ndoshta edhe më të neveritshëm se dy të parët. Kështu ndoshta ka zgjedhur të vijojë që të jetë pa fakte, pa argumente, grindavec, llafazan, deri në i pështirë në debat. Pikërisht si Fahri Balliu.
Agroni ka pasur një mënyrë tjetër artikulimi, një sjellje tjetër në media, ta kishte ënda ta dëgjoje. Përdorte argumente, shkonte i përgatitur nuk bënte cinikun, nuk bënte të ligun, nuk bënte të neveritshmin, por duke u sjellë si një katolik i mirë dhe i mënçur, fliste dhe argumentonte dhe ndiqej, jo vetëm nga shtresat militante por nga një pjesë e gjerë e shoqërisë.
Tashmë duke u katandisur si Fahri Balliu i tretë, Agron Gjekmarkaj duket qartazi se ka humbur rrugën e intelektualit, të njeriut të lexuar, të njeriut që argumenton me qetësi dhe jo me zhurmë, njeriut që të jep faktet dhe jo bërtitjet, por në fakt i kthyer në një Fahri Balli, tashmë Agron Gjekmarkaj po ndiqet mesa duket vetëm nga tufa të ngushta militantësh, të cilët duke i çuar mesazhe po e kalojnë ende më shumë në delir, duke e “çmendur” Agronin, i cili mesa duket nuk po kontrollon dot më “madhështinë” që të jep ekrani, duke e përdorur artin e fjalës në mënyrën më të keqe të mundshme që nga një njeri intelektual që rrezatonte dije dhe mënçuri, tani të duket si një Fahri Balli, me numrin e rradhës nga pas./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Ngjela paralajmëron fundin ‘tragjik’ për Ilir Metën/ Zbulon kush e merr postin e Presidentit
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka dalë me një parashikim, ku ka nënkuptuar se Ardian Dvorani do shkojë drejt presidencës pas shkarkimit të Ilir Metës....

“Nëse Basha del forcë e parë ia japim mandatet”/ Topollaj: Marrëveshje me PD vetëm me një kusht
Anëtari i bordit drejtues në Bindjen Demokratike Fabjan Topollaj u shpreh se nëse kreu i PD Lulzim Basha merr mbështetje masive dhe mund të fitojë...