LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Varianti i ri i Covid/ Gjermania paralajmëron mbylljen e kufijve me fqinjët

21 Janar 2021, 09:56, Kosova & Bota CNA
Varianti i ri i Covid/ Gjermania paralajmëron mbylljen e kufijve me

Gjermani ka paralajmëruar mbyllje te kufijve me vendet fqinje, nëse ato nuk marrin masa për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Shefi i stafit të kancelares gjermane, Angela Merkel, Helge Braun tha për televizionin ARD se është e rëndësishme të vendoset nën kontroll situata në mënyrë që vendet të mbronin veten nga varianti i ri i koronavirusit.

“Rreziku është që kur numri i të infektuarve në një vend të rritet, ky mutacion i virusit bëhet dominues dhe atëherë infeksioni nuk mund të kontrollohet më”, tha ai, duke shtuar se rregullat më të rrepta të hyrjes në Gjermani janë të pashmangshme.

Që nga muaji nëntor 2020, Gjermania ka vendosur masa të ashpra të izolimit duke mbyllur restorantet dhe qendrat e sportit, ndërsa prej mesit të dhjetorit edhe shkollat dhe shumicën e dyqaneve./CNA.al

Lajmet e fundit nga