Connect with Us

Surprizat e motit/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët për nesër

Sociale

Surprizat e motit/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët për nesër

Publikuar

-

Surprizat e motit/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët për nesër

Vendi ynë vijon të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike dhe në këtë mënyrë edhe për ditën e nesërme pritet që moti të jetë i vranët në të gjithë territorin (edhe pse nuk do të mungojnë intervalet e shkurtra me diell).

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, intensiteti mesatar pritet kryesisht në zonën e jugut dhe atë të veriperëndimit. Në zonën e Alpeve do të ketë reshje dëbore.

LEXO EDHE:  Foto-video ekskluzive/ Policia mbyll lokalin e Ben Blushit

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim 3-10m/sek. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre, dhe zonat luginore era intensive dhe me rrahje dhe shpejtësi që arrinë deri në 15-20m/s. Valëzim i forcës 1-3 ballë me lartësi vale 0.8-2.2m.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 1°C deri në 10°C

zonat e ulëta 3°C deri në 16°C

zonat bregdetare 7°C deri në 16°C./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Kemi rritje të shtrimeve në spitale”/ Brataj tregon qytetet me më shumë të infektuar

Publikuar

-

Nga

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka bërë me dije se kemi një rritje të shtrimeve në spitale, për shkak të infektimve me Covid.

Sipas Bratajt, maksimumi i shtrimeve në spital është arritur me 15 shkurt. Ndërkohë Tirana mbetet në krye të listës për numrin më të madh të të infektuarve.

“Fakti pozitiv është te kontrolli i indiktarëve të infeksionit. Ka një ulje të lehtë të numrave. 598 vizita në banesë në datën 15. Nga 2500 thirrje që kemi pasur në 24 orë kemi shkuar në 2300. Më rëndësishme është numri i shtrimeve në spital.
Numri i shtrimeve nga 44 në 26 janar duke u rritur në datën 8 shkurt, duke arritur maksimumin me 15 në 119. Ska rritje proigrasive të thirrjeve për ndihmë dhe vizitave në banesë situate në kontroll. Sa i përket spitaleve rajonale ndihmojnë në menaxhim të situatës. Tirana, Fieri, Durrësi, Korça, Shkodra, Vlora, Elbasani dhe Dibra vijojnë të jenë në listën me numrin më të lartë të të infektuarve”, tha Brataj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Situata nga Covid/ Komiteti Teknik i Ekspertëve merr vendimin për masat shtrënguese

Publikuar

-

Nga

Komiteti i Ekspertëve merr vendimin/ Ja masat që do të hyjnë në fuqi

Komiteti Teknik i ekspertëve në mbledhjen e sotme ka deklaruar se do të mbeten në fuqi masat kufizuese të dy javëve të para.

Duke analizuar situatën nga Covid, Komiteti i Eksperëtevë ka vendosur që të vazhdojmë të mbetemi në ato masa që u prezantuan dy javë më parë.

Masat që mbeten në fuqi është kufizimi i lëvizjeve që nga ora 20:00 deri në orën 7:00 të mëngjesit.

LEXO EDHE:  Të merren masa!/ Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton përkeqësim të motit

LEXO EDHE:  Foto-video ekskluzive/ Policia mbyll lokalin e Ben Blushit

“Duket se situata në vend është delikate një situatë që meriton vëmendje por duket se nga shifrat kemi një situatë të qëndrueshme dhe në ditët e fundit ka një tendencë ulje të indikatorit R nga 1.1 në 1.05. Masat që u propozuan para dy javësh kanë dhënë efekt. Ne do të vijojmë të mbetemi aty duke i vlerësuar ngushtësisht në kohë të shkurt “, u shpreh Rakacolli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Sot fillon vaksinimi për mjekët dhe infermierët në Berat

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme pritet të fillojë vaksinimi për bluzat e bardha edhe në qytetin e Beratit.

Vaksinimi do të bëhet në hollin e pallatit të kulturës “Margarita Tutulani” ku pritet të jetë dhe kryeministri Edi Rama. Ndërkohë krahas vaksinimit të mjekëve vijon edhe vaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç dhe personelin kujdestar të tyre në azile.

Kujtojmë se pak ditë më parë në vendin tonë mbërritën dhe 8190 të tjera të vaksinës Pfizer./CNA.al

LEXO TE PLOTE