Connect with Us

Të dy sot titullarë, Strakosha dhe Muriqi duhet të bindin trajnerin Inzagi

Seria A

Të dy sot titullarë, Strakosha dhe Muriqi duhet të bindin trajnerin Inzagi

Publikuar

-

Tomas Strakosha dhe Vedat Muriqi pritet të jenë sot titullarë në sfidën e 1/8-ave të Kupës së Italisë sonte në mbrëmje kundër Parmës.

Gardiani kuqezi rikthehet në fushë pas dy ndeshjesh mungesë dhe tashmë ka shansin e mirë të dëshmojë se pse e meriton të jetë zgjedhja e parë në portë.

Një rast i mirë për të shënuar golin e parë për Lacion vjen dhe për sulmuesin e Kosovës Vedat Muriqin.

26-vjeçari ndodhet nën presion të vazhdueshëm nga media pasi ende nuk ka “firmosur” golin e parë si bardhekaltër, edhe pse është aktivizuar në 13 ndeshje gjatë këtij sezoni.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Seria A

Ibra dhe trajneri i Serisë A në Sanremo, zbulohet kënga që do të këndojnë

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç dhe trajneri i Bolonjës, Sinisha Mihajloviç, këtë të enjte do të jenë prezent në Festivalin e Sanremos, i cili zhvillohet nga 2 deri më 6 mars.

Prezantuesi i Festivalit, Amadeus, në një konferencë zbuloi edhe këngën që do të këndojë sulmuesi i Milanit, së bashku me trajnerin Mihajloviç, një mik të vjetër të tij. Kënga që do të këndojnë është “Io Vagabondo”, e kënduar nga grupi Nomadi në vitin 1972.

Suedezin do e shikojmë kështu në një version ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë më parë, ku pas shkëlqimit në fushat e lojës, tani do të kërkojë të bëjë të njëjtën gjë edhe në mikrofon.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Pioli tregon lojtarin që e impresionoi ndaj Romës

Publikuar

-

Nga

Trajneri i AC Milan, Stefano Pioli, është shprehur tejet i impresionuar nga mbrojtësi, Fikayo Tomori.

Tomori ishte titullar në ndeshjen ndaj Romës, të cilën “Rossonerët” e fituan në Stadio Olimpico me rezultatin 1-2.

Tomori në fakt i zuri vendin kapitenit Romagnoli, i cili bëri disa paraqitje të këqija ndeshjet e fundit dhe u kritikua shumë nga mediat italiane, madje në atë masë sa konsideruan se ai nuk është i denjë për shiritin e kapitenit.

Tomori ishte fantastik krah Simon Kjaer dhe Pioli ishte i impresionuar.

“Po, e prisja që Tomori të kishte personalitet, e ka demonstruar sapo erdhi në itali me prezencë dhe forcë”, tha Pioli.

“Por mendoj që kjo fitore ishte punë e të gjithë skuadrës”, përfundoi Pioli.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Ernest Muçi sheh larg: Dua të transferohem në Serinë A

Publikuar

-

Nga

Ernest Muçi ka debutuar me Legian, teksa trajneri i dhuroi 45 minuta në fitoren e skuadrës në transfertë ndaj Gornik me rezultatin 1-2. Në një prononcim për Zona Gol, Muçi shprehet i luntur për debutimin, por sa i takon emocioneve thekson se më shumë emocion ka pasurkur ka zbritur për herë të parë në fushë për Tiranën. Ndër të tjera, talenti shqiptar zbulon edhe objektivin e tij që është të luaj në Serie A.

Transferimi dhe debutimi në kampionat? “Transferimin e kam përjetuar shumë mirë dhe kjo tratativ zgjati rreth një muaj. Ishte besim shumë I madh nga ana e trajnerit që luajta për 45 minuta. Jam shumë i lumtur që debutova dhe që mora fitoren.

Ofertat i kam shqyrtuar me familjen time dhe më pas vendosëm për transferimin te Legia. Këtu e ndjen pak presionin pasi klubi të plotëson çdo kusht. Skuadra më ka pritur mirë dhe jam bërë menjëherë pjesë e grupit”.

Ish lojtarët shqiptarë te Legia? “Nëse stërvitesh mirë mund të luash pa problem dhe nuk e shikoj aspak problem këtë gjë”.

Je gati të heqësh dorë nga jeta e natës për t’u stërvitur si profesionst? “E kam filluar që 16 vjeç dhe nuk jam tip që dal. Siç kam qenë do të jem edhe këtu pasi dua të bëj krenar familjen time”.

Klauzola 5 milionë euro nga Legia? “Nuk i di këto shifra, por besoj se pas dy sezonesh do të bëj mirë te kjo skuadër.

Këto ndeshje që kanë ngelur mendoj se do të shërbejnë për t’u ambientuar. Nga sezonin tjetër do mundohem të bëj maksimumin me gola dhe asiste. Skema? Nuk e kam problem dhe u futa sulmues dhe trajneri e di që nuk kam pozicion fiks, por luaj në fazën sulmuese. I vetmi që ka luftuar për mua është familja ime dhe menaxheri im”.

Emocionet më shumë me Tiranën apo me Legian? “Kisha më shumë te Tirana pasi isha edhe më i vogël”.

Nëse kthehesh në Shqipëri? “Nuk e di se çfarë do të sjelli e ardhmja, por shpresoj të jetë larg kjo ditë dhe unë të luaj shumë kohë jashtë”.

Kampionati që ëndërron? “Kam objektiv të luaj në Serie A dhe kjo nuk është ëndërr, por objektiv personal”.

Kombëtarja A? “Shpresoj të marrë një ftesë sa më shpejt. Nëse jo do të mundohem të luaj sa më mirë në skuadrën time dhe të marrë ftesën”, u shpreh Muçi.

LEXO TE PLOTE