Shëndeti
Vaksinimi për Covid-19/ Manastirliu: Brenda janarit pritet të vijnë mbi 10 mijë doza

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, foli mbrëmjen e sotme për strategjinë e vaksinimit kundër Covid-19 në vendin tonë.
Manastirliu tha se komiteti i Ekspertëve ka bërë një calendar, sipas të cilit në Shqipëri pritet të vijnë mbi 10 mijë doza vaksine Brenda muajit janar dhe Brenda muajit shkurt pritet të vijnë 30 mijë doza të tjera.
Ajo tregoi në emisionin “Opinion” se deri më tani qeveria ka përgatitur skenarë dhe ka porositur dza për të vaksinuar 800 mijë qytetarë.
“Janë 500 mijë doza të kontraktuara nëpërmjet kontratës së Pfizer. 10.750 do vijnë brenda janarit, 30 mijë në shkurt dhe serinë e dozave sipas kalendarit në muajt në vijim. 1 mln e 140 mijë doza përmes do të vijnë nga Covax që kanë një kalendar lëvrues, që pritet të fillojë në shkurt, nëpërmjet dozave të Pfizer. Shqipëria ka parapaguar 4 mln euro për Covax.
Në shkurt fillojmë, mars, prill dhe maj fillon dhe Covax-i, që është duke negociuar me të gjitha kompanitë e tjera që prodhojnë vaksinën. Deri më tani kemi siguruar vaksinimin për 800 mijë qytetarë. Covax dhe Pfizer janë dy kontratat e para, ndërkohë që presim të lidhim kontratat me astra/zeneca dhe moderna. Siguria e vaksinës është parësore. EMA jep autorizimin për përdorimin, dhe e licensuar nga OBSH për përdorim të gjerë në populate”, deklaroi ministrja./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Biznese dhe patundshmëri të dyshimta?/ Gjyqtari që ka privatizuar bregdetin e Spillesë
Luan Lusha është zgjedhur kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë në Kavajë. Për Lushën hetimet-Vetting kanë nisur që në vitin 2019, por ende nga...

Alimehmeti: Çfarë ndodh nëse vaksinohet dikush që e ka kaluar COVID-19?
Epidemiologu Ilir Alimehmeti, ka sqaruar se çfarë ndodh nëse vaksinohet dikush që e ka kaluar Covid-19. Alimehmeti sjell disa analiza nga studiues të ndryshëm, ndërsa...
1 Koment