Connect with Us

Vrasja e katër protestuesve në 21 janar/ Rrëfehet Berisha, tregon si ndodhi ngjarja

Politikë

Vrasja e katër protestuesve në 21 janar/ Rrëfehet Berisha, tregon si ndodhi ngjarja

Publikuar

-

Ku do të kandidojë Sali Berisha?/ Ish kryeministri jep përgjigjen e papritur

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme për ngjarjen e 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë katër qytetarë, të cilët të thirrur nga Edi Rama në atë kohë në opozitë, kërkonin arrestimin e Ilir Metës.

Gjatë një interviste për “Syri Tv”, Berisha u shpreh se ngjarja e 10 viteve më parë ishte një përpjekje për të marrë pushtetin me dhunë , duke shtuar se qëllimi i vërtetë i protestuesve ishte mësyrja brenda Kryeministrisë.

Duke iu referuar veprimeve të Gardës që qëlluar në drejtim të protestuesve, Berisha u shpreh se ata u hetuan nga ana e prokurorisë dhe rezultoi që nuk ishin në shkelje të ligjit.

Po ashtu, ish kryeministri tha më tej se ai ka kërkuar edhe një hetim ndërkombëtar, por kjo gjë nuk u pranua nga ana e Edi Ramës, pasi ky i fundit kishte frikë se mos prekej nga drejtësia.

“21 janari shënon përpjekjen e dytë për të marrë pushtetin me dhunë. Kjo është e vërteta. Qëllimi i protestuesve ishte të pushtonin Kryeministërinë. Kjo nuk është fantazi sepse ata hapën derën e kryeministrisë dhe dihet kush e solli.

LEXO EDHE:  Skandal në Korçë/ "Covid-19 Party" mbledh pa rregulla deputetët dhe fëmijët

Garda nuk ka shkop as gaz as sprait. Mjeti i vetëm që ka Garda në gjithë botën ëshytë arma. Nëse gardistët qëlluan në përputhje me ligjin apo jo kjo u hetua nga grupi i Ina Ramës. Njeriu që ka shmangur hetimet ka qenë Edi Rama. Edi Rama nu ka pranuar hetimin ndërkombëtar, sepse ata sollën zjarrin në derën e Kryeministrisë. U vranë 4 veta dhe u hetua nga një drejtësi e paanshme. Siç tregojnë mediat, janë qëlluar në ajër një herë.

Unë isha në zyrën time dhe janë të dokumentuara ku ka qëlluar plumbi. Unë kam kërkuar me dhjetëra herë që të vijnë prokurorë ndërkombëtar, por nuk u pranua. Prokurori ndërkombëtar do hetonte rrethanat por edhe ata që i sollën si mish për top aty”, tha Berisha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncimi i Kryemadhit/ Kandidatët e LSI në Elbasan po kërcënohen nga prokurori…

Publikuar

-

Nga

Denoncimi i Kryemadhit/ Kandidatët e LSI në Elbasan po kërcënohen nga prokurori...

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka bërë një denoncim të fortë ndaj kryeprokurorit të Elbasanit Kreshnik Ajazi. Ajo tha se ky prokuror që është njëkohësisht dhe vëllai i Besjan Ajazit kandidat i Partisë Socialiste për deputet në Qarkun e Elbasanit po përdor postin për të kërcënuar kandidatët e LSI për të favorizuar vëllain e tij.

“Po ka pasur nga Prokuroria e Elbasanit. Nga kryeprokurori i Elbasanit, i cili po i hap rrugën vëllait të tij që do ta kandidojë në Bashkinë e Gramshit, Besjan Ajazi, që është shef i kabinetit të Taulant Ballës. Madje ajo tha se do t’I bëjë një letër KLP për të riparë emërimin e tij.

A nuk është publike kjo? E kam thënë edhe në një emision tjetër. E kam bërë publike këtë gjë. Do vazhdoja ta bëj edhe më tutje, ku do t’i bëj një letër Këshillit të lartë të Prokurorëve, ambasadave që kanë qenë të detyruara për të ndjekur procesin e reformës në drejtësi, sepse kam akoma shumë fakte të tjera të përdorimit të prokurorit të Elbasanit nga Taulant Balla dhe segmente të tjera për të ushtruar presion jo vetëm ndaj anëtarëve përfaqësues të LSI-së, por edhe shumë bizneseve apo individëve të tjerë, të cilët nuk kanë dëshirë ta përkrahin Taulant Ballën, sepse nuk u pëlqen fytyra e tij.

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Basha: Sot është firmosur rrëzimi i Ramës

LEXO EDHE:  Foto/ Rama-Meta më në fund shtrëngojnë duart

Por kjo nuk do të thotë që me qenë se nuk u pëlqen Taulant Balla atyre, ata duhet të shkojnë të paraqiten në Prokurori, që ta kenë si mjet përfitim qoftë politik edhe financiar”, shprehet Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK/ Po bën krim me ndihmën e rreme ekonomike

Publikuar

-

Nga

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK/ Po bën krim me ndihmën e rreme ekonomike

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, tregoi se ka depozituar në SPAK ditët e fundit një kallëzim penal për përfaqësuesin e qeverisë në Elbasan, Taulant Balla, pasi pretendon se ai po kryen një krim elektoral, duke ushtruar presin ndaj personave që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike.

Bardhi tha se ekzistojnë provat se si personat e listës janë telefonuar, dhe u është thënë se do ta humbin ndihmën ekonomike që marrin nëse nuk votojnë PS, ose në rast tjetër, u është kujtuar atyre se dyfishimi i ndihmës deri në qershor, është vepër dhe meritë e Taulant Ballës.

Bardhi theksoi se prokuroria e ka shumë të lehtë të hetojë e të verifiokojë se telefonatat janë bërë nga shtabi i Taulant Ballës, dhe se në telefon janë marrë pikërisht qytetarët që janë përfitues të ndihmës ekonomike.

Jemi në një koalicion opozitar me LSI, nuk kemi ndasi programore. Edhe LSI ka në fokus të programit ekonominë, për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet vendi. Më besoni vij nga një qark ku takoj çdo ditë qytetarë, të cilët nuk kanë para për të mbyllur ditën. Fokusi ynë është ndryshimi i situatës ekonomike në vend. Sot ne kemi një njeri që kontrollon gjithçka, pushtetin lokal, atë qendror, shantazhin mbi drejtësinë.

Vijnë njerëz në takim dhe na lutem të mos nxjerrim fotot, se thonë na heqin ndihmën ekonomike. Nga ana tjetër, në duart e zyrtarëve të PS kanë përfunduar para të pista, që do të përdoren në fushatë. Unë kam dorëzuar dje në SPAK një kallëzim penal ndaj Ballës, pasi kemi raste konkrete ku persona nga shtabi i tij elektoral marrin persona me ndihmë ekonomike në telefon dhe i kërcënojnë me heqjen e ndihmës, nëse nuk votojnë për PS.

Ne i kemi identifikuar të gjitha numrat që marrin qytetarët. Ose marrin njerëz në telefon dhe iu thonë “Ndihma ekonomike iu është dyfishuar nga Taulant Balla”. Kjo është kriminale. Mjafton një hetim nga SPAK për të verifikuar numrat e telefonit. Janë telefonuar të gjithë personat që marrin ndihmë ekonomike në Qarkun e Elbasanit”, tha demokrati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Duhet të kesh dosje abuzive që të jesh në LSI”/ Kryemadhi-Veliajt: Qen që të kafshon dorën

Publikuar

-

Nga

“Duhet të kesh dosje abuzive që të jesh në LSI”/ Kryemadhi-Veliajt: Qen që të kafshon dorën

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u shpreh ditën e sotme se është bërë kriter që të jesh kandidat i LSI-së, sa më të madhe ta kesh dosjen, aq më të madhe duhet ta kesh haraçin për të shpenzuar në fushatë. Ai shprehet se duhet të kesh dosje abuzimesh në SPAK që të jesh pjesë e listës së LSI-së.

Këtyre akuzave u është përgjigjur Monika Kryemadhi, e cila gjatë një interviste për “Çim Peka Live” se Veliaj kur flet për SPAK e ka për vetën e tij sepse dosjen po ja përgatit Rama me shumë devotshmëri.

Ajo tha Erion Veliaj nuk i blen dot kandidatët e LSI me shantazhe dhe me drejtoresha bukuroshe. Po ashtu ajo paralajmëroi zhvillime në lidhje me kryetarin e bashkisë.

“Kam përshtypjen që e ka për veten e tij, të cilën po ia përgatit mister Rama dhe po ja bën me devotshmërinë më të madhe. Sepse shikon që konkurrenca që ka për marrjen e partisë pas 25 prillit nga zoti Veliaj është shumë e madhe.

Dhe ai e di shumë mirë që zoti Veliaj është qeni që kafshon dorën, edhe pse ai e ka ushqyer dhe e ka sjellë sot deri këtu, nuk ka për ta lejuar. Për sa i përket kandidatëve të LSI-së, Zoti Veliaj dhe kushdo tjetër që është pas zotit Veliaj, ta ketë të qartë që asnjë kandidat i LSI-së, jo vetëm që nuk e kërcënon e nuk e blen dot, por as nuk mundet qoftë duke i çuar edhe drejtoreshat simpatike të bashkisë, qoftë edhe duke i çuar edhe bukuroshet e shtojzovallet e grupeve të eskortës së bashkisë dhe të kryeministrisë. Është e pamundur të tjetërsojë atë që duhet.

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Basha: Sot është firmosur rrëzimi i Ramës

LEXO EDHE:  Kokëdhima nis peticionin kundër Ramës/ Grusht partitokracisë!

Zoti Veliaj ta gëzojë inceneratorin e Tiranës dhe do të flasim në ditët në vazhdim, që të mos i konsumojmë të gjithë fishekët sot. Do të keni lajme, fakte e dokumente pafund, por ajo që është e rëndësishme sot është pse qytetarët duhet të shkojnë të votojnë më 25 prill LSI-në.

Po nuk iu pëlqeu LSI-ja, të votojnë PD-në. Po nuk i pëlqeu PD-ja, të votojnë çdo kandidat tjetër, vetëm Rilindjen e Edi Ramës mos ta votojë. Është kaq e thjeshtë”, tha Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE