Connect with Us

Viktimat e 21 janarit “Dëshmorë të Atdheut”/ Nikoll Lesi: Rama po i rivret, po i përdor për fushatë

Politikë

Viktimat e 21 janarit “Dëshmorë të Atdheut”/ Nikoll Lesi: Rama po i rivret, po i përdor për fushatë

Publikuar

-

Nikollë Lesi: Rama ka blerë gazetarët VIP me thasë me euro, Gjekmarkaj shembull për intelektualët

Gazetari Nikoll Lesi ka kujtuar ngjarjen e 21 janarit 2011 ndërsa thekson se kryeministri Edi Rama u kujtua tani tre muaj para zgjedhjeve që katër viktimat, t’i shpallë “Dëshmorë të Atdheut”.

Sipas tij, mënyra se si, dhe koha kur kujtohet Edi Rama që ti përdorë të vrarët e 21 janarit 2011, mbetet e poshtër. Lesi thekson se nëse Rama do të ishte i sinqertë në këtë që po bën duhej të kishte insistuar që prej vitit 2013 kur erdhi në pushtet për vendosjen e drejtësisë për të vrarët, por nuk foli.

“Kryeministri Rama, që përdori demontratën e dhunshme të 21 janarit 2011 kundër kryeministrit të kohës, Sali Berisha, e ku u vranë 4 veta, po kujtohet tani me 21 janar 2021, tre muaj para zgjedhjeve politike, që t’i shpallë “Dëshmorë të Atdheut”.
Drejtësia natyrisht duhej dhe duhet të veprojë, pa asnjë dyshim ndaj kujtdo për vrasjen e tyre.
Por mënyra se si, dhe koha kur kujtohet Edi Rama që ti përdorë të vrarët e 21 janarit 2011, mbetet e poshtër.
Për ti përdorur politikisht kundër PD-së (e theksojmë se drejtësia duhet vendosur) kryeministri ka heshtur dhe nuk ka bërë asgjë që prej 8 viteve, që kur ndodhet në pushtet, për të hetuar dhe ndëshkuar autorët.
Ai heshti dhe hesht për miqtë e tij sponsorizues shpirtërorë të urdhrit që të qëllohej asokohe, pasi tani punojnë për qeverinë Rama!
Edi Rama që të ishte i sinqertë në këtë që po bën duhej të kishte insistuar që prej vitit 2013 kur erdhi në pushtet për vendosjen e drejtësisë për të vrarët, por nuk foli. Heshti! Ose vendoste ndonjë buqetë me lule, formalisht.
Tani po i rivret duke i përdorur për fushatën elektorale të 25 prillit. Më pas nuk do të merret më me këtë histori, pasi për kaq i duhen, sa për fushatë elektorale”, shkruan Lesi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

“Fëmijët janë e ardhmja jonë!”/ Basha nxjerr videon, përcjell mesazhin e veçantë

Publikuar

-

Nga

“Fëmijët janë e ardhmja jonë!”/ Basha nxjerr videon, përcjell mesazhin e veçantë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar në rrjetet sociale një video-mesazh të veçantë, me në fokus jane fëmijët.

Krahas videos ai shkruan se fëmijët janë e ardhmja e vendit dhe për ta duhet sjellë shpresa e ndryshimi.

“Fëmijët janë e ardhmja jonë! Për ta duhet të sjellim shpresën që u nevojitet dhe ndryshimin për të cilin kemi nevojë të gjithë!”, shkruan Basha.

LEXO EDHE:  Zbulohet kush do ta “vrasë” Ervin Salianjin

LEXO EDHE:  Mësimi me turne/ Kryemadhi sugjerim Ramës: Zbraz kryeministrinë, ktheje në shkollë

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD padit në SPAK Ramën/ “Koncesionet do u kushtojnë shqiptarëve 100 milionë euro”

Publikuar

-

Nga

PD padit në SPAK Ramën/ “Koncesionet do u kushtojnë shqiptarëve 100 milionë euro”

Partia Demokratike ka paditur ditën e sotme në SPAK kryeministrin Edi Rama.

Kanë qenë Agron Shehaj dhe Çlirim Gjata përfaqësues nga selia blu, të cilët kanë paditur kryeministrin për koncesionin e hiodrokarbureve.

Për Shehajn, Rama po bën marrëveshje të ndyra për rritjen e çminit të naftës, të cilat sipas tij do u kushtojnë shqiptarëve 100 milionë euro.

Ish deputetit i PD  tha se kryeministrin e ka kapur paniku nga humbja e pushtetit. çminit të naftës, të cilat sipas tij do u kushtojnë shqiptarëve 100 milionë euro.

“Sot, dorëzuam në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion një nga vendimet më korruptive të qeverisë Rama përpara largimit. Në ditët e fundit të pushtetit, Edi Rama ka vendosur të japë një koncesion të fshehtë, në fushën e karburanteve, i cili do t’u kushtojë shqiptarëve 100 milionë euro.

Pa asnjë studim, pa transparencë, gjithçka në errësirë dhe me nxitim, qeveria ka paracaktuar që tre klientë të saj të gjurmojnë transaksionet financiare në fushën e hidrokarburëve.

Ky vendim, në fushatë zgjedhore shkel rregullat e zgjedhjeve, mbyll tregun në tre duar dhe, mbi të gjitha, fut duart në xhepat e qytetarëve, duke e bërë karburantin akoma më të shtrenjtë.

Pazari që Edi Rama ka bërë me 3 klientët e tij pak përara largimit nga qeveria duhet të hetohet nga SPAK. Nuk ka asnjë dyshim se kjo është një aferë e rëndë korruptive, e cila, nëse hetohet siç duhet, do ta çojë drejtësinë tek Edi Rama.

LEXO EDHE:  Bëri rolin e të fortit/ Deputeti “masakron” Ramën

LEXO EDHE:  Rritet bilanci në Itali/ 827 viktima, 10.590 persona të infektuar

Rama po bën marrëveshje të ndyra dhe të korruptuara që do të rrisin çmimet e karburantit në Shqipëri, në mënyrë që miqtë e Ramës të bëjnë miliona në kurriz tonë.

Asnjë tjetër, përvec Edi Ramës, nuk ka pushtetin që të vendosë për dhënien e 100 milionë eurove në vetëm 3 duar, të cilat, mund të rezultojnë edhe një dorë e vetme.
Ky vendim i pistë i Edi Ramës, që dënon shqiptarët me një vjedhje të re dhe me rritjen e çmimit të karburantit nuk do të njihet nga Partia Demokratike.

Është vendimi i një kryeministri në panik nga humbja e pushtetit. Edi Rama është në panik, sepse e kupton që fundi i tij ka filluar.
Koha e Edi Ramës ka mbaruar! Është koha për ndryshim! Është përgjegjësi e Partosë Demokratike ndaj qytetarëve që me planin tonë konkret të sjellim ndryshim në të gjitha fushat ku Edi Rama ka dështuar: në ekonomi, shëndetësi, arsim, imigrim, infrastrukturë.

Ne do të sjellim ndryshimin dhe shpresë për Shqipërinë”, tha Shehaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka: Rama është në panik se do të shkojë në shtëpi më 25 prill!

Publikuar

-

Nga

“Kemi prova, do i dorëzojmë në SPAK”/ Paloka: Mazhoranca ka nisur veprime antiligjore

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, thotë se kryeministri Rama është në panik, pasi sipas tij, e ka kuptuar se ka nisur fundi i qverisjes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Paloka thekson se Partia Demokratike do të sjellë ndryshimin për Shqipërinë.

“Rama është në panik sepse ai e kupton se ka nisur fundi i tij. Rama e kupton se ai do të shkojë në shtëpi në 25 prill. Ne do të sjellim ndryshimin për Shqipërinë: shpresë të re për të gjithë dhe plane serioze pune në të gjitha fushat ku Rama ka dështuar për 8 vite – ekonomi, shëndetësi, arsim, emigracion, infrastrukturë. Koha jote mbaroi, Rama! Është koha për ndryshim!”, shkruan Paloka./CNA.al

LEXO TE PLOTE