Politikë
Shpallja dëshmorë e viktimave të 21 janarit/ Tomorri: Tallje e pështirë për të bërë politikë

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se katër personat e vrarë në protestën e 21 janarit, do të shpallen dëshmorëe të kombit.
Por sipas gazetarit Klodian Tomorri, shpallja dëshmor në këtë rast është totalisht e paligjshme dhe një tallje e pështirë për të bërë poltikë.
Askush nuk flet. Por shpallja deshmor e kater qytetareve qe humben jeten ne 21 janar eshte totalisht e paligjshme.
Ligji per statusin e deshmorit te atdheut i ka te percaktuara qarte kriteret se kur jepet statusi i deshmorit. Kur ke rene ne lufte per mbrotjen e Atdheut, kur ke rene ne krye te detyres etj etj.
Ka nje nen qe flet per shtetasit shqiptar qe humbasin jeten ne tubime paqesore per respektimin e te drejtave themelore te njeriut. Po nuk eshte rasti. Nuk u mbrojt asnje e drejte apo liri themelore e njeriut ne protesten e 21 janarit. Ishte nje proteste politike e drejte. Por kaq.
Paralelisht, nese meritojne statusin e deshmorit 4 qytetaret e vrare ne 21 janar, po Klodian Rrasha pse nuk e meriton? Shteti e vrau edhe ate. Madje pa asnje shkak.
Viktimat e 21 janarit kerkojne drejtesi. Dhenia e statusit te deshmorit eshte tallje e peshtire per te bere politike. Se ketu eshte bere rruge. Shteti i blen padrejtesite qe ben me leke dhe me ofiqe. E tregtojne jeten e njeriut njesoj si ne pazarin e gjese se gjalle.
Lajme të Rekomanduara:

Ngjela paralajmëron fundin ‘tragjik’ për Ilir Metën/ Zbulon kush e merr postin e Presidentit
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka dalë me një parashikim, ku ka nënkuptuar se Ardian Dvorani do shkojë drejt presidencës pas shkarkimit të Ilir Metës....

“Nëse Basha del forcë e parë ia japim mandatet”/ Topollaj: Marrëveshje me PD vetëm me një kusht
Anëtari i bordit drejtues në Bindjen Demokratike Fabjan Topollaj u shpreh se nëse kreu i PD Lulzim Basha merr mbështetje masive dhe mund të fitojë...