LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sondazhi/ Si e shohin shqiptarët gjendjen ekonomike në vend

21 Janar 2021, 20:19, Aktualitet CNA
Sondazhi/ Si e shohin shqiptarët gjendjen ekonomike në vend

Në sytë e 62.7% të shqiptarëve vendi ka një ekonomi të keqe. Ky ishte zbulimi i një sondazhi të Euroneës Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB.

38.8% e shohin ekonominë e vendit si disi të keqe, ndërsa 23.9% si shumë keq.

Vetëm 13.2 për qind e të anketuarve mendojnë se ekonomia është disi mirë ose shumë mirë.

Duke marrë shkas nga këto përgjigje, ndjenja kryesore që ngjall ekonomia e vendit tek shqiptarët është shqetësimi. Por nuk mungojnë as optimistët dhe ata që besojnë se situata do të përmirësohet. Mërzia, acarimi, frika, neveria, nervoziteti janë disa nga ndjesitë e tjera me të cilat shqiptarët përshkruajnë ekonominë e vendit tonë.

Krenaria e gëzimi ishin ndjesitë me përqindjen më të vogël të atyre që u përgjigjën 5.4 dhe 4.8 për qind.

Ndërsa shqetësimi ndahet nga të gjitha grupmoshat, më të shqetësuarit shfaqen të rinjtë 25-35 vjeç, pasuar nga mosha 45-54 vjeç.

Femrat janë më optimistet, ndërsa dozat e fundit të krenarisë dhe gëzimit raportohet t?i kenë mbetur moshës 65-75 vjeç.

Rreth gjysma e shqiptarëve mendojnë se vendi po shkon në drejtimin e gabuar, ndërsa 40.24% besojnë se po shkon në drejtimin e duhur, ku meshkujt janë më të vendosurit në përgjigjen e tyre për mirë ose keq, ndërsa femrat llogariten se kanë përqindje më të lartë perceptimi të pandryshuar.

Sa i takon të dhënave për ekonominë familjare 24.7% janë shprehur se ajo është shumë mirë ose disi mirë, 36.2% as mirë, as keq ndërsa 39.1% se ekonomia familjare është disi/shumë keq.

Nga krahasimi i të dhënave rezulton se teksa 13.2% e shqiptarëve mendojnë se ekonomia e vendit është e mirë, kjo shifër është më e lartë, 24.7 % për ekonominë familjare.

Shifrat e atyre që janë shprehur as mirë as keq për situatën familjarë 36.2% ia kalojnë të njëjtës gjendje për situatën ekonomike në vend, e cila shprehet në shifrën 24.2%.

Për situatën ekonomike të vendit 62.7% shprehen se ajo është keq, ndërsa 39.1% mendojnë se e njëjta situatë shfaqet edhe për ekonominë familjare.

Metodologjia

3 muaj përpara zgjedhjeve, 1600 shqiptarë janë përgjigjur ballë për ballë në një intervistim në shtëpitë e tyre dhe 2000 të tjerë në mënyrë telefonik, se cilat janë shqetësimet e tyre, si e vlerësojnë ata ekonominë, punën e qeverisë apo të opozitës dhe sa vota do të marrin partitë politike, nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë javë. Janë 5 sondazhe në total që do të zhvillohen periodikisht deri në ditën e zgjedhjeve.

Studimi u shtri në 12 zona elektorale, periudha e intervistave ishte 22 dhjetor 2020 -13 janar 2021 ku metodologjia e kampionimit ishte shtresëzim me shumë faza/kampione të rastësishëm. Persona me të drejtë vote, të ndarë në mënyrë të barabartë sipas gjinisë u janë përgjigjur 43 pyetjeve.

Qëllimi i sondazhit është hulumtimi i mendimeve dhe qëndrimeve të qytetarëve shqiptarë për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Rezultatet e para u prezantuan në emisionin Barometri Politik nën moderimin e gazetares Ilva Tare, ku qenë të pranishëm një panel prej 6 analistësh, si dhe drejtori i kompanisë MRB, z. Dimitri Mavros./CNA.al

Lajmet e fundit nga