Politikë
Vjedhja e pacientit në spitalin Covid/ Manastirliu: Po hetohet, duhet dënim maksimal

Pak ditë në parë emisioni investigativ “Stop” denoncoi se si një pacienti të shtruar në spitalin Infektivv, që kishte humbur jetën, i ishin vjedhur lekët në portofol dhe në llogarinë bankare.
Për këtë rast dhe për skandalin tjetër të Tire Alldervishit ka folur mbrëmjen e sotme ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Ministrja tha në emisionin “Opinion” se rasti i dytë është duke u hetuar dhe kërkoi dënim më të rëndë se në rastet banale të vjedhjeve.
“I falenderoj pa masë që i kanë bërë publikë, qoftë për rastin e parë dhe atë të dytë. Rasti i dytë është duke u hetuar. Deri sot nuk ka një zbardhje të ngjarjes, por ngjarja është e dënueshme. Është krim, nëse në rastin e parë që është prapa hekurave të sanitares, ku është krim, është vjedhje.
Është një akt që duhet zbardhur dhe ne kemi kërkuar zbardhjen e menjëhershme të kësaj ngjarje dhe dënimin maksimal. Një dënim i thjeshtë nuk është për këto ngjarje, duhet dënim maksimal”, theksoi Manastirliu./ CNA.al