Aktualitet
Zjarr në një banesë në Tiranë/ Policia zjarrëfikësja në vendngjarje

Një banesë në Tiranë është shkrumbuar nga flakët pak minuta më parë.
Sipas njoftimit të policisë, zjarri ka rënë në një banesë në rrugën “Mikel Maruli”, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Ndërkohë që në vendngjarje kanë mbëritur forcat zjarrëfikëse, të cilat kanë arritur të vënë nën kontroll flakët, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.
“Me datë 21.01.2020, rreth orës 23:00, në rrugën “Mikel Maruli”, ka rënë zjarr në një banesë, ku ka vetëm dëme materiale.
Sherbimet e Policisë kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve dhe nuk ka rrezik për ta. Zjarrfiksja ndodhet në vendngjarje dhe po bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Vijon puna me grupin hetimor për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e Policisë./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Ngjela paralajmëron fundin ‘tragjik’ për Ilir Metën/ Zbulon kush e merr postin e Presidentit
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka dalë me një parashikim, ku ka nënkuptuar se Ardian Dvorani do shkojë drejt presidencës pas shkarkimit të Ilir Metës....

Peshkatari Luca dhe levreku i artë Meta
Gjergj Luca nëpërmjet një video shumë therëse ironike, deri në tallje dhe përbuzje ndaj Ilir Metës të cilit i tregonte “prokurorë dhe gjyqtarë” që punonin...