Politikë
“Viktimat i kanë përdhosur”/ Andi Bushati akuza të forta PS: Gardistin e grupit të zjarrit e bëtë kryetar bashkie!

Analisti Andi Bushati ka ngritur akuza të forta sonte në “Open”, ku po diskutohet për ngjarjen e 21 janarit.
Ai ka akuzuar PS-në se ka graduar gardistin e grupit të zjarrit duke e bërë kryetar të partisë, në vend që ta dënonte për vrasjen e atyre të pafajshmëve.
“Çdo vit më 21 janar bëjmë diçka, duket sikur u hedhim një grep atyre familjeve për t’i sjellë drejt kryeministrisë për t’i thënë që nuk i kemi harruar. Në kohë të Sali Berishës ai i kishte të gjitha në rresht e prandaj u bënë ato procese.
Në atë kohë shumë socialistë ishin në gjyqe. Vetëm për këta nuk e komandokan dot drejtësinë?! Politikisht tregon një qasje morale të asaj që ka thënë. Të marrësh gardistin e grupit të zjarrit ta bësh kryetar PS, bashkie apo OSSHE dmth që e ke graduar, nuk ke mbajtur qëndrim.
Aman të zhvishen nga kjo dhimbja për viktimat se ata i kanë përdhosur viktimat”, tha Bushati./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Ngjela paralajmëron fundin ‘tragjik’ për Ilir Metën/ Zbulon kush e merr postin e Presidentit
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka dalë me një parashikim, ku ka nënkuptuar se Ardian Dvorani do shkojë drejt presidencës pas shkarkimit të Ilir Metës....

“Nëse Basha del forcë e parë ia japim mandatet”/ Topollaj: Marrëveshje me PD vetëm me një kusht
Anëtari i bordit drejtues në Bindjen Demokratike Fabjan Topollaj u shpreh se nëse kreu i PD Lulzim Basha merr mbështetje masive dhe mund të fitojë...