Politikë
“6000 vdekje më shumë nga Covid-19″/ Duma akuza Ramës: Dil jep llogari

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka publikuar një video dhe ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me situatën shëndetësore në vend.
Duke marrë shkas nga deklaratat e kreut të qeverisë dhe shifrat e publikuara nga INSTAT, Duma ngre akuzat se Rama ka fshehur numrat e personave që kanë humbur jetën nga Covid-19.
Ajo deklaron se në Shqipëri pati një rritje me 6 mijë vdekje dhe i kërkon kryeministrit të dalë përpara familjeve që janë në zi dhe të japë llogari.
“Rama gënjeu për numrin e njerëzve që vdiqën nga covid. Ai u tha mijëra familjeve që sot vajtojnë se të afërmit që humbën janë vetëm numra. Edi Rama dil përpara mijëra familjeve në zi, jep llogari!”, shkruan demokratja krahas videos./ CNA.al